Home / Opinion / HISTORIA DHE AKTUALITETI!

HISTORIA DHE AKTUALITETI!

Mos besoni supozimet teorike se:”Nëse dikush do të rrëshqasë e të bjerë , do të thyejë qafën e tij ! Nuk ndodh gjithmonë kështu! Largoni çdo lloj besimi në të pamundurën, madje edhe kur shkaku dhe pasoja duken të pashmangshme. Ra mbreti Zog nga froni më 7 Prill 1939,populli e pësoi! Mbreti mori thesarin dhe iku jashtë vëndit! Ra Musolini më 1944 populli italian e pësoi ! Ra Hitleri më 1945 populli gjerman pësoi! Ra socializmi në Bashkimin Sovjetik më 1960 ,Bashkimi Sovjetik u shpërbë dhe populli sovjetik e pesoi ! Ra Vetadministrimi Jugosllav më 1990 Jugosllavia u shperbe dhe populli e pësoi !
Ra Socializmi më 1990 në Shqipëri populli e pësoi ! Ranë Firmat Piramidale më 1996 populli e pësoi!
Ra Sali Berisha më 1997 populli e pësoi ! Ra Fatso Nano më 2005 populli e pësoi! Edhe po të ndodhë që më 25 Prilli 2021 të thyejë zverkun Rama populli do ta pësojë! Vetëm Revolucioni i Tetoit 1917 solli popullin në pushtet ,Cari dhe feudalizmi theu zverkun! Lufta Nacionalçlirimtare solli popullin në pushtet,zverkun thyen feudalët dhe tradhëtarët !
Kasta politike dhe elita borgjeze në vend që të shohin në të kaluarën çfarë ishte e suksesëshme, dhe çfarë ishte e vonuar dhe e gabuar, që të rishikonin metodën dhe veprimin publik,e quajnë epokën e Enver Hoxhes diktaturë e dështuar,brutale,izolim, lufte per mbijetese,se hoqi besimin fetar,mbylli kufijtë, nuk lejoi liri politike! Shumë gjëra në kohën e PPSH nuk u bënë ashtu siç dëshironim, por shumë gjëra u realizuan në mënyrën më të mrekullueshme.
Binduni se Shqipëria nën udheheqjen e PKSH (PPSH),gjatë periudhës 1953- 1983 –kohe e njëjtë me ate 1991-2020-kishte :¬ një popullsi prej 2.841.300 banorë. Në qytet banonin 51.6% ose 1.466.000 ishin meshkuj, 48.4% ose 1.375. 300 femra .Në qytet banonin 961.500 banorë dhe ne fshat 1.879.800 banore. Shtesa e popullsise ne vit 15.518 persona.Numëri i nxënësve dhe studentëve për 1000 banorë ishte 251. Gjithsej kishte 713.500 nxënës dhe student. Të papunë asnjë. Vëllavrasje asnjë. Numri i personave me libreza kursimi 1 milion e 084.804 veta! Ndertoi 500 fabrika,uzina,kombinate (Libri Zhvillimi i arsimit të lartë në Shqipëri autor Bardhyl Golemi ,Vladimir Misja Tiranë 1987) .
Forca të afta pune mosha 15-59 vjeç femrat dhe 15-54 vjeç meshkujt zinin 56.4% . Forca nën moshën e punës 34.5% (34.7% meshkuj 34.3% femra). Mbi moshen e punes 9.1%. Në sektorin shteteror punonin 697.774 veta,ne sektorin koperativist 517.178 persona..U arrit ndërtimi i 385.769 shtëpive e apartamenteve të banimit, u ngritën 67 qytete të reja.
Shqipëria kishte rreth 100 kinema dhe afro 5000 institucione kulturore e artistike dhe në fshatrat e thella e malore. Përveç muzeve të qyteteve ekzistonin edhe rreth 2 mijë muze e shtëpi muze. Botoheshin 110 gazeta e revista dhe fondi i librave ishte 4 milionë e 210 mijë.
Nga bonifikimet u përfituan mbi 52.500 ha tokë, dhe u përmirësuan 200.500 ha tokë, u zgjeruan liqenet artificiale dhe rezervarët e ujit.Kështu u arrit ujitja në tokë malore me rreth 70% të sipërfaqes. U ndërtuan 654 diga të rezervuarëve të ujit së bashku me nënobjektet
Tokë e punuar 710.000 ha.Tokë arë 589.000 ha.Pemishte 58.000 ha.Ullishte 44.000 ha. Vreshta 19.000 haktar.U mbollën 5 milionë e 844 mijë rrënjë ulliri dhe një milion e 182 mijë rrënjë agrume. 60 milionë e 630 mijë pjergulla rrushi, u hapën 20 mijë ha vreshta me rrush.Vetëm gruri i mbjellë me 209 mijë ha siguronte 234 kg bukë për një banorë. Shqipëria kishte 699.000 gjedhë. U pyllëzuan rreth 200.000 hektarë,u përmirësuan rreth 400.000 hektarë pyje.
Prodhimi i drithrave dhe bulmetrave!
