Home / Histori / Konferenca e Paqes në Parisë u mbajtë 29 korrik deri 15 shtator 1946!

Konferenca e Paqes në Parisë u mbajtë 29 korrik deri 15 shtator 1946!

Enver Hoxha demaskoj kërkesën e delegacionit grek për rishikim të Kufijve në Ballkan.
“ Ne jemi paqedashës, por ne nuk jemi nga ata që lejojmë të na marrin nëpër këmbë. Ne dimë t’i mbrojmë të drejtat tona, lirinë, pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin tonë tokësor.
. Fashistët grekë nuk mund të durojnë, që në kufirin e tyre të Veriut të egzistojë një demokraci e fortë dhe e shëndoshë siç është kjo e jona. Ata bëjnë çmos për të turbulluar paqen në Ballkan, ata shkojnë deri atje sa të kërkojnë dhe Shqipërinë e Jugut pse, thonë ata, ajo “është një tokë greke”. Konferenca e Parisit votoi në favor të kërkesës greke, e cila synon diskutimin e kufirit të Shqipërisë së Jugut.
“Unë deklaroj solemnisht se: as Konferenca e Parisit, as Konferenca e të Katërve, as çdo konferencë tjetër qoftë, nuk mund të marrin në shqyrtim kufijtë e vendit tonë, brenda të cilëve nuk ka asnjë pëllëmbë të huaj. Kufijtë tanë janë të padiskutueshëm dhe askush nuk do të guxojë t’i prekë.
E gjithë bota ta dijë se populli shqiptar nuk lejon që të diskutohen kufinjtë e tij dhe toka e tij. Nga ana tjetër protestoj për vendimin e marrë në seancë plenare të Konferencës së Parisit.
Populli shqiptar nuk e ka dërguar delegacionin e tij në Paris për të dhënë llogari, por për t’u kërkuar llogari atyre që e kanë dëmtuar aq tepër dhe që ai i ka luftuar me ashpërsi gjer në fund.
.
Më 16 shtator 1946 Gjeneral kolonel Enver Hoxha largohej nga Parisi. Në aereoport, para largimit ai bëri nje deklaratë për shtyp, me anë të së cilës vendosi kursin përfundimtar të delegacionit shqiptar, por dhe për të shmangur çdo diskutim tjetër rreth rishikimit të kufijve.
Teksi i deklaratës, i botuar në disa të përditëshme evropiane dhe më pas në gazetën “Bashkimi”
Në seancën plenare të datës 26 shtator 1946 delegacioni grek e kish tërhequr kërkesën e tij për një komision të rishikimit të kufijve.
Qëndrimi burrëror në këtë Konferencë për të mbrojtur të drejtat dhe tërsinë teritoriale të Shqipërisë, populli shqiptar e ka përjetsuar në këngë.
Në Parisë u mblodh Unoja,
Fol Enver të lumtë goja,
Fol e mbro të drejtat tona,
Që nga jugu në veri,
Nga Kosova në Çamëri
Ne jemi Shqipëri
Krahsoni situatën e atëhershme me këtë sot që vihen në diskutim kufijt. A duhet një qëndrim burrëror sot që t’i thotë cilitdo se kufijtë e vendit tim nuk diskutohen!.

About admin

x

Check Also

Avni Dehari, ‘feniksi shqiptar’, flet për MekuliPress: “Vendi i parë, pa një dallim të madh nga i dyti, do t’i ngjante fitores së Pirros me dëme të mëdha për Kosovën. Fitorja e madhe që po vie është garantuese e mosminimit si në të kaluarën e themeleve të qeverisë së re, që do të dalë si vullnet i popullit.”

January 20, 2021 Është ky Avni Dehari, humanisti, poeti, kritiku, këshilltari dhe ...