Home / Opinion / Të mos na zërë gjumi i mashtrimit

Të mos na zërë gjumi i mashtrimit

Shkruan: Avdi Ibrahimi

Kishte kaluar ditët në izolim, atje në vilën e tij, në Katundin Turistik, i mbështjellë me iluzione dëshirash, që përbënin atë xhelozin e tij të egër, e të shumtën e herave të pakontrollueshme, mu sikur ai Jagua në veprën e Shekspirit, por kur egërsohej, sytë fytyra i dukëshin si Bruti i kohës së Cezarit romak gjithë vrasje.
Lakmiu drejtonte biznese të fuqishme në Prishtinë dhe kishte korruptuar njerëz në pushtet, ai po i bënte një inspektim të befasishëm shtëpisë luksoze, me të hyrë brenda, pas pak çastësh, i kishte thënë Jasemines, të dashurës së tij, do të doja që t’i të jeshë përgjithmonë e duashura më e preferuara e imja. Jasemina kishte buzëqeshur me ton mirëkuptues.
-E ke seriozisht? -tha ajo.
Lakmiu ishte katandisur si mos me keq nga pija dhe kishte nxjerrë një shishe me raki “Stock” nga frigoriferi. Në orën katër të mëngjesit e kishte mbaruar me fund shishen e rakisë, ashtu i dehur ju drejtua dashnores: -Merrmë në përqafim! E bëj ç’të duash me mua e dashur! Jasemina si me të qeshur po përgaditej për stuhinë që do te ngjallte, e shpërtheu me sa pati fuqi, dhe e akuzoi Lakmiun se kishte ndryshuar shumë gjëra në përshkrimin e ngjarjeve nga e kaluara gjatë veprimtarisë në ilegale dhe kohës së luftës çlirimtare…! Xhelozia për të shkuarën, për kohën e ilegalës dhe luftës çlirimtare, ishte ajo më e keqja ndër të gjitha. Kur pushtohej nga ky emocion i tmerrshëm, ajo sajonte gjithfarë dashnoresh për Lakmiun, e përfytyronte sikur ato po e prisnin në çdo cep, ajo po e përdorte veprimtarin “patriotike” të Lakmiut, për tu tallur me të, bërtiste e bëhej më mizore se vetë ai. -T’i kërkon nga unë që të gjunjëzohem Jasemin. Ulërinte si ujk ai, duke e humbur të tërën atë vetëpërmbajtjen. -Por jo kjo s’ka për të ndodhur kurrë, unë nuk gjunjëzohem, as para teje, e as para askujt tjetër mbi këtë dhe. -Mjaft, -tha ajo. S’ke pse më shetë mend, të njof çfarë mbeturine je! Në vilën luksoze ishin vetëm ata dy!
-Duhet të shkojmë nga këtu, tha Lakmiu me qetësi.
Rrugët e qytetit të Prishtinës mbështilleshin të spërdredhura si gjarpinj rreth tij, ai u end nëpër rrugët e qytetit atë ditë, e i dukej sikur po zbulonte natyrën e vërtetë të saj, kishte ndjesinë se qyteti po jetonte ankthin e tij të zhgrryerjes në pafuqin e të tanishmës së vetë egoiste prej maskash dhe parodish, të ndrydhur nga barra e egërsisë së padukshme të së shkuarës, me sytë ngulitur në bardhësinë e së ardhmës, shëtiste përmes atij metropolisi të shqetësuar, nga struktura e të cilit dukeshin shtëpitë e lagjet e pasura të ndërtuara nga pushtetarë, biznismen e tregtarë të pasuruar në kurriz të popullit, shikoi pastaj ato ndërtesa të qeverisë me lavdin e rreme të njerëzve që punonin brenda tyre, e pjesërisht të përbuzura nga qytetar të varfër. Kur shikon bërthamën dhe jo të sipërfaqshmën, shikon kalbëzimin e shpirtrave injorant, ku i dukej se edhe vetë ai ishte zhytur në këtë injorancë njerëzish shpirtrash të lig e të kqinj me krah lakuriqësh në qoshet e errëta të ndërtesave të bëra prej mashtrimesh nga Djalli, kjo një krijesë e mallkuar nga Perëndia, krijesa më false nga të gjitha! Ky shkaktar i fatkeqësive njerëzore, kjo krijesë monstruoze, demon me formë njerëzore! Kjo krijesë që mbjell grindje e vuajtje njerëzve! Krijesë që mjegullon shpirtërat njerëzor, që kanë ngecur në rrjetën e një dashurie aq të ngatërruar prej dashurisë ndaj Djallit!
Ecte dhe mendonte më vete Lakmiu, e i dukej sikur i kishte hyrë në mendje e në tërë trupin djalli i Faustit, Memfistofeli, i dukej vetja i përjashtuar nga elita e “patriotëve” qeveritar, ndiente disi se e kanë shfrytëzuar, e kanë mashtruar pambarimisht ata të Lëvizjës kombëtare, të luftës çlirimtare, po edhe të paqës, se nuk e ka marrë atë që i takon atij dhe vetëm atij, pushtetin, lavdin.
Gjithnji ka qenë ambicioz, që t’i marrë të gjitha vetëm për vete, të mos ndajë asgjë më të tjerët.
Nuk ka menduar asnjëherë se nuk mundesh ashtu vetëm me u kacavjerrë Kodrës.
Çfarë lloj specie është ky njeri?
Çfarë lloj ideje të mbrapshtë ka?
Ky njeri i përulet pushtetarëve. Është i luhatshëm.
Ai llogarit në mundësit që ka, shkon nga fryn era, manipulon, mashtron, shantazhon, kështu mbijeton. Ai ashtu me vetëdije, shantazhon, perhap të pavërteta për njerëzit që nuk i ka nën kontroll, i thëllon grindjet, pabesitë, krizat morale, ndaj atyre me të patëdrejtë që i ka privilegjuar, i ka korruptuar, edhe vetë është korruptuar. Me dobësin e tij të vjetër kërkon të marrë shumë role në emër të një fare “patriotizmi” edhe pse i mungojnë aftësitë, ai ka kuptuar që ka frikë vetëm nga intelektuali, i dituri, ky Djall dridhet para tij. Atë e shtyejnë ëndrrat për të qenë mbisunduesi në skenën politike, edhe pse ai as që duhet të jetë aty, edhe pse ky fare nuk e njef këtë skenë teatarale tragjikomike, anipse njerëzit e njohin e shikojnë rolin e tij tragjikomik, ky Lakmitari i pangopshëm është një aktor si Idioti i Dostojevskit, që luan e i përshtatet vallës së Djallit.
Ç’të them, mbase i duhet ndihma për shërim nga psikoanalisti Frojd.
Por, kjo është punë e intelektualit, poetit, shkrimtarit, ta emërtojë të paemërtuarën, të kritikoj të keqën, të ligën, mashtrimin, të mbajë anë nga e mira, nga e ndershmja, nga progresivja, të nis diskutimet, t’i jape formë njerëzorës, që të mos na zërë gjumi i mashtrimit.

About admin

x

Check Also

Kurti: Do të kemi shumicën në Kuvend pa koalicion, me Serbinë hapim kapitull të ri!

22- 02/2021 Albin Kurti Kryeministër Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, u ...