Home / Opinion / Mendimi dhe qëndrimi i opinonistit e publicistit Lirim Gashi,

Mendimi dhe qëndrimi i opinonistit e publicistit Lirim Gashi,

Si një njeri dhe shqiptar, të cilit makineria vrastare dhe gjenocidale serbe ia ka masakruar 22 anëtarë të familjes, ndihem jashtëzakonisht i ofenduar, turpëruar, tmerruar, indinjuar, mllefosur, pikëlluar dhe shpirtërisht i masakruar, që në karrigen prapa bankës së akuzës, aty ku e kanë vendin kriminelet gjakpirës, nekrofil dhe gjenocidal serbë, është ulur zëdhënësi dhe kandili i lirisë, urtisë, maturisë, dritës, dijes, drejtësisë, edukatës, kulturës, etikës, moralit, çiltërisë, dinjitetit, sinqeritetit, integritetit dhe kredibilitetit, zotëriu i madh i politikës shqiptare, si dhe njëri ndër tribunët, humanistet dhe margaritarët më të mëdhenjë të çështjes kombëtare, zotëri Jakup Krasniqi.
Për herë të parë në këto dy dekadat e fundit s’po mund t’i gjejë fjalët e duhura, për ta përshkruar prej lotëve të mallengjimit, pikëllimit dhe krenarisë gjendjen time emocionale, në këto çaste të vështira për popullin, kombin dhe shtetin tim.
Në këto çaste dhe rrethana të vështira e traumatike, familjarët e viktimave të panumërta të terrorit dhe gjenocidit mizor serb, nuk mund t’i ngushëllon dhe mbron asgjë nga masakra shpirtërore.
As heshtja, por fatkeqësisht as manifestimi i zëshëm i mllefit.
Pa rikthim të faktorit ndërkombëtar të logjika dhe arsyeja e shëndoshë, si dhe pa kyçje të trurit, shpirtit dhe ndërgjegjes gjatë gjykimit, nuk mund të ketë as mendim dhe as veprim të arsyeshëm e racional.
Çdo mendim, apo veprim që i lëshon binarët e drejtësisë, logjikës, ndërgjegjës dhe humanizmit prodhon padrejtësi, iracionalitet, mëkate, pabarazi, shkelje të dinjitetit të individit dhe kolektivit, si dhe viktima të pafajshme…
Dhe pikërisht kjo po ndodh në rastin e Jakup Krasniqit, i cili është një njeri aq shpirt bardhë, fisnik, atdhetar dhe kosmopolit, sa që ata gjykatës të pashpirt të cilët e kanë ulur në bankën e akuzës me kërkesën e Serbisë agresore, hegjemoniste, shoviniste, naziste dhe fashiste dhe me lejen e Këshillit të Evropës do të turpërohen herdokur, që kanë qenë pjesë e një procesi nonsens dhe sui generis në historinë e njerëzimit, ku zhvendosja e fakteve në kahjen e kundërt të logjikës dhe arsyes së shëndoshë, është udhërrëfim i shndërrimit juridik të viktimës në vrasës dhe anasjelltas.
Jakup Krasniqi nuk është njeri dhe politikan i asnjë partie. Ai është njeriu, politikani, tribuni, çlirimtari, humanisti, intelektuali, zëdhënësi, kandili, sinonimi dhe personifikimi i lirisë, respektivisht dritës sonë në fund të tunelit.
Ai është një vlerë kombëtare si rrallë kush tjetër në trojet tona etnike.
E presim me padurim lirimin e tij dhe kthimin në gjirin e familjes dhe kombit, sepse aty e ka vendin.

About admin

x

Check Also

Sa të gënjyer ishim !

/ Intervist që ia vlen të lexohet e rilexohet/ Intervistë me ish ...