Home / Të ndryshme / TË MBROJMË KOSOVËN NUSE..!

TË MBROJMË KOSOVËN NUSE..!

Abas Goxhaj :
Ç’qe kjo! Moj Kosovë e shkretë..?!
i dorëzove vetë djemtë..!
Pse u mori erë koka
dhe bëtë si u tha bota..!
Gjith’ jetën, me pushk’ e pallë,
e dot’ s’e vrave Dushmanë?!
Hala sërbe, e hidhur halë
djemtë t’i shpuri në Hagë..!
Këta djem, që të çliruan
nga komshija i mallkuar,
u mbyllën gojë e u lidh’ duar
për kriminela akuzuar..!
Ti po qan, “miqt” këndojnë
të vrasin e të gjykojnë,
ejani Perëndi e shihni…,
VIKTIMËN E GJYKON KRIMI..!
Tani ,që shijon lirinë,
duan jetën të ta nxijnë,
gjumin, moj lulja e Botës
ta shpojnë “gjëmbat” e Evropës..!
Dushmanët, Danub me shkumë
kokën në kucur t’a vunë.
Jo, moj jo, nuk të përgjunjë,
zëmrën kurrë nuk t’a shkulë..!
Hodhën borë e shtrëngata,
të të zhduknin dhe nga harta,
historia, TY s’të trëmbi
FARA MBIU MAJË SHKËMBI..!
Të dogjën me zjarr e hekur,
as farë për të mos mbetur;
Dardani, me pushk’ e këngë
qëndrove si mal në këmbë..!
Kush ka sot gjak prej shqiptari,
si i vdekuri dhe i gjalli,
t’i hedhim mëritë tutje
TË MBROJMË KOSOVËN NUSE..!..
Vlorë, 6 Nëntor 2020.

About admin

x

Check Also

Kurti: Do të kemi shumicën në Kuvend pa koalicion, me Serbinë hapim kapitull të ri!

22- 02/2021 Albin Kurti Kryeministër Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, u ...