Home / Opinion / Nuk na ka fajin Bullgaria!

Nuk na ka fajin Bullgaria!

Shkruan;  Medai Shaholli

14, 11, 2020

Ashtu siç janë duke shkuar bisedimet për finalizimin e marrëveshjes së fqinjësisë së mirë me Bullgarinë, nuk ka gjasa për hapjen e negociatave me BE-në as këtë vit.
Bullgaria ka premtuar se do të vendos veto në Bruksel për moshapjen e negociatave me MV, pa plotësuar një kusht të marrëveshjes së fqinjësisë së mirë me sllavo-maqedonët të cilët duhet të heqin dorë nga përvetësimi i heronjëve bullgarë si maqedonas dhe njohjen e gjuhës maqedne si dialekt bullgar.
Nga ana tjetër langaraqët shqiptarë duke parë interesat e tyre personale pranuan Marrëveshjen e Prespës pa hezitim duke sakrifikuar interesat kombëtare nënshkruan kushtetutën e re të Zajko skuthit e cila i sanksionon shqiptarët si bashkësi etnike e 20%!
Shqiptarët u dëmtuan edhe njëherë me kshtetutën e re edhe pse kanë tashmë juristë të ndryshëm megjithatë, subjektet politike shqiptare pranuan me dëshirë (pasi morën shuma të mëdha parash nga qeveria Zajko)ta nënshkruajnë kushtetutën e re dhe statusin denigrues si bashkësi shifrash dhe jo si komb shtetformues dhe element i barabartë me sllavo-maqedonët në këtë ”dërzhavë” që tërheq për hunde partitë shqiptare si palaço cirku.
Ndaj, zhgënjimi dhe fajin për moshapjen e negociatave nuk duhet hedhur Bullgarisë, ajo thjesht mbon identitetin e dhe historinë e saj.
Përkundrazi, partitë shqiptare duhej të mirrnin msim nga Bullgaria sesi mbrohen interesat kombëtare brenda vendit dhe në marrëdhëniet ndërkombëtare ku emri gjuhë shqipe dhe kombi shqiptar duhej skalitur në një nga nenet e kushtetutës së këtij vendi me të cilën statusi i shqiptarëve do të barazohej me atë sllavo-maqedon.
Fatkeqësisht, në atë kushtetutë të skllavërisë së re është barazuar jevgjërishtja me shqipen dhe jo shqipja me sllavishten.
Prandaj, me këto subjekte dhe liderë shqiptarë jemi këtu ku jemi dhe mos pretendoj më asnjë subjekt politik shqiptar se ”ne mbrojmë interesat kombëtare në parlament ap qeveri, statusi juridik denigrues i shqiptarëve rrëzon çdo pretendim të tyre.
Të shpresojmë se gjeneratat e reja nuk do të shiten aq lehtë sa u shitën këta që i kemi sot në krye të vendit dhe në opozitë.

About admin

x

Check Also

Kurti: Do të kemi shumicën në Kuvend pa koalicion, me Serbinë hapim kapitull të ri!

22- 02/2021 Albin Kurti Kryeministër Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, u ...