Home / Opinion / Shqiptar!

Shqiptar!

Karagjena duhet shkatërruar

Mr. Ukshin Hoti shkruante: Dëshiroja që t’i zbuloja qëllimet e vërteta amerikane kundrejt popullit shqiptar, të cilit unë i përkisja. Dëshiroja të depërtoja pak më larg nga kundërvënja e tyre ndaj regjimit të Enver Hoxhës, për këtë gjë ata nuk ma mundësonin. Kisha vënë re se gjithë çka kishte të bënte me Shqipërinë ishte e vendosur në kuadër të studimeve sllave dhe kjo si në Horvard ashtu edhe në Universitetin e Çikagos, ashtu edhe në Bibliotekën e Washingtonit DC. Të gjitha pyetjeve të mia lidhur me këtë çështje ata nuk më ishin përgjigjur. Literatura e historisë politike i shmangej përgjigjeve të këtyre pyetjeve. Madje edhe Robert Lee Wolf, një autor i vjetër i studimeve të famshme për Luftën e Dytë Botërore në këtë pjesë të Ballkanit, në studimet e veta është shmagur t’u përgjigjur pyetjeve të mia. Të njëjtën gjë e ka bë edhe Hans Morgenthau ( babai i politikës ndërkombëtare amerikane); Jeremi Izrael, nga Universiteti i Çikagos, Steven Burg, gjithashtu nga Çikago, Dov Renon nga Horwardi, Erik Hamp nga Çikago e të tjerë. Pra e dij se ma shum do ta shihnin Shqipërinë e bashkuar me Kosovën, sesa ta shihnin Kosovën të bashkuar me Shqipërinë. Kjo nënkuptonte se ishte interesi që botës sllave ma mirë ishte, që t’ia shisnin 300 milion këmisha sesa t’ia shisnin Shqiptarëve 5 milion këmisha…

Kartagjena duhet shkatërruar.

About admin

x

Check Also

Sa të gënjyer ishim !

/ Intervist që ia vlen të lexohet e rilexohet/ Intervistë me ish ...