Home / Opinion / JANË GRINDAVECË GANI KOCI DHE IBRAHIM KELMENDI, APO?

JANË GRINDAVECË GANI KOCI DHE IBRAHIM KELMENDI, APO?

[Po i sjell këtu komentet publike që bëmë në status që afishova dje:]
Gani Koci, tashmë u mor vesh nga kushdo, cilët matrapazë profiterë paskëshit qenë.
Meqë ma kishe bllokuar mundësinë për të reaguar/ komentuar publikisht në profilin tënd, u grindem në privat. E meqë ke dekonspiruar fyerjen që ta kam bërë unë ty në privat, përse nuk ke dekonspiruar edhe sharjet që m’i ke bërë ti mua?! I pabesë!
Çlirimitarë i quan ti Hashim Thaçin e Rexhep Selimin! Në mungesë të informimit, apo sepse të kanë lënë të ulësh në sofrën e bandës së sabotuesëve, komplotistëve e profiterë të UÇK-së dhe luftës së saj titanike?!
Pse simulon sikur nuk je i informuar se nga shtatori 1998 deri ne qershor 1999, UÇK-ja e Zonës Operative Drenicës nuk ka marrë nga Fondi „vendlindja thërret“ asnjë „lek as fishekë“, siç qe shpreh Komandanti i Zonës Sami Lushtaku, në prani të komandantëve të të gjitha zonave dhe të komandantëve të Shtabit të Përgjithshëm Sylejman Selimi dhe Agim Çeku, më 25 qershor 1999?!
Pse simulon sikur nuk je i informuar për urdhërin që Rexhep Selimi ka dhënë gjatë Lufte për dëbimin e Heroit Bekim Berisha nga Kosova?!
Pse simulon sikur nuk je i informuar për sabotimet që ua kanë bërë Xhavit Haliti, Azem Syla, Hashim Thaçi e Rexhep Selimi, Heroive Adem Jashari e Fehmi Lladrovci?!
Pse simulon sikur nuk je i informuar si e kanë sabotuar e komplotuar konsolidimin e UÇK-së gjatë viteve 1994 mars 1998 komplotistët Xhavit Haliti, Azem Syla, Rexhep Selimi, sa Epopeja në Prekaz ta gjente UÇK-në pa asfarë komande e pa armë e municion?!
Pse simulon sikur nuk je i informuar se që nga marsi deri në qershor 1998 kUmandantët e „shtabit të rognerit“ kanë sabotuar furnizuar UÇK-së së Vëgjelisë çlirimtare të Kosovës që po vet-organizohej në Kosovë?!
Pse simulon sikur nuk je i informuar që pasi kUmandantët nuk ia dolën ta sabotonin rriten eksploduese të UÇK-së, atëherë me ndihmë edhe të shërbimeve armiqësore, improvizuan formimin e Shtabit të Përgjithshëm në Kosovë, më 10 qershor 1998, që ta kapin komandën e UÇK-së, për ta komplotuar edhe përmes „komandimit“ nga „gjarpnat“, „10-shët“, „çelikët“?!
Pse simulon sikur nuk je i informuar që janë „avulluar“ arkivat e UÇK-së që t’u fshihen edhe më shumë këmbët „gjarpnave“?!
Pse simulon sikur nuk je i informuar që asnjë shtab zone nuk është ndihmuar me ndihmat financiare nga kUmandantët e „shtabit të rognerit“, edhe pse i kanë “menaxhuar” rreth 70 % të ndihmave financiare të Emigracionit patriotik, përmes Fondit “vendlindja thërret”, dhe janë paguar për komplote edhe me dhjetra milionë nga kuislingu Bujar Bukoshi?!
Pse simulon sikur nuk e di se duke gënjyer që „gjarpni“ e „10-shi“ ishin komandantë, krerë e udhëheqës të UÇK-së, në kohën kur u është ngrit aktakuza për kriminelë lufte, po i bëhet edhe komplot i radhës UÇK-së?!
Etj., etj.
Pra, i di edhe ti të gjitha, por meqë je pjesë e bandës së ptofiterëve të Luftës dhe të pas/luftës, të duhen sharjet e fyerjet për t’ua fsheh këmbët edhe më shumë „gjarpnave“ – që të mos shihen krejt përmasat e pasojave të krimeve që ia keni bërë UÇK-së, Luftës çlirimtare dhe Shtetit të Kosovës!
Haram të koft respekti i deridjeshëm!
***
Iu kërkoj falje për sharjen që ua kam bërë në privat, ty dhe Hashimit, edhe pse ti nuk e meriton, si i pabesë që paske qenë, meqë “privatisht” jemi grind e tall edhe më vulgarisht, por nuk i kemi publikuar!
Ndoshta vetëkuptohet që kjo fyerje e djeshme ishte reakcion afektiv që më përfshiu sapo pash statusit tënd dhe nuk pata mundësi të reagoi publikisht, aty ku e kishe afishuar statusin skandaloz. Megjithatë, nuk të duhej të ju fyeja.

About admin

x

Check Also

Kurti: Do të kemi shumicën në Kuvend pa koalicion, me Serbinë hapim kapitull të ri!

22- 02/2021 Albin Kurti Kryeministër Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, u ...