Home / Opinion / DRITAN GOXHAJ – EDHE I UÇK-së

DRITAN GOXHAJ – EDHE I UÇK-së

Se kildebilledet
Në vazhdën e shqiptarëve që me vetëdije ose pa vetëdije, janë vënë në shërbim të propagandës anti-shqiptare serbe, tashmë ju shtua edhe gazetari Muhamed Veliu. Në emisionin e lajmeve në Top Chanel na tha sot se: „Për aq kohë sa gjatë luftës shteti shqiptar lejoi ngritjen e burgjeve të UÇK në territorin e vet, nga ku është vërtetuar se kanë ndodhur krime, atëherë me të gjitha gjasat prokurorët special do ti shtrijnë arrestimet e personave përgjegjës në Shqipëri“, tha burimi diplomatik.
Pra ajo që është një çështje vetëm ligjore, Muhamedi i Topit ka marrë për bazë një „burim diplomatik“. Sikur ky gazetar të konsultohej në aktakuzën e bërë publike ndaj të akuzuarve të fundit nga Zyra e Prokurorit të Specializuar të Kosovës, do e kishte vëne re se burimi i tij diplomatik, ia ka futur si kau pelës. Me qëllimin e vetëm për të akuzuar shtetin shqiptar pse ky i fundit ju gjend sivëllezërve të tij në luftën për liri kundër Serbisë genocidiale.
Po ta kish lexuar atë aktakuzë me vëmendje do e kish kuptuar, besoj, se aty nuk flitet për tre por për dy burgje të supozuara dhe nuk flitet për disa vrasje, si thotë ky Muhamedi dhe burimi i tij, por vetëm për një, e ajo për shkak të mos dhënies së trajtimit mjekësor.
Gjithashtu ky far tellalli i propagandës anti-shqiptare serbe në tv kombëtare shqiptare, akuzon duke gënjyer se këto gjoja burgje na qenkëshin ruajtur nga shqiptarë të Shqipërisë, banorë të veriut të Shqipërisë, që kanë marrë pjesë në UÇK. Po të mos bënte tellallin e Serbisë e të ish interesuar për përrallat e atij burimi diplomatik, do e kish marrë vesh sa shqiptarë nga Shqipëria kanë marrë pjesë në UÇK.
Duke qënë se ka qenë i zënë me burimin e tij dipllomatik anti-shqiptar, po i tregoj këtij far tellalli dhe gjith tellallëve të sojit të tijë se nga Republika e Shqipërisë u rreshtuan në rradhët e UÇK-së 140 vullnetarë luftëtarë. Të rreshtuar që nga Shtabi i Përgjithëshëm, brigada, batalione dhe si ushtarë të thjeshtë. Dhe nga këta 140, ranë dëshmorë në altarin e lirisë 37 prej tyre. Të gjithë këta të 140 vullnetarë ishin pjesë e formacioneve luftuese. E për dijeni të tellallëve të Serbisë, këto formacione luftuese e zhvilluan aktivitetin e tyre kundër makinerisë genocidiale ushtarake e paraushtarake të Serbisë, në Kosovë, e jo në Shqipëri, ashtu si pretendon Muhamedi i Topit dhe burimi i tij diplomatik.
Tellallizmi i politikës anti-shqiptare serbe, nëpërmjet burimeve misterioze diplomatike, i ngjan më shumë atyre “aksioneve të mbuluara” (covert actions), të cilat kanë si qëllim të vetëm të tyre, fshirjen e një të kaluare të tërë të ndritshme, duke e shpallur atë si një keqe të madhe kombëtare.
E kuptoj se tellallët e tillë nuk kanë mundur që t’a shohin të vërtetën, pasi procesi i racionalizmit në mendjen e tyre nuk i ka lejuar t’a shohin këtë të vërtetë. Dhe për këtë shkak janë të prirur që më shumë t’i besojnë fjalës së autoritetit, sesa autoritetit të fjalës. Ndaj besoj se këta tellallë po të sforcohen pakëz, do arrinë ta kuptojnë se Shqipëria ka pasur kujdes të jashtzakonshëm për shkak të pozicionit në të cilin gjendej shteti shqiptar gjatë asaj lufte, në mënyrë që të mos i jepte kujt arsye për ta sulmuar, as atëherë e as tashti. Ndihma që Shteti amë i ka dhënë UÇK-së, tellallët mund ta gjejnë të shkruar në nenin 8 të Kushtetutës së Republikës. Tellallizma të tilla nuk janë në harmoni as me vetëdijen politike të popullit shqiptar dhe as me vetëdijen kombëtare.
***

FALENDERIME Miku

Dritan Goxhaj

per kete reagim kaq prembajtjesor, patriotike e fisnik!

Imazhi mund të përmbajë: 1 person

About admin

x

Check Also

Intervistë për TV Danez DR1, Televizioni shtetëror, në lajmet qendrore.

/Nga Arkivi, Diplomacia.dk/ 1-Tetor, 1997 (5) TVA 21:00 KOSOVO – YouTube Në ...