Home / Opinion / ‘Gomari” serb dhe konflikti Nagorno-Karabakut.

‘Gomari” serb dhe konflikti Nagorno-Karabakut.

Shkruar nga; Luan Baci

SH.B.A.

14 Nentor 2020

 

Vucic, ish minister i qeverise se Miloshevicit,  mori pushtetin per here te pare pas zhberjes se ish Jugosllavise se mbetur nga arrestimi dhe burgosja ne Hage, ne gjykaten per krimet e luftes ne ish Jugosllavi, e kasapit te Ballkanit, presidenti Serbise, Miloshevic.  Per kete fakt, ish minister i qeverise se Miloshevicit, u vu nen optiken e pikepyetjeve dhe pyetjeve direkte jo vetem te politikaneve te ndryshem te huaj, por edhe te gazetareve te mediave. Ai, Vucic, si demagog mjafte i pergatitur, e kishte gjetur nje pergjigje ne formen e humorit, qe sipas tij do ti hapte rrugen dhe do pastronte te kaluaren e tij kriminale. Dhe pergjigja e tij ndaj dyshimeve ne kabinetin qeveritar te Serbise “demokratike”, se ai nuk do te mund te vazhdonte te njejten rruge kriminale te babait te tij shpirteror Miloshevic, ai u pergjigj me:”sigurisht qe une kam ndryshuar, vetem gomeret nuk ndryshojne”!

 

Kur e degjova per here te pare kete shprehje te Vucic ne ate kohe, se :”sigurisht qe une kam ndryshuar, vetem gomeret nuk ndryshojne”, thashe me vete:”Hemm…! Edhe ne Serbi gomaret u mbajtkan per gomare, me fjale te tjera si qenie e trashe, qe nuk ndryshojne, ashtu sic i mbajme edhe ne shqiptaret. Me erdhi mire se paskemi nje gje te perbashket me komshite, qe gomarin e vleresokemi njesoj, gomar, te trashe dhe budall, megjithese nuk eshte plotesisht keshtu ne popuj te tjere.

 

Referimi i Vucic tek gomaret, sigurisht nuk me dha aspak sigurine se “gomari” do te ishte ne rrolin me shume se sa te “gomarit”, ne rrolin e lekures se qengjit, dhe jo me kot populli jone thote se “ujku qimen e nderron por zakonin nuk e harron”. Ujku dhe cakalli serb, perdor edhe gomarin edhe gomarin me lekure qengji ne politike, per te vazhduar gjithnje si me pare, per realizimin e synimeve te tij shoviniste.

 

Ky “gomari” serb, tanime me pushtet te pakufizuar ne vendin e tij, i armatosur mire jo vetem me ato qe eshte ne gjendje te prodhoje vete, por edhe me arme ruse dhe bile te furnizuar edhe nga miqte tane, aleate ne NATO, kercenon per lufte, jo me dhembet e gomarit, por me dhembet e ujkut dhe te cakallit, por me gojen e madhe dhe zerin e fuqishem qe pellet gomari per lufte. Ky zotnia qe merr poza “paqesore”, dhe qe jo pak perkedhelet edhe nga diplomacia europiane, ka kurajon te kercenoje duke thene se ne se nuk ka marreveshje me Kosoven, mund te shkohet ne nje konflikt si konflikti Nagorno-Karabakut.

