Home / Opinion / Rruga e vështirë drejt Bruxelles!

Rruga e vështirë drejt Bruxelles!

rëfenjë nga Brukseli
Prej shumë kohësh që thoni ju more shokë, kemi parë që dy liderët e MV Nasradini ynë kryministri Zajko dhe kryeintegristi Ali, kanë nisur rrugën e gjatë e të vështirë europiane mbi gomar drejt Brukselit me synimin e hapjes së negociatave me BE.
Por, keni parë ju që gomari i gjorë nuk mbante dot barrën me dy liderët mbi kurriz dhe ngordhi.
Kështu që, dhe hapja e negociatave ka ngelur në dorën e gomarit bullgar i cili është gjetur aty pranë për t’i shpënë deri në Bruskel, por ka një kusht, që këta dy të heqin dorë nga identiteti sllavo-maqedon dhe historia e tyre e stisur.
Nga ana e tij kryeintegristi ynë Ali Ahmeti more shokë nuk jep pesë pare për identitetin tonë kombëtar duke hequr dorë nga statusi i barabartë në kushtetutë dhe pranon të prezantohet në Bruksel si popull nomad i 20% vetëm e vetëm që ”vëndi i tij” të mund të hap negociatat BE-në.
Kësisoj, puna ka ngelur keq deri aty more shokë sa që gomari bullgar për t’i sjjellur dy liderët e MV në Bruksel kërrkon që ata duhet të heqin dorë nga identiteti i stisur përndryshe, rruga europiane ngelet për më vonë ose do të shuhet përgjithmonë!
Siç duket gomari azgan bullgar po shuan shpresën europiane të ”maqedoncave” tanë në rrugën e vështirë për në Bruxelles.
Deri në rrëfenjën e radhës mirë mbeçi!
Imazhi mund të përmbajë: 2 njerëz, tekst

About admin

x

Check Also

Intervistë për TV Danez DR1, Televizioni shtetëror, në lajmet qendrore.

/Nga Arkivi, Diplomacia.dk/ 1-Tetor, 1997 (5) TVA 21:00 KOSOVO – YouTube Në ...