Home / Opinion / Gabimi i perseritur eshte faj, dhe kur cenon sigurine kombetare, kalon ne tradheti kombetare.

Gabimi i perseritur eshte faj, dhe kur cenon sigurine kombetare, kalon ne tradheti kombetare.

Shkruar nga; Luan Baci

USA/ SHBA

18 NENDOR 2020

 

Menjehere pas luftes se dyte boterore, PKSH, e dale fituese ne kete lufte, pasi udhehoqi me sukses LNCL, mori pushtetin ne Shqiperi, duke u vene me mish e me shpirt ne rimekembjen e asaj ekonomie qe praktikisht nuk ekzistonte fare ne Shqiperine e pasluftes. Suksesi ne lufte i clirimtarev, te cilet moren persiper te drejtonin ne paqe zhvillimin ekonomik te vendit, krahas sukseseve te pamohueshme, nga realiteti i prekshem ekonomik dhe historik, por me te drejten e vetme te nihilisteve per te mohuar gjithcka, ne njeqind perqind te arritjeve, nuk i shpetoj dot edhe gabimeve te fillimit, keto bile edhe serioze, te shtyra nga deshira per te qene ne zbatim te teorise qe i besohej, asaj te internacionalizmit proletar dhe kryesisht te bashkepunimit me PKJ te udhehequr nga Tito, udheheqes ky qe ja kishte me hile qe ne oret e para PKSH, dhe vete Shqiperise. Ndersa PKSH-ja besonte ne parime, Tito nuk la gure pa levizur jo vetem gjate luftes, por edhe pas luftes per ta vene nen kontroll te vete gjithcka ne Shqiperi dhe per ta kthyer Shqiperine ne nje republike te shtate te ish-Jugosllavise te dominuar nga Serbia. Ne kete kuader u hapen doganat dhe ekonomia Shqiptare u pushtua dhe u vu totalisht nen sundimin dhe kontrollin e Jugosllavise se Titos, duke e shkaterruar teresisht ekonomin e vogel shqiptare, qe dhe ashtu ishte pothuaj aspak ekzistuese.  Kur u pane pasojat shkaterruese te ekonomise dhe tendenca e shkuarjes nen sundimin jugosllav, dhe te humbjes se identitetit kombetar dhe humbjes se sovranitetit shteteror, politikanet e rinj te shqiperise, perfshire Enver Hoxhen ndryshuan kursin per rivendosjen e pamvaresise qe po rreshkiste ne duar te Jugosllavise. Ishte ky nje mesim i historise qe shqiptaret, kurre nuk duhet te shkonin e te shkelnin me, neper ate derrase te kalbur por, ja qe perseri ne demokraci na erdhi nje situate qe perseriti te kaluaren.

 

Ne “demokraci” na erdhi nje piktor, ne krye te shtetit, zoti Rama i PS-se, i cili per momentin kur erdhi ne fuqi, ishte me i mire,  krahasuar me katrahuren e PD-se se Sali Serbi Berishes dhe pjelles se tij Lulezim Bashes, ne aleance edhe me “Mic Sokolin” e kohes tone moderne, presidentin prej florori te LSI-se zotin Ilir Meta. Rama ishte zgjidhja me e mire per politiken shqiptare pas likudimit total te shtetit nga Berisha. Per hir te se vertetes dua te them se ishte nje zgjidhje e mire, dhe Rama beri goxha pune te mira, duke rikthyer shtetin shqiptareve, ate shtet qe u shua dhe u shkermoq plotesisht nga Sali Serbi Ram Berisha. Por hap pas hapi, “mjalti” i pushtetit, apo “balta e madhe” e kundershtareve te tij, duket qe e zbuten “te gjatin” e PS-se, ku ishin dhe per “meto zorin” vazhdojne te jene shpresat e shqiptareve. Dhe shqiptaret e pranojne tani Ramen ne vleren e shprehjes qe “kur nuk ke pulen, do hash sorren”. Dhe Rama, me gjithe ngjyren roze te trendafilave ne sibolin e PS-se, po i shnderron ato, jo me ne ngjyre te murrme, por bile ne ngjyre kafe, edhe pse jo, me ca rremba te zeza. Piktorit i pelqejne ngjyrat, ndaj dhe po i ben keto transformime. bile me shpejte sec i mendonte kush. Ja per shembull kush do ta mendonte se Rama do te vazhdonte si Berisha, duke i hequr emerin e heroit Stadiumit Qemal Stafa; apo qe rehabilitoj kryetarin e Ballit Mit’hat Frasheri?!  “Socialist” dhe “i majte” me trandafilat roze te partise, dhe “i djathte” me fjalet e ngrohta per Mit’hatatin dhe bile edhe me dy gishtat lart. Si trupmadh qe eshte, dhe me te ndenjura te medha, Rama ka nevoje per me shume se nje karrike, prandaj ai siguron edhe karrike te majte edhe te djathte. Pra i ul te prapmet e tij ne dy karrike.

