Home / Opinion / NDËRMARRJE KRIMINALE KUNDËR LUFTËS ÇLIRIMTARE TË NJË KOMBI

NDËRMARRJE KRIMINALE KUNDËR LUFTËS ÇLIRIMTARE TË NJË KOMBI

Dhomat e specializuara ose, siç është bër e zakonshme të quhen, Gjykata speciale, u themelua nga Kuvendi i Republikës së Kosovës për ta “pastruar Luftën e UÇK-së”!!?? Publikimi i aktakuzave të para tregoi se Lufta Çlirimtare e LPK-UÇK-së dhe e kombit shqiptar për këto dhoma të specializuara ishte një “ndërmarrje kriminale”!! Arrestimet e disa krerëve të partive politike dhe të institucioneve shtetërore (të gjithë anëtarë të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së…) ka shkaktuar reagime të shumta në Kosovë dhe në gjithë gjeografinë shqiptare, por edhe në botë. Reagimet e shqiptarëve janë me ngarkesë të madhe emocionale dhe me paragjykime… Një pjesë e tyre shprehin keqardhje, pakënaqësi e protestë kundër Serbisë, kundër Evropës, kundër tradhtarëve, kundër LDK-së, etj., por nuk “protestojnë” e nuk shprehin indinjatë kundër atyre që e votuan dhe themeluan de jure këtë Gjykatë të paparaë e të padëgjuar në botë! Kurse një pjesë e shqiptarëve, të ngarkuar me paragjykime e të indoktrinuar nga propaganda katër dekadëshe kundër LPK-UÇK-së, fërkojnë duart dhe shprehin kënaqësinë e gëzimin e tyre për këto arrestime pa vrarë mendjen për pasojat që bien mbi pozitën e Kosovës së tyre dhe për imazhin e vendit të tyre!! Këtu nuk po zgjatem për ekstazën që ka përfshirë Serbinë neofashiste të udhëhequr nga pinjollët e kryekriminelit, Slobodan Milosheviç…
Vetë të arrestuarit, me përjashtim të Nasim Haradinajt (deri sot), vazhdojnë ta njohin, të bashkëpunojnë e ta besojnë drejtësinë e kësaj Gjykate antishqiptare dhe kundër vlerave të qytetërimit e të demokracisë evropiane!! Për mendimin tim, e kam thënë në dhjetra shkrime e reagime, kjo Gjykatë për asnjë çmim nuk do të duhej të themelohejë e votohejë nga Kosova (Kuvendi i Republikës). Ta zëmë se këta që janë arrestuar e të tjerë që mund të arrestohen e akuzohen nuk i kanë ditur qëllimet e saj antiKosovë dhe antishqiptare… Ta zëmë se ishin naiv dhe besuan që Gjykata speciale po themelohejë për «pastrimin e Luftës së UÇK-së”! Por, si mund të arsyetohet qëndrimi i tyre pas momentit që kanë lexuar aktakuzën dhe kualifikimin kriminal se Lufta Çlirimtare e UÇK-së paska qenë as më shumë e as më pak se një “ndërmarrje kriminale”??!! Mjafton ky cilësim i Luftës së LPK-UÇK-së dhe kombit shqiptar për çlirimin e Kosovës shqiptare, pa përmendur pika e formulime tjera të marra nga gjykatatë dhe dosjet e Serbisë, për të kuptuar qëllimin kriminal të kësaj Gjykate speciale. Prandaj, të akuzuarit do të duhej të mbanin qëndrimin që mbajti Nasim Haradinaj: të mos e besonin drejtësinë e kësaj Gjykate dhe të mos e njihnin atë, të refuzonin të bashkëpunonin me të.
