Home / Lajme / Terrorizmi politik e fetar është armiku kryesor i popujve të botës!

Terrorizmi politik e fetar është armiku kryesor i popujve të botës!

Shkruan: Avdi Ibrahimi

Si njeri edhe si SHQIPTAR respektoj të gjitha besimet fetare që nuk janë të dhunshme dhe radikale, të shprehem realisht jamë pro perëndimor, pasi atmëmëdheu im Shqipëri-Kosova është pjesë e pandarë e Evropës, sulmet terroriste të ekstremizmit islamik (synit e shehit por edhe sektet tjera të muslimanëve) të ndodhura kohëve të fundit në Francë dhe Austri, pa lënë anash edhe ekstremizmat e tjerë fetar, katolik, hebaraik, ortodoks, e sekte tjera të (krishtenizmit, hebraizmit, judaizmit e të tjera të besimeve fetare ekstremiste) kudo dhe kurdo që kanë ndodhur nëpër shtetet e ndryshme të botës që kanë karakter të dhunshëm imponues e terrorist për të arritur qëllimet e tyre fetare ekstremiste është bindja ime se nuk e kanë përkrahjen e popujve të botës, në veçanti nuk e kanë përkrahjen në asnjë mënyrë as në popullin shqiptar… Ndaj së pari si qenie njerëzore dhe para së gjithash si ILIRO-SHQIPTAR, apeloj të populli shqiptar kudo që ndodhen ata brenda e jasht atdheut që kanë besimin fetar nga fetë abrahite, termë ky që ka nocionin përmbledhës të tri feve të mëdha botërore: krishterizmin, ortodoksizmin dhe islamizmin të cilët profetin Abraham (Ibrahim) e konsiderojnë si baba të moneteizmit, që grupe e organizata të ndryshme terroriste në të gjitha shtetet e botës në emër të ZOTIT NJË dhe feve abrahite dhe sekteve të ndryshme fetare ekstremiste, të mos bien pre e këtyre grupeve, organizatave ekstremiste, radikaliste dhe trroriste që promovojnë ideologjin e tyre të errët antishkencore, antiditurore, antiarsimore të shkollimit dhe përparimit në përgjithësi të dritës njerëzor të popujve të botës, janë pikërisht këto organizata terrosite që favorizojnë paditurin (injorancën), analfabetizmin, konservatorizmin; janë këto organizata të errëta antinjerëzore që janë kundër mendimit kritik e kreativ, janë pikërisht këto organizata terroriste që veprojnë kundër çdo kundrimi, shpjegimi dhe vlerësimi shkencor të natyrës që na rrethon, të shoqërisë njerëzore, kultures, historisë kombëtare të popujve të botës, janë kundër shkencës, artit, moralit, fesë, politikës të drejtës njerëzore…, sipas tyre çdo gjësend që na rrethon në natyrë, në hapsirë, në qiell e në tokë dukuri e fenomene të termeteve, erërave të fuqishme, cunami, procese, lëvizje, zhvillim përparim ekonomik e kulturor duhet shpjeguar dhe vlerësuar nga aspekti i qëllimeve të tyre të errëta dhe sipas bindjeve të tyre radikale fetare e politike, kur dihet botërisht se feja dhe politika nuk shkojnë të dyja bashkë.
Po ti referohemi “Fjalor i fjalëve të huaja” botuar më 1998 Rilindja në Prishtinë nga hartues të një grupi autorësh të studiuesve shqiptar të Kosovës: -fjala terrorist/i (fr. terroriste) – (lat. terror, tmerr, frikë) ai që përdor terrorin për të për të arritur qëllimet e veta; pjesëmarrës në veprime terroriste.
Në shtypin e mediave elektronike në SHBA gazeta THE WASHINGTON POST mes tjerash shkruan forcat serbe vetëm: -më 1738-1912 Serbia okupoi 620 fshatra shqiptare në Sanxhakun e Nishit; më 1877-78 me dhunë dëboi 350.000 shqiptar; më 1913, në Kosovë plotësisht u dogjën 132 fshatra nga forcat serbe, u dëbuan 250.000 shqiptar; më 1878-1914 plaçkitën dhe vodhën shqiptarët, shkatërruan forcat serbe 8450 biblioteka shqiptare private me një pasuri të paçmuar literaturë kombetare e fetare(1).
Kjo tregon më së miri se politika dhe feja ortodokse shetërore serbe jane terroriste kundër shqiptarëve dhe popujve tjerë jo serbë.
