POPULL AMERIKAN, FALEMINDERIT
Posted by: admin
in Opinion
08/11/2020
96 Views
POPULL AMERIKAN, FALEMINDERIT që nuk lejove edhe një herë të ndodhë befasia. I the JO njëriut me mendje të kufizuar – Trump-it dhe po e largon nga Shtepia e Bardhë. Bota do të jet me e sigurtë me presidentin e ardhshem të SHBA-ve – Joe Biden.
Është e çuditshem dhe e pafalshme që aq shumë shqiptarë kudo e politikan shqiptarë, opinionist shqiptarë e gazetarë shqiptarë ishin në përkrahje për Trump.
Kjo fatkeqësisht deshmon që tepër shumë shqiptarë, ende s’kanë sens të drejt politik kombëtarë shqiptarë.
Si është e mundur, kur Trump përkrahej edhe nga Sërbia e edhe nga Rusia të përkrahet nga aq shumë shqiptarë ?
Trump me administraten e vet me asgjë s’ka deshmuar që e njef drejt Kosovën dhe çeshtjen shqiptare në përgjithësi. Përkundrazi dhe jo vetem kaq, ai mblodhi shumë njerëz në administratën e tijë që ishin bindshem pro sërb. Unë mendoi që ne shqiptarët kemi shumë arsyje te jemi të gëzuar për humbjen e Trump-it. Unë po festoi tani.
Me presidentin e ardhshem të SHBA-ve Joe Biden, nuk do të thot që automatikisht dhe lehtë gjithëçka rregullohët për ne shqiptarët.
Te pakten Biden n’a ka vizituar dhe e din se ku gjindet Kosova dhe shqiptarët në përgjithësi. Ai ka qenë aktiv për çeshtjen e Kosovës më parë. Kjo është një përparsi e madhe.
Diplomacia gjithëshqiptare e ka për detyrë t’ja sqaroi administrates së ardhëshme presidenciale të SHBA-ve, që Shqipëria dhe Kosova kufizohen me shqiptarë. Pra neve kufizohem me vetveten dhe jemi i vetmi popull në botë me këtë fakt. Këtë e ka kuptuar Merkel, kancelarja gjermane e cila është bindur dhe ndjehët që Evropa n’a ka borxh. Do të ishte fat i madh që këtë bindje t’a krijonte edhe presidenti i ardhëshme i SHBA-ve, JOE BIDEN.
Pra Kongresi famkeq i Berlinit dhe Konferenca famkeqe e Londres duhet të përmenden para diplomatëve evropian e amerikan dhe para hundëve të diplomateve sërb çdo herë kur të ipet rasti. Sdo të duhej të frigohemi e as të turpërohemi sepse do të kerkonim diçka tonen e jo diçka të huaj. Do të kerkonim diçka që n’a është marrë padrejtësisht e barbarisht pa luftë ushtar me ushtar por me masakra – holokaust të pa parë në Evropë deri atëherë.
2020-11-08