Publikimi i aktakuzave të para të kësaj Gjykate (prokurorie) vërtetoi katërcipërisht se qarqet që inicuan dhe nxitën themelimin e saj nuk e kanë “inatin” me individë e persona të veçantë, por e kanë me Luftën e një kombi për çlirimin e Kosovës nga zgjedha e rëndë e shtetit serb, që angazhohejë me tw gjitha mwnyrat dhe mjetet për shfarosjen e popullit shqiptar të kësaj krahine të pushtuar me dhunë e terror në vitin 1912. Ani se kjo Luftë Çlirimtare kishte fituar edhe përkrahjen e botës demokratike dhe të aleancës më të fuqishme ushtarake, NATO-s… Kjo pjesë e klasës politike e shtetërore, që u arrestua dhe pjesa tjetër e politikës së vjetër, që po qeverisë me “komoditet” e fodullëk, e paprekur(!), është përgjegjëse para popullit dhe para brezave që do të vijnë për këtë ndërmarrje të përbashkët kriminale për themelimin dhe votimin e Gjykatës speciale. Kjo pjesë e klasës së arrestuar politike e shtetërore, bashkë me këta të klasës së vjetër politike, do të duhejë të dënoheshin për krijimin e komunave serbe me procesin e decentralizimit-bosnizimit, për “serbizimin” e trashëgimisë kulturore e fetare të Kosovës, për miratimin e ndarjes së qytetit të Mitrovicës e të Veriut, për heqjen dorë nga bashkimi me shtetin tonë Amë, për heqjen dorë nga Flamuri ynë kombëtar, për marrëveshjet antishqiptare të Brukselit, pwr “demarkacionin” me Malin e Zi, për privatizimin (trafikimin) kriminal të ekonomisë dhe të pasurive të Kosovës në bashkëpunim me praninë ndrëkombëtare, pwr mbjelljen e Kosovws shqiptare me minaret turko-arabe e për shumë të këqija më të vogla që i kanë shkaktuar Kosovës pas Luftës. Kurse, arrestimi dhe akuzimi i tyre për “ndërmarrje kriminale” kundër Serbisë pushtuese dhe bashkëpunëtorëve të saj është dhe duhet të jetë i papranueshëm dhe i dënueshëm për çdo shqiptar me dy bërthama në kokë dhe, sidomos, për çdo atdhetar. Ndonjë krim eventual, i izoluar, në kohë Lufte ose menjëherë pas saj mund të hetoheshin e dënoheshin vetëm pasi të ishte dënuar edhe krimi i fundit i Serbisë dhe gjenocidi i saj i kryer në Kosovë ndaj popullit shqiptar. Ndonjë krim i supozuar dhe i izoluar nga ndonjë pjesëtar i UÇK-së do të mund të hetohejë e gjykohejë vetëm pasi t’i ishte njohur Kosovës e drejta për shkëputje e pavarësi të plotë nga Serebia, nga UNMIK-EULEX-i e nga organizma tjerë që po ia marrin frymën dhe lirinë Kosovës shqiptare…
Thirrjet për unitet nga eksponentë të partive e të institucioneve për ta mbrojtur “pastërtinë e Luftës së UÇK-së” në Gjykatën speciale janë sa demagogjike po aq edhe hileqare!! Pastërtia e Luftës së UÇK-së nuk mbrohet në një gjykatë që Luftën e saj e kualifikon si “ndërmarrje kriminale”. Prandaj, krerët e partive politike dhe të institucioneve në Prishtinë, në Tiranë, në Shkup e kudo në botë do të duhej të ishin unik në qëndrimin kundër kësaj ndërmarrje kriminale për dënimin e Luftës së UÇK-së dhe të kombit shqiptar për çlirimin e Kosovës dhe nuk do të duhej ta njihnin këtë Gjykatë speciale… Ndryshe do të bëhen pjesë e kësaj ndërmarrjeje kriminale kundër Luftës së UÇK-së, kundër Kosovës dhe kundër pavarësisë së saj nga Serbia…
Xhevat Bislimi

About admin

x

Check Also

Kurti: Do të kemi shumicën në Kuvend pa koalicion, me Serbinë hapim kapitull të ri!

22- 02/2021 Albin Kurti Kryeministër Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, u ...