 

Eshte pikerisht politika pa kurrfare parimesh, ajo qe te shtyn ne poziten e kryetarit te qeverie, te mos zbatosh kushtetuten e vendit tend ne marrjen nen mbrojtje te te drejtave te shqiptareve jashte kufijve shteterore te Shqiperise. Eshte pikerisht ky pozicion konfkliktual brenda vetevetes, qe Ramen e “ben trim” ne Beograd tek Vucic, ne mbrojtje te Kosoves, por e ben te bute ne Tirane, ku nuk ben asnje hap per te denuar genocidin serb ne Kosove dhe per t’ju drejtuar organizmave nderkombetare per keto genocide, gje te cilen duhej ta bente edhe Sali Berisha. Por i gjati, edhe pse i fuqishem fizikisht, edhe pse bejtexhi, e shakaxhi, edhe pse ironik dhe i shkathet ne cdo situate, prap nuk gjen forca as te denoncoje genocidet greke ndaj popullit shqiptar te Camerise, por perpiqet ti kenaqe klientet e tij greke me 12 miljet, duke “harruar” se perparesi ne caktimin e vijes ujore ka pjesa kontinentale, dhe jo ca ishuj te vegjel, nen pretekstin e te cilave kerkon te mbaroje punen qe i bllokoje Berishes per detin.

 

Po le te kthehemi perseri tek gabimi i perseritur, tek dhenia e lirive tregetare te pakufizuara Serbise ne kuader te “Mini Shengenit” Ballkanik, kesaj Jugosllavie te re, te sheqerosur me emer “EUROPEAN”?! Sa e varfer eshte ekonomia e Shqiperise se shkaterruar nga Berisha dhe ajo e Kosoves, e shkaterruar nga “Berisha i Kosoves”, zoti “i nderuar” Thaci, dilet ne perfundimin  se kush fiton ne “Mini Shengen”. Kjo praktike e perseritur, kopjuar me urdher dhe sipas skenareve serbe te kohes se viteve te pasclirimit, tashme eshte gabim i perseritur, dhe si i tille nuk eshte me gabim, por eshte faj, dhe kur cenon sigurine kombetare, kalon ne tradheti kombetare. Nuk ka pse te mos bihet ketu ne vemendje te lexuesit edhe aktiviteti i shtuar i ekstremistit shovininist serb dhe kriminelit te popullit shqiptar Sheshelit, qe se fundemi deklaroi perseri se do te rimarrin jo vetem Kosoven, por do te marrin Shqiperine deri ne Durres. Pra Serbia, me “Mini Shengen”, apo me forcen e armeve, e do me paderman Durresin, si ender shekullore te tyren!

 

Ne rrethanat kur Serbia kercenon hapur Kosoven me lufte, nuk eshte aspak e pranueshme qe “i famshmi juaj Mini Shengen”, te vazhdoje te funksionoje. Serbia dhe ish ministri i Sllobodanit, Vucici, nuk mund te ndryshojne. Hiq dore nga distanca e krijuar me VeteVendosjen zoti Rama. Vihu ne krah te saj dhe te popullit te Kosoves, dhe se bashku me Kosoven, ndaloni cdo veprimtari ekonomike me Serbine. Nuk ka kuptim, dhe eshte vetevrasje qe ti dhe Hoti, te japesh qindramiljone te ardhura ekonomise Serbe, per ti bere te mundur te armatoset gjithnje e me shume. Mjaft eshte mjaft zoti Kryeminister. Eshte koha qe penalat tuaj ti perdorni ne telajon e jetes reale te kombit duke i dhene ngjyrat qe kerkon koha dhe interesi kombetar, jo ngjyrat e interesit te Serbise, se ne rast se sot jeni ne poziten qe “jeni me i miri midis te keqinjve”, shume shpejt do te humbisni dhe kete “privilegj”, ne se mund te quhet privilegj, kur je “qorr me nje sy, midis qorrave pa sy fare”.

 

Ndoshta eshte koha qe PS-ja te shikoje per nje drejtues tjeter te saj, qe mos shkoje ne shtrat per te fjeur, dhe mos cohet nga gjumi me “Mini Shengenin” dhe me dashurite me Vucicin dhe Micotaqesin, ne dem te kombit shqiptar. Ndoshta nuk duhet pranuar me “me i miri midis te gjithe te keqinjve”, por te vihet ne krye te shtetit e popullit nje drejtues shteteror qe mendon dhe punon vetem per kombin. Ato pune vertet te mira qe ka bere Edi Rama, le te ja vleresojme realisht dhe te mos behemi nihiliste, por ajo qe nuk eshte mire, nuk eshte mire, dhe nuk duhet pranuar. E kaluara e mire, nuk i jep askujt te drejten te “behet atokrat, autoritar, despot dhe te harroje interesat e vendit. Kurren e kurres , kjo nuk don te thote se nje ekip i PD-se po LSI-se do te ishte me i pranueshem. Kjo e fundit eshte vertete vetevrasje,

 

 

About admin

x

Check Also

Kurti: Do të kemi shumicën në Kuvend pa koalicion, me Serbinë hapim kapitull të ri!

22- 02/2021 Albin Kurti Kryeministër Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, u ...