Home / Opinion / “Patriotizmat” e Thacit e Co. dhe “armiqesia e fshehte ne sherbim te Serbise” e Vjosa Osmanit!
Aktiv

“Patriotizmat” e Thacit e Co. dhe “armiqesia e fshehte ne sherbim te Serbise” e Vjosa Osmanit!

Shkruar nga; Luan Baci

USA/ SHBA

15 Nentor 2020

 

Te perkthesh ne organizatat nderkombatare apo ne bisedat me te huajt, eshte nje detyre sa shteterore, aq edhe patriotike. Po ashtu nevoje per t’u punesuar. Kur punesohesh, diku si perkthyes, edhe firmos kontrata, qe je i pergjegjshem dhe ligjerisht i denueshem nga ligje te caktuara, ne se me qellim deformon perkthimin, i cili duhet te jete sa me afer gjuhes origjinale. Te punosh thjesht si pekthyes dhe ti sherbesh armikut si agjenture sekrete ne sherbim te tij dhe ne dem te vendit tend jane dy gjera krejt te ndryshme. Qenia perkthyes nuk te ben armik te vendit tend. Zhdukja e provave, qe mbrojne interesat e vendit tend, ne materialet perkthyese, bashkepunimi i qellimshem per te favorizuar armikun, e shnderon perkthyesin nga perkthyes ne agent te sherbimit te huaj, sic ka ndodhur me Lulzim Bashen dhe Argita Berishen. Kam njohur ne Amerike perkthyes te tjere, nje grup ish studente te universitetit te Tiranes, miq me njeri tjetrin, qe kane punuar me forcat e huaja, si perkthyes te anglishtes ne kohen e luftes, ne Shqiperi dhe ne Kosove, por kjo pune e tyre ishte thjesht per te bere te mundur bashkepunimin tone si shqiptare me aleatet. Eshte gabim qe cdo perkthyes ta quash apo barazosh me tradhetare, sic po tentohet me Vjosen.

 

Disa diskutues ne f.b. akuzojne Vjosen, heshtin per Bashen dhe Argiten, dhe e kritikojne Osmanin per kritikat ndaj Thacit. E keqja jone qe vazhdon ne breza, eshte se akoma “shikojme gunen dhe jo punen”. Patriotizmi dhe pergjegjesia e dikujt nuk vleresohet me nje periushe te kufizuar. Mundet te te duket cudi, qe dikush i pa njohur me pare ne publik eshte me atdhetar se dikush qe ka “luftuar me heroizem”, larg vijave te frontit, dhe keto deklarata te pakundershtueshme nga vete autori Thaci nuk u bene fill pas lufte, por u bene pas afro 20 viteve te te qenit ne pushtet, kur rrezikohej te jepte llogari per corben serbe te “krimeve te UCK-se”, corbe ne te cilen Thaci ka pjesen e vet, dhe lugen e “corbes se prishur” e kishte ngrene edhe vet. Thaci nuk deklaroj se kishte qene larg vijave te frontit, fill pas lufte, sepse deklaratat per “luftetar i shquar, dhe udheheqes i papare ne histori” i duheshin edhe per te marre pushtet, per te kenaqur gjithashtu ambiciet e tij karrieriste dhe per te zbatuar urdherat e autoriteteve qe e katapultuan dhe e ngriten ne detyra ne levizjen e rezistences popullore kosovare.

 

Eshte per te ardhur keq, se ne shqiptaret jemi bere teper “profesioniste” ne baltosjen e kujdo qe vertet punon per atdheun, dhe ne ngritjen ne piedestal te atyre qe tradhetojne, apo qe dyshohen per tradheti. Ndersa kunder njerezeve qe baltosim pa te drejte, nuk leme gure pa levizur, dhe “mullare bari pa gerrmuar qe te gjejme gjilperen ne te”, ne sherbim te baltes “qe na duhet”. Harrojme, mbyllim sy dhe veshe per ate qe ben “muuuu…”, per ate te keqe qe ulerin ne veshet tane, dhe per ate arresire qe shoqeron driten e cila largohet perdite se nuk duam te shohim realitetin ne sy.

 

Cfare na mungon, per ta pare njeriun ne kompleksitetin e tere veprimtarise se tij, ne kushtet dhe ne rrethanat ne te cilat ka vepruar?! Perse e vleresojme per shembull Skenderbeun me “rregullat dhe ligjet” e sotme “te demokracise”?!  Nje krahasim vertet vulgar, por shembuj te krahasimeve pa mend ne koke dhe pa kemb ne toke gjen me tonelata ne diskutimet e njerezeve tane ne rrjetat sociale, gje qe tregon nje tendence negative ne rritje dhe njekohesht nje padijeni dhe mosinformim apo dhe ca me keq nje manipulim te njerezeve tane kunder te ardhmes se tyre dhe vete ekzistences se kombit.

 

Gjen vleresime qe e krahasojne Thacin me “Skenderbeun” me “Ismail Qemalin”, me “Xhorxh Uashingtonin”, “Hero i gjalle”, e ku ta di tjeter, dhe Vjosa Osmanin, me “Mbretereshen Teuta”?! Mire, kenaqesia dhe deshira per ti mistifikuar njerezit tane, kur ata punojne ne sherbim te atdheut, me te shumten nuk ka te keqe, po shume shpejt kthehemi dhe i baltosim, po ne qe i ngritem ne qiell, vetem e vetem se u leshua ne internet nje informacion keqdashes, percares i armiqve tane, apo edhe thjeshte per arsye te militantizmit partiak, te krahinizmit, te bajraktarizmit, te perkatesise fetare, apo dhe aresyeve te tjera pa arsye.