Vite më pare nga mediat e shkruara elektronike është publikuar një listë që egzistojnë afërsisht 82 organizata terroriste në mbarë botën, -sipas Agjencisë së lajmeve “INA”, listen e kryesonë Boko Haram dhe ISIS, mes tyre është edhe organizata terroriste serbe “KANVAS” (OTPOR) nga Serbia me seli në Beograd e cila mbështet organizata të ndryshme terroriste në shtete të ndryshme të botës (Ukrainë, Zimbabve, Afrika e Jugut, Miamar, Venezuel, Siri… etj); në vitin 2004 u themelua kjo organizat terroriste nga Srdja Popoviç i cili u emrua edhe drejtues i organizatës terroriste, sipas burimeve informative të njejtit burim “INA”, thuhet se anëtar i organizatës terroriste serbe ishte edhe ish-ministri i jashtëm i Serbisë Vuk Jeremiq(2).
Është agjentura sekrete serbe dhe turke ato që kanë rekrutuar e paguar disa klerik të besimeve të ndryshme fetare islamike në Kosovë, në Shqipëri, në Trojet Shqiptare në Maqedoninë Perendimore dhe në diasporën shqiptare, të cilët më pas i kanë motivuar disa shqiptar që në emër të besimit fetar (musliman) ja kanë shpërlarë trurin e më pas të kenë marrë pjesë në organizatën ekstremiste islamike të “ISIS”-it, në Siri e vende tjera të shteteve arabe ku ka patur luftë ndërfetare islamike…!
Më 2 gusht 2018 kam publikuar në Rrjetin Social Facebook të përkthyer nga gjuha serbe në shqipe një dokument “TOP SECRET 2” që ka të bëjë me një skenar serbo-turk për largimin e shqiptareve nga Koosva për në Turqi…, njëkohësisht kam shprehur mendimin se dokumenti në fjalë duhet të vertetohet nga organet kompetente të Republikës Shqiptare të Kosovës dhe të mirren masa uregjente nga qeveria në parandalimin e skenarëve të tilla ogurzezë.
Historiani shqiptar Hakif Bajrami kohë më pare ka publikuar në mediat e shkruara elektronike, mes tjerash ai ka shkruar: “Prej Shkupi e deri në Merdar. Pasha i Turqisë më 1910, në çdo 10 metra e ka ngulur në hunj nga një shqiptar. A t’i harrojmë ne të gjitha këto krime? Jo nuk duhet t’i harrojmë edhe nuk bënë t’i harrojmë. Okupatori mbetet okupator… Krimet që i kanë bërë Turgut Pasha e sulltanët e Turqisë, asnjë ministri, asnjë individ në asnjë mënyrë nuk mundet t’i injorojë. Ato çfarë ka bërë Perandoria Osmane, kanë qenë krime dhe krime do të mbesin. Krejtë e dine se Gjergj Kastrioti Skënderbeu ka luftuar kundër turqve. Tash na me fshi atë a? Krejt botën e japim, e Skënderbeun se japim”.
Për këtë kemi urtin popullore shqiptare: -Armiku i vjetër nuk të bëhet mik i ri. Ndaj them Unë, krejt armiqtë, të gjithë antishqiptarët që për fe mohojnë komb e atdhe i japim por shqiptarizmin me asnjë çmim nuk e japim. Në luftën çlirimtare të UÇK-së, SHBA, shtetet përparimtare të Evropës dhe NATO, nuk na ndihmuan në emër të besimeve fetare, por e ndihmuan popullin SHQIPTAR. Është tragjedia e popullit shqiptar, që nuk pa ditë të bardhë nën pushtimin gjakatar e tejet të egër të pushtuesve të ndryshëm nëpër shekujt e përgjakur, kjo një tragjedi tronditëse natyrisht dhe i zhgënjimeve të pambarimta është paksa e çuditshme, por jeta shqiptare është plotë me të tilla paradokse tragjike, sa shpesh po na përsëriten histori të njëjta, ndaj të cilave proteston arsyeja jonë, ndaj jemi në përkrahje të popujve të botës që kanë përjetuar e po përjetojnë tmerrin e terroristëve që kryejnë krime njerëzore në emër të besimit fetar, të gjitha ekstermizmat fetar për mendimin tim janë armiku kryesor i popujve të botës përparimtare.
P.S. Foto dokument 1: TOP SEKRET 2 të marrëveshjeve serbo-turke.
Foto dokument 2: fragment i shkrimit të historianit shqiptar Hakif Bajrami.

About admin

x

Check Also

Intervistë për TV Danez DR1, Televizioni shtetëror, në lajmet qendrore.

/Nga Arkivi, Diplomacia.dk/ 1-Tetor, 1997 (5) TVA 21:00 KOSOVO – YouTube Në ...