Home / Opinion / Ari i përgjakur

Ari i përgjakur

Afrim Morina

Prishtinë, 19.11.2020

            Komisioni verifikues i thesarit, në krye me Jovanoviçin e Stanishiçin, hynin nga një depo në tjetrën, të përcjell me truproje, që mbanin në duar kalashnikovët, me gishtin në këmbë, për çdo rast. Këta dy mbanib nga një bllok regjistrash dhe mbi njërin shenonin ikset, shenjë që ishte malli aty. Depot ishin të ndara nga llojet e gjësendeve të marra në Kosovë nga policia dhe ushtria serbe dhe pastaj i ndezëshin shtëpitë, e, shpesh ndodhte që në to të digjnin edhe kufoma, apo njerëz të gjallë. Merrnin gjithëçka gjenin nëpër depo e shitore, nëpër minifabrika e punëtori dhe menjëherë kujdeseshin për t’i dërguar në Serbi. Depot ishin të ndara në ato me: bicikletat, motokultivator motorrët e çdolloji, veturat e çdo lloji, traktorët e çdo lloji, kamionetat, kamionët me një e dy remarkio, kumbajna, bager, vinqa, autobus dhe pranë secilës ishin edhe bateritë akumuluese. Teknologji të bardhë, paisje për elektrifikim, paisje për ujësjellës, televizor e kompjuterë, me të gjitha paisjet përcjellëse, orendi sallonesh e shtëpisë, me shtrojë e mbulojë, me vegla për ndërtimin e tyre dhe shumë gjëra tjera që mund të aktivizonin punëtoritë për ndërtim, si ato metalogdhenës, sharra për trupash drush, për punimin e llojeve të ndryeshme të orendive, të përshtatshme për ekonomit familjare. Pas një pune të mundimshme, në depon e fundit, u ulën pranë një tavoline dhe përcjellësit i vunë përpara një kiste me birra “pils”.

            Filluan të bëjnë krahasime në mes regjistrave që kishin dhe atyre që sapo i kishin numruar. Jovanoviqit, i mungonin nga secili lloj, duke krahasuar dy regjistrat, në këtë të fundit, i delnin më pak.

– Stanishiç, regjistrimi nuk po më del i sakt me këtë që ma dhatë

– Te unë është cakum pakum

– Nuk ka mundësi! Të bëjmë një krahasim te “mercedesët peshkaqenë”- dhe ia morri regjistrin e mëhërëshëm nga dora.- sa i ke të regjistruara

– Po e ke të shenuar?!

– Në regjistrimin e sotëm na mungojnë dymbëdhjetë copë

– Epamundur!

– Sa i ke shenuar ti?

– Ja. – ia zgjati regjistrin Stanishiçi.

-Mer kohë e paske ditur sa të mungojnë dhe nuk i ke numruar të gjithë, që të përputhen të dy regjistrat

– Po gënjej?!- u ngrit në këmbë Stanishiçi dhe dorën e qoi në brez

– Ndale dorën!- një nga rojet ia ofroi grykën e kallashin pas koke.

– Nuk kemi ardhur këtu të vritemi- u ngrit në këmbë Jovanoviçi.- le të vjen një komision tjetër për të bërë numrimin. Të gjithë lëshoni armet për tokë dhe largohuni dy hapa prej tyre.

Pala tjetër lëshoi armët dhe bënë siç u tha Jovanoviçi

– Prangosni dhe merrni armët. Stanishiçin me shok dergoni te vendi.

– Po ne ç’faj kemi!?- Pyeti Danilo

–  Këtu ështe edhe djersa e juaj, pajtoheni që u mungojnë të gjitha këto?

– Jo, ne nuk kemi gisht.

– Dikush duhet dhënë llogari për këte!- Tha preras Jovanoviçi.- Ju jeni ata që e kanë shoqëruar mallin nga Kosovë Metohija dhe e keni shpërndar nëpër depo. Prandaj mbani përgjegjësinë për të gjitha. Ky regjistër i fillimit të transportit, na ka rdhur nga Droga. Ku u avolluan?

– Unë nuk di asgjë!

– Mirë, për këtë do të shohim më vonë, se Stanishiqi nuk ka mundur vetë ta bëjë një punë kaq të madhe. Ecni përpara!

– Ju jeni matrapaz dhe na akuzoni pa të drejtë!- Shfreu me mllef. Brankoviçi. Kjo akuzë ka për qëllim të na largoj nga ndarja e trofeve.

– Çfarë the?!

– Ashtu është! Stanishiçi dhe ne nuk kemi bërë asgjë dhe e kemi ditur lojën që do të bëni!

– Cilën lojë?- Pyeti i qetë Jovanoviçi

– Akuzimin dhe marrjen e të gjitha, nga klani yt

– E dine more mut, se ne i japin përgjegjësi institucione, të cilët do t’i shpërndajnë nëpër famijlejt e dëshmorëve dhe ju jeni munduar të gllabëronin kafshatën e tyre! Për këte do të përgjigjeni para gjykatës ushtarake dhe mund të merrni me mend denimin.

– Nënën… atyre dhe juve. E ne pse luftuam?! Edhe ne kemi nevojë të mëkëmbemi, se në vijën e frontit kemi qenë të dyja palët.

– Po, por ju jeni jashtë ligjit. Falanderona neve që u kemi dhënë kompetenca të veçanta, për të vrar, grabitur e djegur, gjithëçka të ju del përpara. Mirë e keni kryer detyrën, port ash…

– … të mbesim me gishta në gojë. Kurrën e kurrës, ndyrësisrë…!- Ia ndërpreu fjalën Brankoviçi.

