Home / Të ndryshme / EVROPË

EVROPË

Nga, Dr,Musa Krasniqi
Serbia u rrit me gënjeshtra
Mbi token e t’vërteten tonë
Ne paguam me gjak e eshtra
Gjenerat e gjenerat gjithmonë
N’asnjë luftë n’historinë e sajë
Serbia s’fitoi ushtar me ushtar
N’a uzurupoi trojet deri në skajë
Me masakra n’popullin shqiptar
Evropë, n’a llogarite për turq
Turqia bëri marrveshje me Serbinë
Lashtësia jonë shqiptare shkoi huq
Serbia, Greqia mbi ne bënë kerdinë
Evropë shpërbleve Greqinë, Serbinë
Si duket s’ka Zot se do ishe denuar
Ato n’a i prenë civilët e feminë
Ti vetëdishem të dyjat i ke bekuar
Evropë, ke bërë krim të dyfisht
N’a e more tonin Gadishullin Ilirik
Në Berlin e Londer ke vënë gisht
Nga borxhi e përgjegjësia mos ik
Kur sllavet ishin të eger n’Karpate
Ne ishim Evropa jo ti, nga të parët
Punove kunder nesh me çka pate
Evropë, pse i urrenë shqiptarët
Si e harrove mori e pa besë
Gjergj Kastriotin Skenderbeu
Ai për këtë tokë donte të vdes
Si trimi më i fortë i këtijë dheu
Evropë, edhe tani n’shekullin e ri
Si më parë përseri n’a zhgenjeve
Çmove xhelatet e jo luften për liri
Drejtësinë në vend nuk e këtheve
P.S.
Ua kam borxh një analizë të këtyre rrjeshtave.
Musa Krasniqi
13 nëntor 2020

About admin

x

Check Also

Avni Dehari, ‘feniksi shqiptar’, flet për MekuliPress: “Vendi i parë, pa një dallim të madh nga i dyti, do t’i ngjante fitores së Pirros me dëme të mëdha për Kosovën. Fitorja e madhe që po vie është garantuese e mosminimit si në të kaluarën e themeleve të qeverisë së re, që do të dalë si vullnet i popullit.”

January 20, 2021 Është ky Avni Dehari, humanisti, poeti, kritiku, këshilltari dhe ...