Home / Lajme / Lamtumire Presidenti Trump, urime Presidenti Biden!

Lamtumire Presidenti Trump, urime Presidenti Biden!

Zoti President, sot Amerika feston, sepse vota masive e theu rekordin ne zjedhjet presidenciale amerikane, e dha verdiktin e merituar, te ikni, sepse ju nuk ditet te menaxhoni as marredhenjet etnike, as ato racore, as pandeminë, e as marredhenjet nderkombetare. Po, Ju iket me nje vote plebishitare jashte Shtepise se Bardhe, ne shenje zemerimi e proteste nga votuesi, sepse ju shpesh zjarrit i hudhet benzine, dhe ky eshte verdikti i sovranit.
Sot, perfundoi epoka juaj e abuzimit me shtetin e me pushtetin, me aleatet, e tere boten. Sot Amerika shpetoi nga arroganca, cinizmi dhe nga skenat e pakendshme qe krijove shpesh ne vend dhe jashte.
Lamtumire kryetari im i çutitshem, sot populli ka nje ndejnje lehtesimi e shpetimi nga sjelljet tuaja arrogante prej nje autokrati.
Ju, manipuluat edhe me situaten e vendit tim te origjines, nje vend i vogel, i vuajtur e paqesor qe e krijoi Amerika, me bombardimet qe i porositi kundershtari juaj politik, Joe Biden, tani President i zgjedhur i Amerikes, qe shpetoi popullin tim nga gjenocidi dhe zhdukja. Derisa, Biden ka merita te vecanta per clirimin e vendit te rrenjeve te mia, Ju si nje diletant pa fije turpi u munduat t’a pervetsoni aktin e Biden-it gjate fushates elektorale!
Lamtumire komandanti im suprem vajtues, Ju, ne kohe pandemie lejuat qe i derguari juaj special per Kosove e Serbi, Ambasadori Grenell, te rrezoje qeverine legjitime dhe te instaloj nje qeveri kukull, ku do t’u pergjigjej kerkesave te Grenell-it e Vuciqit, ne deme te interesit kombetar. Ishte skandaloze, kur e barazuat agresorin me viktimen, duke e perbuzur karakterin laik te Kosoves, duke ia nderruar historine dhe gjeografine. Fatmiresiht, ju iket si nje humbes i madh, pa arritur te realizoni asnje marreveshtje, dhe pa realizuar enderren tuaj qe Ujmani te quhet, Liqeni Trump dhe pa çmimin “Nobel”. Padyshim, se ikja juaj i ka deshpruar miqte tuaj ne Serbi dhe disa pushtetare ne Kosove.
Lamtumire Presidenti im arrogant, qe i lartesove diktatoret dhe i poshtrove aleatet tane, anemane botes. Kerkove, qe kundershtari juaj poltik, Joe Biden te burgoset, kerkove nga nje lider i huaj qe Biden te hetohet, duke e shkelur kushtetuten e vendit me dy kembe. Poashtu, ju u kercnuat se nuk do te beni nje transfer paqesor te pushtetit!
Lamtumire Presidenti i mureve ndarese, qe emigrantet i quajtet dhunues, vrases, i ndave femijet nga prindet, krijove sloganin ‘America first’ fatkeqesisht ky veprim u shendrrua ne nje ritual ‘Amerika vetem’, e izoluar e pa miq tradicional. Ju, si emigrant i gjenerates se dyte, kur nena juaj emigroi, paraardhesit tuaj nuk e ndaluan ne kufi, ajo e jetoi enderren amerikane qe djali i saj, ju zoti president, te beheni i pari i ketij vendi, fal zemergjersise amerikane, e qe ne fakt ne jemi nje shtet emigrantesh, i vetmi ne bote, ku emigrantet ndihen te lire, ashtu si ju, qe realizuat enderren amerikane, por kete enderr ua refuzoni emigranteve te rinje.
Lamtumire z. Trump, i urrejtur fort edhe nga familja juaj e ngushte, nga motra juaj qe i tha the Washington Post se “vellau im (Trump) nuk ka principe”, derisa mbesa juaj e titulloi librin e saj kushtuar ju me titull “…Si e krijoi familja ime njeriun me te rrezikshem ne bote”.
Lamtumire Presidenti im ‘aksidental’, qe poshtrove bashkepunetoret, dhe i largove njerezit qe te sollen ne pushtet, ju qendruat nen hijen e Putinit dhe kurr nuk i denoncove diktatoret dhe lideret ultra-supremacistë. Ju, luajtet valsin e fundit “me shkrepse te ndezur rreth fuçisë me barut”, Ju z. President, me diskursin tuaj ofendues, degjeneruat partine duke e detyruar ate qe te sillet rreth orbitit te kultit Trump.
Lamtumire z. President Trump, ik, merre djalin, vajzen, dhenderrin me vete sepse e abuzuat zyren ovale kot, ik sepse Amerika dhe bota pa ju eshte me e sigurte, ikja juaj eshte nje proces demokratik shume i mirepritur. Sot, eshte nje dite historike, nje dite e lumtur, qe juve ju zevendesoi Presidenti i zgjedhur Biden, qe ngazlleu vendin dhe boten, nje pasardhes i denje i baballareve te kombit.
Ramazan Bekteshi, Alexandria, Virginia, USA

About admin

x

Check Also

Kurti: Do të kemi shumicën në Kuvend pa koalicion, me Serbinë hapim kapitull të ri!

22- 02/2021 Albin Kurti Kryeministër Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, u ...