Home / Të ndryshme / JU NUK JENI SHQIPTAR

JU NUK JENI SHQIPTAR

Ju që shani mëmëdhe
Shani trimin Skenderbe
Shani Komb e Flamur
Heu mos u gëzofshi në jetë kurrë
Emri i juaj o harroftë
Fara e juaj mos u shtoftë
Por ju morre të marrë
Si i thoni vetes shqiptarë?!
Po si ju nuk janë shqiptarët
As të sodit dhe as të parët
E as ata që pas do të vijnë
Që për nënë e kanë Shqipërinë
Ju që për ineteresa tuaja
Punoni për shërbime të huaja
Ju nuk keni as turp as besë
E na nxorrën faqen e zezë
Po një gjë në sy ta themi
Ju shqiptarë nuk mund të jeni
Ju jeni kopila madje të huaj
Përderisa e mohoni “veten tuaj”!

About admin

x

Check Also

Avni Dehari, ‘feniksi shqiptar’, flet për MekuliPress: “Vendi i parë, pa një dallim të madh nga i dyti, do t’i ngjante fitores së Pirros me dëme të mëdha për Kosovën. Fitorja e madhe që po vie është garantuese e mosminimit si në të kaluarën e themeleve të qeverisë së re, që do të dalë si vullnet i popullit.”

January 20, 2021 Është ky Avni Dehari, humanisti, poeti, kritiku, këshilltari dhe ...