Home / Opinion / Letër e hapur

Letër e hapur

Se kildebilledet

/Nga Arkivi i Diplomacia.dk/

Ministris të  punëve të jashtme të Danimarkës, Søren Liborius.
Ju falemnderit për letrën tuaj të datës 8.12. 2004.
Unë asnjëherë nuk kam dyshuar në angazhimet e mëdha të Danimarkës në
Ballkan.Për këtë, me takon mua që t´i shqyrtoj disa nga problematikat në konflikt,
që sipas mendimit tim është vendimtare për krijimin e një zgjidhjeje të
qëndrueshme dhe të drejtë.
Ju shkruani, që Korniza e Kosovës mbështetet në Rezolutën 1244/1999 Kshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara..Problemi kryesor me këtë rezolutë, e cila i prekte vetëm një periudhë tri vjeçare, dhe e cila më pas nuk është rishikuar, është këtu një gabim i madh  se kjo rezolutë nuk përbën një siguri (premtim) për popullatën shqiptare që ajo vetë të vendos për ardhmerinë e vet.Në vend të saj,(vetëvendosjes), shtrohen disa të ashtuquajtura standarte, të cilat shqiptarët duhet t´i përmbushin.Këto standarde janë përmbledhur në një libër me afër 100 faqe. Shtrohen aq kushte të mëdha sa që shqiptarët nuk kanë asnjë mundësi për t´i përmbushë këto standarte, thjeshtë se nuk janë shqiptarët ata të cilët e kanë fuqinë (pushtetin) në Kosovë.
Si munden shqiptarët t´i përmbushin këto standarde, kur ata sot, nuk mund të vendosin  as për një  vendndalim (stacion) autobusi pa dhënë dritë të gjelbërt, (leje) UNMIK-u).
-Kjo është një, pamundësi…
Për këtë, situata është pashtegdalje, e tejmbyllur….Ka vetëm një rrugë që çon përpara:
  – E drejta, që për herë të parë në histori, të lejohet që popullata në Kosovës, vetë të vendosë për adhmërinë e vet.
Komuniteti ndërkombëtarë i pranoi pa kushte të drejtat e sllovenëve, kroatëve, maqedonasve dhe popujve të tjerë në ish-Jugosllavi.Por, të njëjtën gjë ua refuzoi shqiptarëve, që t´u jepen të njëjtën të
drejtë, edhe pse shqiptarët në ish Jugosllavinë ishin grupi i tretë nga numri i popullatës pas serbëve dhe kroatëve.Kur Jugosllavia u shkatërua, u krijua një bazë e fortë; kur të gjithë popujt atje dualën në referendume të lira dhe vendosën për Pavarsinë (mëvetësinë) e tyre.Edhe shqiptarët, nën thundrat policore të rregjimit kriminal serb,  e bënë të njëjtën gjë.Por, kërkesat unanime dhe legjitime të shqiptarëve për pavarsi, nuk u respektuan asnjëherë nga qendrat ndërkombëtare të  e vendosjes.
Asnjë nga sllovenët, kroatët, boshnjakët apo maqedonasit, nuk u detyruan për t´i përmbushur 100 faqe me pika  standarde, për t`u njohur ndërkombetarisht. Pse tani shtrohen këto kushte vetëm  për popullin shqiptar, të cilëve edhe ua kanë marrë edhe  mundësitë për ti përmbushur këto standarde?!
Sa u përket gjyqeve pas luftërave ne Ballkan, jam i bindur se të gjitha krimet e luftës duhet të dënohen. Por, mendimi im është, se nuk mund të barazohet dhunuesi me viktimën. Nuk mund të barazosh ushtrinë  okupuese serbe, e cila bëri gjenocid mbi popullin shqiptar, me ata shqiptarë që
luftuan për çlirimin e popullit të tyre. Më lejo të jap një shembull: Sot, ekziston një grup shqiptarësh që akuzohen për likuidimin e disa koloboracionistëve në Kosovë.
Të ju kujtoj se Kosova ishte në luftë!
Në çdo luftë çlirimtare koloboracionistët likuidohen.Kjo, ka ndodhë edhe në Danimarkë gjatë Luftës së Dytë Botërore.
– Kjo në asnjë mënyrë nuk mund të barazohet me kriminelet. nga Serbia, të cilët kishin përgjegjësinë për gjenocid dhe spastrime etnike të popullit tim nga Kosova. Është mirë e dokumentuar që udhëheqësia serbe më decenie të tëra kishte si synim spastrimin e shqiptarëve nga ish-Jugosllavia dhe për këtë qëllim ka pasë edhe elaborate të ndryshme nga akedemikët serbë.
Nëse shqiptarëve nuku lejohet vetëvendosja do të vazhdojë e njejta lojë serbe për diskriminimin e shqiptarëve.
Përzemërsisht!
Xhemil Zeqiri, Aktivist i Drejtave të Njeriut.
Kopenhagë datë 21 01 2005

About admin

x

Check Also

Sa të gënjyer ishim !

/ Intervist që ia vlen të lexohet e rilexohet/ Intervistë me ish ...