 

Edhe politikane te huaj kane reaguar ndaj kesaj deklarate luftenxitese te kryetarit te shtetit serb. Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch, ka shkruar në Facebook:

 

“Udhëheqësit serbë nuk kanë kufij! Vuçiq fillon të ngjajë me diktatorin e Azerbajxhanit me fjalë me siguri, jo me vepra. Serbia ka vuajtur mjaft nga tragjedia e Milosheviqit për të cilën Vuçiq (dhe Daçiç) është bashkëpërgjegjës”,

 

“Ish-ministri i Milosheviqit paralajmëron për llojin e konfliktit të Nagorno-Karabakut mbi Kosovën nëse dështojnë përpjekjet e kompromisit. Presidenti i Serbisë paralajmëroi sot se nëse nuk arrihet një kompromis me Kosovën përmes bisedimeve të ndërmjetësuara nga BE, atëherë konflikti i ngrirë mund të ngrihet në të ardhmen duke treguar llojin e Nagorno Karabak midis Armenisë dhe Azerbajxhanit, duke u zotuar se çfarëdo që të ndodhë me bisedimet në Bruksel, Beogradi do të vazhdojë të forcojë veten ekonomikisht dhe ushtarakisht për siç tha ai “të mbrojë vendin në çdo moment nga çdo agresor i mundshëm””,ka shkruar Bosch.

 

Po keshtu ashper i ka reaguar Vucic, edhe Ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, njëherësh ministri i Shtetit për Diasporën Pandeli Majko i cili, me plote te drejte, e ka quajtur te  papërgjegjshëm deklarimin e presidentit serb Aleksandar Vucic për karakterizimin e marrëdhënieve me shtetin e Kosovës me konfliktit të ngrirë të Nagorno-Karabakut . Zoti Majko thote se  jeta e dyfishtë e Serbisë në marrëdhëniet ndërkombëtare është rreziku real për stabilitetin rajonal.

 

“Presidenti Vuçiq përcaktoi se konflikti me shqiptarët nuk ka mbaruar ende dhe e konsideron atë “të ngrirë”! Deklarimi i presidentit serb për “konfliktin e ngrirë” është shmangie e deklaratës së firmosur në Shtëpinë e Bardhë dhe procesit të integrimit evropian. Mendje të ftohta logjistike në Serbi e kuptojnë gatishmërinë e shqiptarëve në disa shtete në se dikush i shkon pas idesë së skenarit të konfliktit. Atij do t’i dihet fillimi, por jo fundi”, ka shkruar Majko ne faqen e tij te face book.

 

“Gomari” i Serbise duhet ta ngulise mire ne koke se konfliktit me shqiptaret, agresoret gjithmone i kane ditur fillimin, por asnjehere nuk kane qene dhe kurre nuk do te jene ne gjendje t’ja dine dhe t’ja parashikojne fundin. Fundi do te jete me kosto gjithnje e me te larta per agresoret.

 

Per fatkeqesine e “gomereve” te Serbise, ata akoma nuk kane arritur te nxjerrin mesime nga historia, dhe akoma vazhdojne te krijojne historine e tyre te fallcifikuar, te genjeshtert, mbi te cilen kane ndertuar shovinizmin e tyre, shovinizem i cili nje dite do te sjelle fundin e tyre te pakthyeshem.

 

“Gomere” te Serbise! Larg duart nga kombi shqiptar. Nuk do te arrini kurren e kurres ta zhdukni ate. E vetmja mencuri e juaja, qe te pushoni se qeni “gomere”, eshte te hiqni dore nga te gjitha territoret e okupuara shqiptare. Shqiptaret mbajne mire shenim ne memorjen e tyre kombetare.

 

E ARDHMJA ESHTE E KOMBIT SHQIPTAR. ASKUSH NUK MUND TA NDALE ATE, PAMVARESISHT PENGESAVE QE KRIJOHEN NE RRUGETIMIN E TIJ.

 

 

 

About admin

x

Check Also

Avni Dehari, ‘feniksi shqiptar’, flet për MekuliPress: “Vendi i parë, pa një dallim të madh nga i dyti, do t’i ngjante fitores së Pirros me dëme të mëdha për Kosovën. Fitorja e madhe që po vie është garantuese e mosminimit si në të kaluarën e themeleve të qeverisë së re, që do të dalë si vullnet i popullit.”

January 20, 2021 Është ky Avni Dehari, humanisti, poeti, kritiku, këshilltari dhe ...