Home / Intervista / Intervistë për TV Danez DR1,Televizioni shtetëror, në Lajmet qendrore. 

Intervistë për TV Danez DR1,Televizioni shtetëror, në Lajmet qendrore. 

https://www.youtube.com/watch?v=0vmvOdrfW90&feature=youtu.be&fbclid=IwAR3ciBASCxTNHJzqSL4mvd2W9Dv7NGQRuAtiKq1IVdGzvVH00NhajNUrLhM
INTERVISTË
(Intervista është dhënë, në kohën kur filloi dialogu Kosovë–Serbi)
Në ekran paraqitet djali im Andrimi, duke lexuar në kompjuter.
Andrim Zeqiri: ”Ne, nuk i besojmë Televizionit, as Radiove  Shqiptare, atë që bejmë ne është se, informatat i marim nga interneti, ato nuk ndikohen nga politikanët në pushtet.
Gazetari thotë: Andrimi është 17 vjeçar, i lindur në Danimarkë, ndjekë shkollën e mesme-tregtare, është shqiptar nga Kosova.
Andrimi vazhdon: ”Ata atje mendojnë që e kanë fituar Pavarsinë,  por, në fakt nuk e kanë Pavarsinë”.
Gazetari DR1: “Babai i Andrim Zeqirit ka ardhur në Danimarkë në vitin 1981, tani është Kryetar i Lëvizjes Vetvendosje  në Danimarkë”.
Xhemil Zeqiri: ”Tani, më në fund gjithë bota e ka parë, sesi Serbia i ka trajtuar shqiptarët dhe përsëri u dashka të bëjmë dialog, jo, s´ka dialog , çfarë dialogu?!  Ne, nuk do të pranojmë të bëjmë pazare me lirinë tonë”.
Gazetari: Duke paraqitur në ekran të TV-së  nga kompjuteri duke  parë protestën e LVV në Prishtinë, pastaj,  tregohen librat e Xhemil Zeqirit, (”Kosova Jonë”,” Në mbrojtje  Diplomatike të çështjes Shqiptare” dhe librin ”Intervista debate dhe letra” dhe vazhdon, kur thotë: “Ai ka shkruar 3 libra politike për aktivitete politike dhe për këto aktivitete është arrestuar disa herë”.
Xhemil Zeqiri: ”Populli i tha PO, Demokracisë, mirëpo ne nuk mundemi të mbështesim këtë politikë që po na imponohet nga EU dhe OKB. Populli duhet të vendosë vet për fatin e vet.
Ne, i kemi thënë PO, Demokracisë, sepse në sistemin  e demokracisë shumica vendos për vendimet e veta”.
Gazetari: ”Xhemil Zeqiri, i ka thënë djalit që të largohet nga politika, por ai thotë se, është zgjedhja e tij, vet ka drejt të vendos për punën e tij.
Andrim Zeqiri: “Ne,  vet duhet të vendosim, si do duken situatat  politikat, ne vet duhet të vendosim për vendimet, që do të merren, e jo të  tjerët të na imponojnë, për vendimet tona, apo, të  vendosin për të gjitha vendimet tona.

Intervista mbaron. (Në  ekran) duke përcjellur protesten  LVV-së në Prishtinë, aty dëgjohen protestuesit duke brohoritur: Vetëvendosje, Vetëvendosje, Vetëvendosje…!

About admin

x

Check Also

Intervistë për TV Danez DR1,Televizioni shtetëror, në Lajmet qendrore. 

https://www.youtube.com/watch?v=0vmvOdrfW90&feature=youtu.be&fbclid=IwAR3ciBASCxTNHJzqSL4mvd2W9Dv7NGQRuAtiKq1IVdGzvVH00NhajNUrLhM INTERVISTË (Intervista është dhënë, në kohën kur filloi dialogu Kosovë–Serbi) Në ...