 

Askush nuk e ka deshiren qe komandantet dhe ushtaret e UCK-se te denohen ne Gjykaten Speciale etnike te Hages, perfshire Thacin, por shtrohet pyetja:”A eshte Thaci vertet “Hero i gjalle”, qe punoi per Kosoven apo e demtoi Kosoven?! E para askush nuk mund te jete “Hero” kur eshte “gjalle”, per vete faktin se historia shqiptare dhe ajo boterore ka dhene prova te shumta se edhe udheheqesit e Revolucioneve, tradhetojne shpesh idealet e tyre me te cilat udhehoqen popullin, por gjithashtu jo pak here punojne edhe kunder vendit te tyre. Ketu nuk kam aspak per qellim te beje biografine e Thacit, as nuk eshte vendi. Ketu eshte vendi vetem te mesohemi ti trajtojme figurat politike ne kohezgjatje, sic e thashe me pare, qe do te thote, ne te gjithe veprimtarine e tyre, deri ne vdekje. Nuk mund te jete “Hero i Gjalle”, ai qe edhe pse mund te kete luftuar ne fillim, me vone deklaron se ka qene larg vijave te frontit, vetem e vetem qe ti shpetoje “luges se corbes se prishur qe ka ngrene dhe qe vete e ka gatuar”. Po ashtu nuk mund te jete “Hero i gjalle” dhe luftetar i lirise ai qe ben pazare me territorin e vendit te tij, qe demton integritetin e vendit te tij, sic ishin marreveshjet per dhenie territori Maqedonise se Veriut, Malit te Zi dhe veprimi i tij lobues i mbetur ne tentativen per dhenien e Veriut Serbise apo rritja e territorit te kishave serbe, apo krijimi i zajadjenicave; nuk mund te jete “Hero i gjalle” dhe luftetar i lirise dikush qe shkaterron ekonomine e vendit, vetepasurohet duke varferuar ne ekstrem popullin dhe vendin e vet: nuk mund te jete “Hero i gjalle” dhe luftetar i lirise ai qe lobon perkunder vlerave te demokracise, kunder kushtetutes dhe pozites se tij presidenciale per te rrezuar nje qeveri demokratike te zgjedhur nga vota e popullit; nuk mund te jete “Hero i gjalle” dhe luftetar i lirise ai qe behet autokrat, diktator, qe deklaron se:”ne Kosove kullna une”(?!)(Ne shqipe letrare:”Ne kosove kollitem une”, dhe e perkthyer nga shqipja ne shqip, do me thene  “qe ne Kosove vendos vetem une per gjithcka dhe ne cdo gje, nuk i pj**dh fare as institucionet as kushtetuten, e cila ben pjese gjithashtu ne institucione). Dhe lista behet teper e gjate, por ajo liste ne detaje i takon biografise se tij jo ketij shkrimi. Pra ne perfundim duhet thene se Thaci eshte jo vetem aksident dhe armiqsor ne politiken Kosovare, por teper i rrezikshem. Denimi i tij ne Hage eshte prap i demshem per Kosoven sepse i jep krahe propagandes serbe, se ciles Thaci i sherbeu me devocion, e per te cilen po paguan cmimin.

 

Te kthehemi tek “konflikti” Thaci – Osmani, qe militantet e Thacit kerkojne ta pergojojne si sulm kunder clirimtarit nga nje ish perkthyese e KFOR dhe te huajve te tjere, dhe si e tille si perkthyese “eshte armiqsore” ndaj Kosoves dhe “nuk ka te drejte” te thote asnje fjale kunder Thacit.  A duhesh marre si perkthyes nje coban, qe nuk din fare se ka apo nuk ka gjuhe angleze, apo te merrej Thaci si perkthyes, se ky e “nje ne menyre perfekte” ate?! Rrolin e perkthyesit, te cdo perkthyesi,  e permenda pak me lart, po ne keto rreshta desha te them se te gjitha qendrimet e Vjosa Osmanit kane qene vertet ato te nje intelektuale te mirefillte, burrerore, me kollone vertebrale teper te forte patriotike, kur 82 deputetet e Kosoves, te marre se bashku, dhe qe votojne “lepe-peqe”, nuk kane as nje te qinden e vleres se Osmanit. Ishin dhe jane 82 deputete sahan lepires, lapanjose, bukeshkale ndaj atdheut dhe popullit qe marrin kohe pas kohe dhe ne vazhdimesi, vendime kunder interesave te Kosoves dhe kunder interesave te popullit te saj. Atehere perse duhet vleresuar per keq Osmani, dhe ne anen e mire te balances keta 82 deputete kukulla te antishqiptarit Thaci, “Skenderbeut Thaci” me “Ismail Qemali Thaci”, me “Xhorxh Uashingtoni Thaci”, “Hero i gjalle Thaci”?! Kur titujt e dhene, me te drejte apo pa te drejte, nuk je ne gjendje ti mbrosh deri sa te largohesh nga kjo jete, ato varrosen perpara se te te vije vdekja e juaj zoterinj Thaciste, cilido qofte titulli juaj, cilido qofte emeri juaj i vertete ne pashaporten tuaj.

 

 

About admin

x

Check Also

Sa të gënjyer ishim !

/ Intervist që ia vlen të lexohet e rilexohet/ Intervistë me ish ...