Home / Opinion / SOFJA SI LEKSION PËR TIRANËN!

SOFJA SI LEKSION PËR TIRANËN!

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Shkruan;  Medai Shaholli

Përderisa Sofja mbron interesat kombëtare në raport me fqinjët e saj dhe nuk heq dorë nga e drejta e saj duke i vënë veto hapjes së negociatave në Bruksel ndaj Shkupit zyrtar për shkak të pretendimeve të tyre për gjuhën dhe historinë, kurse Tirana e Edvinit lemerisë në vend që të marrë leksione nga Sofja sesi mbrohen interesat kombëtare të shqiptarëve që jetojnë në trojet e tyre të Ilirisë së lashtë në ”dërzhavën” eksperiment MV, ai vazhdon të puthet me vëllamët e tij Zajkon dhe Aleksandrin pa e ”çarë” kokën fare për ”maqedoncat” e Iliridës.
Jetimët shqiptarë këtu trajtohen si bashkësi etnike e 20% dhe si popull nomad pa gjuhë dhe identitet në bazë të kushtetutës të miratuar nga puthadorët shqiptarë të partive politike papërjashtim, ndërsaTirana zyrtare i sheh shqiptarët e kësaj treve me syrin e njerkës dhe jo të nënës, ku në bazë të kushtetutës shqiptare e ka detyrim të ruaj dhe të mbrojë identitetin kombëtar të shqiptarëve jashtë kufijve të shtetit shqiptar.
Leksioni bullgar dhe dalja zot shqiptarëve jetimë të MV për Tiranën zyrtare të Edvin Ramës, paraqet romantizëm dhe ngjallje e orekseve nacionaliste mes fqinjëve duke i sakrifikuar afro një milion shqiptarë si nomadë të shkretëtirave.
Kjo është Tirana e vëllamisë së shoqërisë sorosiane mes Edvinit, Zajkos dhe Vuçiqit dhe jo Tirana e shqiptarisë që do t’i mbronte interesat kombëtare sa herë që do duhej.

About admin

x

Check Also

Intervistë për TV Danez DR1, Televizioni shtetëror, në lajmet qendrore.

/Nga Arkivi, Diplomacia.dk/ 1-Tetor, 1997 (5) TVA 21:00 KOSOVO – YouTube Në ...