Home / Histori / Ky djalë i ri që është në këtë foto quhej – quhet Safet Boletini.

Ky djalë i ri që është në këtë foto quhej – quhet Safet Boletini.

Ishte njëri ndër stërnipërit e Isa Boletinit. Jetonte në Gjermani dhe, si e gjithë familja e tij, iu bashkua Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Para se të nisej për në luftë erdhi të më takonte në shtëpinë ku banoja dhe pastaj, sëbashku me shokët e tjerë, në një autobuz, nisën udhëtimin. Diku afër Mynihut i ndaloi policia gjermane dhe u kerkoi dokumentat. Gjysma e tyre, të cilët nuk kishin status, e kishin të ndaluar të udhëtonin.

Shoku ynë që i shoqëronte, Nebi Bajraktari, më telefonoi. Në kohën kur po zhvillohej debati miqësor mes policisë gjermane dhe shqiptarëve që ishin nisur për në luftë, mes të tjerëve, nderhyri edhe Safeti, duke i thënë se ” Keni mujt me na ndalua kur u futëm në këtë vend, por për me vdekë për Kosovën, jo ju, por askush nuk na ndalon”.
Në pikun e diskutimeve arriti shefi i policisë dhe kur mësoi se cili ishte qëllimi i udhëtimit, u tha: ” Rruga e mbarë ju qoftë” dhe caktoi një patrullë që t’i përcillte deri në kufirin austriak.
Në ndarje u tha se ” Të kishte shteti ynë djem si ju, do e kishte për nder”.
Atëherë bëra një shkrim për ngjarjen në “Zëri i Kosovës”.
Në çastin e ndarjes me shoqëruesit, pikërisht kur nga Shqipëria do të futeshin në Kosovë, Safeti ia dorëzon pasaportën e tij gjermane një shokut tonë, të organizuar, Malushit dhe i thotë që ” Nëse vritem, pasaportën dergoje tek babai im, nëse Kosova është e lirë dhe e gëzoj lirinë, do të takohemi”.
Safeti u vra në luftë. Ishte komandanti i Njësiteve “Tigrat” dhe e kam ndjekur një fjalë të tij në 28 nëntor 1998, në pikun e luftës, ku betohet se nuk do të pushojë lufta e tij deri në bashkimin kombëtar.
U vra si burrat!
Pas luftës, sëbashku me Rifat Jasharin, Malushin dhe Abdyl Himën shkuam tek babai i tij dhe ia dorëzuam pasaportën, si amanet të fundit.
“Nuk më vjen keq për djalë, tha, lufta i ka këto, por kam frikë se mos mbetet në rrugë amaneti i tij. Baca Rifat, i tha Rifat Jasharit: “E nisa djalin në luftë nën shembullin e vllezërve, babës dhe fisit tuaj, të mos na bahet gjaku ujë”.
Pastaj u kthye nga unë e më tha se , edhe duke dëgjuar fjalët tuaja e nisa djalin, veç rrini fjalëve”.

Bedri Islami

About admin

x

Check Also

Intervistë për TV Danez DR1, Televizioni shtetëror, në lajmet qendrore.

/Nga Arkivi, Diplomacia.dk/ 1-Tetor, 1997 (5) TVA 21:00 KOSOVO – YouTube Në ...