Home / Opinion / LUFTËTARI I LIRISË ËSHTË SHENJTËRIA E ATDHEUT

LUFTËTARI I LIRISË ËSHTË SHENJTËRIA E ATDHEUT

Shkruan: Avdi Ibrahimi
Brez pas brezi luftuan shqiptarët, gjithnjë luftërat e tyre patën karakter çlirimtar e mbrojtës në fitore të lirisë dhe ruajtjen e saj, ndërsa populli ruajti kujtime për sakrificën e madhe të luftëtarëve që u bënë fli për ruajtjen e qenies kombëtare, Historia na tregon vyrtytet e larta e shpirtin luftarak të shqiptarëve që kur shkonin në luftra të përgjakshme të lidhur me besa-besë, dhe kjo besë assesi nuk thyhej pavarësisht sakrificat, moto kjo se fjala e dhënë nxit ndjenjen e pastër patriotike, njëkohësisht kjo ishte edhe një lloj kushtrimi për ngritjen e ndenjes kombëtare ndaj atyre shqiptarëve që perms fesë islame e ndjenin veten të tjetërsuar për turqeli e arabë, ata të fesë ortodokse që e ndjenin vetën e tyre për grekë, serbë e të tjerë të huaj; kur dihej qartazi se sundimtarët e ndryshëm nëpërmje ndasisë fetare donin ti përqanin shqiptarët.
Për këtë krenaria e luftëtarit shqiptar kishte vetëdijesuar atdhedashurin, ajo që është në lartësinë e shenjtërisë për shqiptarin është atdheu nga ku u lindë, u rrit, u mësua, u edukua luftëtari shqiptar, por pa e lënë anash edhe luftetarën shqiptare, në krijimtarin e poetëve kemi shprehje të shumta ku shkruajnë se edhe perënditë e duan atdheun e tyre se për herë të pare ata dritën e Diellit e kanë pare pikërisht në atdhe, ani pse Dielli është drita e përbashkët e mbarë njerëzimit, prandaj njerëzit paisen me dije gjatë zhvillimit të tyre për ti shërbyer sinqerisht atdheut.
Për këtë dekadat e fundit shqiptarët u ngritën në luftën çlirimtare ngado që jetonin ata, për ta çrrënjosur nga tokat shqiptare gjenocidisten Serbi, ishte viti 1999 që gjatë shtatëdhjetë e tetë ditëve të bombardimeve të NATO-s u goditën caqet ushtarake e policore të okupatorit shtetëror terrorist serbë, ku populli shqiptar dhe Ushtria Çlirimtare e Kosovës u janë mirënjohës SHBA-së dhe faktorit progresist ndërkombëtar. Mirëpo edhe pas dy dekadave të mbarimit të luftës çlirimtare kundër okupatorit terrorist serbë nuk po shifet ndonjë zhvillim i avancuar i proceseve politiko-ekonomike në Kosovë përballë këtyre proceseve politike është krijuar një realitet ku askush të mos ndjehet humbës e veçmas edhe shteti serbë Serbia, nga kjo rrjedhë politike nënkuptohet që Kosova dhe shqiptarët të mos e fitonin atë qe e merituan dhe natyrisht ajo që na takonte kështu u bë një zgjidhje e pafavorshme për ne, ku u krijua një iluzion i fitorës për ata që jetojnë ende në iluzione, por në të njetën kohë nuk do të provokoheshin serbet në ndenjen se ata janë humbës; për jetësimin e këtij zhvillimi të mbrapshtë politik në Kosovë së pari u goditën eksponentët më kombëtarë të UÇK-së, sepse kjo ishte kategoria më e avancuar në aspektin politik e organizativ për Çlirim dhe Bashkim Kombëtar Shqiptar në shekullin që lamë prapa.
Kjo goditje u bë nga UNMIK-u, EULEKS-i, e tani nga GJYKATA SPECIALE, e votuar për fat të keq nga 82 deputet të Kuvendit të Kosovës, të cilat po krijojnë një atmosferë dyshimi e frike, sidomos për ish-luftëtarët e lirisë që rezultoi me një numër procesesh politike, ngjashëm me ato procese të montuara politike gjatë sundimit më së një shekull të okupatorit serb në Kosovë, përmes këtyre proceseve dhe krijimit të dosjeve nga ana e Serbisë dhe spiujve të tyre, që u përgaditën për ish-pjestarët e UÇK-së, kinse në emër të ”drejtësisë”, të “vendosjes së rendit ligjor”, u synua dhe u arrit qëllimi i jashtëligjshëm politik ku nuk po respektohen vlerat komëtare shqiptare natyrisht edhe vullneti i sovranit popull, prandaj është mirë dhe domosdoshmëri që kjo praktik e gjertanishme të ndërpritët sa më pare që të jetë e mundur, kjo papërgjegjësi morale, profesionale si dukuri negative e cila tashmë ka kaluar në papërgjegjësi njerëzore, ata që kanë pranuar një zgjidhje të tillë të papërgjegjshme do të ngelën në koshin e plehrave të historisë, ku ne shumica shqiptare kemi të drejtë të zhvillohemi dhe të integrohemi së pari në llojin tonë kombëtar e pastaj do të integoehemi me të tjerët, është ky rendi i natyrshëm dhe logjik i proceseve politike.
Nuk është zhvillim i natyrshëm e logjik nëse vazhdimisht na imponohet ndarja, respektivisht ruajtjen e ndarjeve të gjertanishme nga Bashkimi Evropian. Ata që përpiqen ta prishin e pengojnë këtë rend të natyrshëm dhe logjik të bashkimit tonë kombëtar shqiptar nuk janë nga soji ynë, ndjej një siguri në vetë-vete se nuk do të jet e largët dita, kur do të vlerësohen të padrejta dhe antihistorike të gjitha ndarjet që po u bëhen me të padrejtë popullit shqiptar.

About admin

x

Check Also

Kurti: Do të kemi shumicën në Kuvend pa koalicion, me Serbinë hapim kapitull të ri!

22- 02/2021 Albin Kurti Kryeministër Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, u ...