– Këtë e doje!- ia ndërpreu fjalën Jovanoviçi dhe me revole e qëlloji në lule të ballit

 Dalim jashtë dhe takohemi në depot e thesarit

Kur hyrën aty, po i prisnin Markoviçi, Lubisha dhe Radmilla. Ata ishin të ulur në kolltuqe, pranë një tavoline, me gota përpara dhe menze. Një pjesë e dyshemes ishte shtruar me plasmas të trash dhe përrreth ishin vendosur thasët e plasmasit ngjyrë të zezë. U përshëndetën dhe ngritën dollinë me “shlivovicë”.

– Merrni thasët dhe zbrazni në dysheme. Merrni edhe lecka me vete, për t’i pastruar nga gjaku. Mund të ketë gjishtrinjë me unaza, e, ndodh të ketë edhe dorë apo vesh.  Nadjeni arin dhe argjendin dhe pastaj i ndani sipas llojit. Zingjirët e qafës dhe të duarve me një vend. Lirat i ndani ato me rreth dhe pa rreth, duke filluar nga çerek lira deri në pesë lirshe. Unazat i ndani, në ato të theshtat dhe ato që kanë dekore. Qaforet i ndani në ato pa dekore dhe ato me dekore: shqiponjën, kryqin, yll e hënë, e ndodnjë dekor tjetër. Kollanët i ndani gjithashtu veç. Një ekip le të merret me ndarjen e parave, në marka, franka elloje tjera dhe që nga më e vogël gjer të ata me vlerë më të madhe. Po shumë të pasur kishin qenë shiftarët e mallkuar!- shfryu me uurejtje Radmilla.

Punëtorët filluan të punojnë, ndërsa këta herë pas here ngritni dolli. Jovanoviçi i përcillte me bisht të syrit dhe i shkoi shikimi te njeri, i cili një zingjir bukur të gjatë të trash e futi në xhep. Ky nxorri revolen dhe e qëlloi në lule të ballit, ai ra përmbi ari. Të gjithë mbetën të mpit.

– Çfarë bëre!?- pyeti i habitur Markoviçi dhe u ngrit në këmbë.

– Shikojani zigjirin në xhep- tha i qetë Jovanoviqi- dhe largojeni nga aty. Ky ari do të shkojë në arkën e shtetit dhe nuk guxon të mungojë asnjë gram. Revolën e la mbi tavolinë

E larguan të vrarin nga aty dhe e vendosën me një qoshe.

Ndërkohë hyri një truproje dhe iu afruar Markoviçit, duke i pëshpëritur në vesh

-Jovanoviqi dha urdhër të vritet Stanishiçi me pesë tuprojet e tij- qetas u largua dhe iu bashkangjitë të tjerëve.

– Çfarë ndodhi me Stanishiçin?!- dorën e vendosi në brez

– Ndale dorë!-I tha Jovanoviwi me zë të lartë.- me kokë u bëri shenjë të tjerëve t’i drejtonin armet drejtë Markoviqit, ndërsa revolën e vet e drejtoi drejtë tij.

– Çfarë po ndodh?!- Pyetën Lubisha dhe Radmilla, njëherësh

– Ka vrar Stanishiçin me pesë roje!

– Si?!- U habitën dy të tjrët

– Çka kanë bërë ata?!- E pyeti Morkoviçi

– Kanë vjedhur. Nga Kosova e Metohija deri këtu, vetëm nga tipi i veturës Mercedes peshkaqeni” i kanë vjedhur dymbëdjetë copë. Askush nuk guxonë të ve dorë mbi të gjitha ato që i tubuan trimat tanë dhe i kanë dërguar këtu. Kur të përfundojmë regjistrimin, formohet komisioni i thesdarit të shtetit dhe ai do të bëjë shpërndrjen. Për ne është të shikojmë çfarë kemi në depot tona, ta shëndrrojmë në para dhe t’i raportojmë Presidentit.

– Për dymbëdhjet vetura i ke vrar gjashtë veta?! ani Stanishiçin!- Pyeti i habitur Lubisha.

– Nga një llojë ishin dymbëdjetë, ku e di sa artikuj mungojnë nga depot tjera- tha i qetë Jovanoviçi.- E shihni ate?- bëri me gisht nga i vrari- Po mos ta kisha vërejtur, ku di unë sa ari do të merrte me vete. Me siguri edhe të tjerët do të kishin vepruar njësojë

– Pse nuk ia le në dorë Gjykatës ushtarake, t’i kishte hetuar dhe shqiptuar denimin në bazë të ligjeve të luftës.- tha Radmilla

– Një gjë nuk e dini. Nuk guxon askush të denohet për mungesë të këtij thesari përmes gjykatës, se përndryshe malli i kthehet orgjinës. Ndërsa në aktgjykim mbetët e shkruar, kjo pastaj arhivohet, se përsoni NN, është denuar për këtë e këtë dhe malli duhet kthehet pronarit. Ku e dim ne kush është pronari? Ku e dim ne nëse pronari është gjallë. Thënë shjkurt, ky mall nuk ka origjinë dhe i dorzohet shtetit. Prandaj të keni kujdes, për të mos i bërë shoqëri Stanishiçit.

Ra heshtja dhe të gjithë u ulën. Punëtorët, kokë ulur, punonin në heshtje.

About admin

x

Check Also

Intervistë për TV Danez DR1, Televizioni shtetëror, në lajmet qendrore.

/Nga Arkivi, Diplomacia.dk/ 1-Tetor, 1997 (5) TVA 21:00 KOSOVO – YouTube Në ...