Home / Opinion / NË DITËN E THEMELIMIT TË PARTISË KOMUNISTE SHQIPTARE

NË DITËN E THEMELIMIT TË PARTISË KOMUNISTE SHQIPTARE

79 vjet më parë, më 8 Nëntor 1941
“ . . . Atëherë u ngrita në këmbë shumë i emocionuar dhe thashë:
-Shokë, në bazë të propozimit të Grupit Komunist të Korçës dhe mendimeve të shfaqura nga gjithë të pranishmit, po vë në votë Projektvendimin:
“SOT, MË 8 NËNTOR TË VITIT 1941, PËRFAQËSUESIT E TRI GRUPEVE KOMUNISTE, TË KORÇËS, TË SHKODRËS DHE TË TË “RINJËVE, TË MBLEDHUR NË SEANCË PLENARE DHE PAS DISKUTIMEVE KONSTRUKTIVE ME FRYMË KOMUNISTE, DUKE U BAZUAR NË MANDATIN QË U KANË DHËNË SHOKËT E GRUPEVE TË TYRE, THEMELUAN PARTINË KOMUNISTE TË SHQIPËRISË”.
Kush është pro, të ngrejë dorën.
Të gjithë ngritën dorën. Nuk pati asnjë kundër, asnjë abstenim. U kurorëzua me sukses hapi kryesor, detyra vendimtare që i kishim vënë vetes kur u nisëm për këtë Mbledhje Historike!
Atëherë deklarova:
Me unanimitet të plotë u Themelua Partia Komuniste e Shqipërisë.
Rroftë Partia Komuniste e Shqipërisë!
Të gjithë, të gëzuar e të emocionuar, u ngritëm në këmbë dhe me grushtin përpjetë, në dritën e llambës me vajguri, kënduam me zë të ulët Internacionalen, pastaj brohoritëm e brohoritëm për Partinë Komuniste të Shqipërisë. . . !
Se kildebilledet
ENVER HOXHA, “Kur lindi Partia”.
NJË DJEP NË BARRIKADË
Me flakë Epopeja
Po shkruhej në Tiranë,
Një botë tek agonte
Nga syri i pushkës pamë.
Një nuse në barrikada
Vendos një djep fëmije,
Shamin’ e hoq të na lidhte
Plagët – rrënjë lirie.
Dhe turravrap mes predhash
I biri e kërkonte,
Po nusja pozicionet
Me djepin tok ndërronte.
Në sulme të përgjakur
Me zjarr kur digjej nata,
Si monument po ngrihej
Ky djep në barrikada.
Dhe nusja mbante djalin
Dhe foshnja ndiqte nënën,
që djali të mos vritej
Përpara vinim zemrën.
Ne ishim komunistë
Vëllezër të Qemalit,
Partia na kaliti
Në djep të idealit.
Ne ishim komunistë
Shokë të Enverit,
Partia na kaliti
Besnikë në rrugë të nderit.
Hysni Milloshi

About admin

x

Check Also

Kurti: Do të kemi shumicën në Kuvend pa koalicion, me Serbinë hapim kapitull të ri!

22- 02/2021 Albin Kurti Kryeministër Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, u ...