Home / Opinion / KUSH ËSHTË KUNDËR MËRGATËS?

KUSH ËSHTË KUNDËR MËRGATËS?

Krijuesit e „Absurdit të Demokracisë“, partitë politike të PLANS-it (pdk-ldk-aak-nisma-lista serbe) bashkë me përfaqësuesit e pakicave, janë kundër votimit të Mërgatës në zgjedhje në Republikën e Kosovës. Me votë „demokratike“ ua mohojnë mërgimtarëve të drejtën themelore demokratike – të drejtën e votës!
– PDK e LDK më 3 Nëntor 2020, në Komisionin Parlamentar për Legjislacion me vota „demokratike“ votuan kundër projektligjit që i mundëson bashkatdhetarëve të votojnë në ambasadat dhe përfaqësitë tjera diplomatike të Kosovës, që e ka proceduar Grupi Parlamentar i LVV. Kjo e drejtë kushtetuese mërgimtarëve iu mohohet për shkak të procedurave burokratike e dekurajuese dhe kostos së lartë!
– Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), me vota „demokratike“ të partive PLANS-it (pdk-ldk-aak-nisma-lista serbe) bashkë me përfaqësuesit e pakicave, megjithë kërkesën dhe këmbënguljen e përfaqësuesve të LVV, refuzuan zhvillimin e aplikacionit elektronik për regjistrimin e votuesve në mërgatë, me arsyetimin për mbrojtjen e integritetit të votës! Pra, kreatorët e vjedhjes industriale të votave tani mbrojnë integritetin e votës !!!
– Në zgjedhjet e 6 tetorit 2020, KQZ dhe PZAP, me vendime „Absurde demokratike“, refuzuan numërimin e votave të ardhura nga mërgata shqiptare e Kosovës!! Këtë vendim absurd të KQZ dhe PZAP, me këmbënguljen dhe angazhimin politik e ligjor, si kundërkushtetues e antidemokratik, e rrëzoi Gjykata Supreme.
– KQZ, me vota „demokratike“ refuzon regjistrimin e një partie politike turke, duke mohuar thelbin e demokracisë – pluralizmin politik!!!
KQZ si institucioni i vetëm kushtetues për zhvillimin, kultivimin, ruajtjen, mbrojtjen dhe reslizimin e vullnetit demokratik dhe të pluralizmit demokratik të shprehur përmes votës, me përbërjen aktuale të partive politike të PLANS-it dhe të pakicave tjera, e kanë shndërruar KQZ-ën në institucion antidemokratik, refuzues dhe mohues institucional të demokracisë dhe vullnetit të lirë demokratik – votës së qytetarëve!

About admin

x

Check Also

Sa të gënjyer ishim !

/ Intervist që ia vlen të lexohet e rilexohet/ Intervistë me ish ...