Drithra buke 954.500 ton; Patate 134.900 ton; Oriz 12.300 ton;pambuk 15.700 ton;duhan 15.700 ton ;panxhar sheqeri 321.100 ton; luledielli 53.700 ton; perime bostan 371.000 ton fasule 19,400 ton tagjira 15.700 ton;Elb distik 3.300 ton Fruta105.000 ton; ullinj 50.300 ton agrume13.800 ton,Rrush 80.700 ton;rrush vreshti 55.600 ton;Qumesht 367.400 ton; mish 64.100 ton veze 215.500 kokërra;Mjaljte 700 ton.
Blegtori kishte 86.000 krere Qe ; 212.000 krer Lopë;dhën 1.210.000 krere nga keto per qumesht 854.000 krere; dhi 791.000 krere nga keto per qumesht 528.000 krer.Dërra 170.000 krere,dosa 16.000 krere.Njëthundrak 138.000 krerë; Shpend 3.831.000 krere;’Bletë 105.000 koshere moderrne!
Fondi i pyjeve gjithsej 32.979 metra kub,nga te cilat;15.219 m3 pyje te larta;4.400 m3 halore;10.819 m3 fletore, 12.080 m3 pyeje te ulet dhe 568 m3 shkurre.Nga pyjet dhe kullotat: Grumbulloheshin 315 ton Valanidh;3021 ton Shqeme;4.038 ton sherebel.173 ton gjethe dafine;1.219 ton dellenje e kuq; 198 ton dëllënjë e zeze; 171 ton Rozmarine;124 ton kamomil; 52 ton çaj mali;830 ton shqopë dhe 49.9 ton bimë te tjera mjeksore.
Industria shqiptare prodhonte mbi 130 lloje makinerish, 60 prej të cilave për bujqësinë. Vetëm traktorë me 15 kuaj fuqi kishte 22.300 copë.
Shqipëria kishte marrëdhënie tregtare, diplomatike me rreth 150 shtete të botës .
U ndërtuan hidrocentralet madhështore ku në çdo 5 deri 6 vjet ndërtohej nga një hidrocentral i madh. U ndërtuan më se 83 diga të tjera, me lartësi mbi 25 metra. Kishte edhe 5 termocentrale:TEC Fier me fuqi 80.000 kw/orë ,TEC Kombinatit Stalin me fuqi 5.000 kw/orë, TEC Korçë me fuqi 5.000 kw/orë ,TECI Maliqit me fuqi 5.000 kw/orë,TEC Metalurgjikut Elbasan me fuqi 10.000 kw/orë. U ndertuan 400 mikrohidrocentarle me me fuqi 300.000 kw/orë .Energjia elektrike ishte 5 miliardë e 112 milionë kilovatë. Eksporti i energjisë elektrike ishte 2 miliardë e 93 milionë kilovatë. Sot nevojiten 14.000.000 kw/ore . Llogariteni se 40.000.000 kw shumezojeni me sasine e vleres në lekë të 1 kw dhe shikoni se sa fiton shteti ose kompanite e huaja konçnesionare në dite e ne vit! Vetem kjo do te mjaftonte te mbante popullin me bukë!
Linjat hekurudhore nëpërmjet Hanit të Hotit në veri u lidhen me linjat ndërkombëtare ndërsa në jug vetëm për 2173 metër linearMl) (Kufi me Strugën) kompletohej i vetmi korridor hekurudhor veri¬-jug. Sot transporti hekurudhor po shkon drejt rrënimit të plotë si shumë objekte e vepra të kësaj natyre !
Po çfarë ndodhi kur ndryshoi sistemi më 1991? Për fat të keq Sali Berisha do t’i shkatërronte pasuritë e mbidheshme dhe të nëndheshme deri tek armatimi e municioni kolosal, që e kishte mbyllur E. Hoxha në tunele”. Ajo që u ndertua me “forcat tona”, në socializëm u shkatërrua po me “forcat tona” në 30 vite demokraci. PPSH dhe Enver Hoxha ishte Flamur i Marksizëm Leninizmit! Binduni! Hidrocentralet që i japin dritë Shqipërisë dhe botes janë vepër e popullit shqiptar nën udhëheqjen e Enver Hoxhës! !Pas ndryshimit të sistemit u shkatërruan 500 vepra industriale ,260 mikrohgidrocentrale 4 termocentrale .U asgjesuan 5 njesi detare plus nje nje brigate nendetesesh.U shiten e u derguan per skrap: 21.500 gryka zjarri artilerie tokesore dhe 5.200 gryka zjarri artilerie kunderajrore. U shiten e u derguan per skrap: 1.200 tanke,mbi 1.300 makina luftarake,mbi 1.160.000(1 milion e njeqinde e gjashtedhjete mije) arme te lehta.U shiten e u shkaterruan objektet ushtarake qe nga uzinat ushtarake,shtepite e ushtarakeve,objektet e deri te pikat e hapjes,poligonet e stervitjes, te cilat ju dhane Fazlliçëve. Cdo gje e ushtrise u shit sikur te ishte malli i huaj, pa zot.Nga kjo shitje populli dhe ushtaraket nuk kane perfituar asgje. Shitjen e hapsires detare qeverise greke. Njelloj si Esat Toptani, si Ahmet Zogu .Sali Berisha i shperbleu Admiralet që mbyllën sytë para tradhetisë dhe i dergoi perfaqesues ne Bruksel.
Këto i di gjithë populli shqiptar,i di gjithë bota,dhe askush nuk e ngre zërin sepse kështu do bota!
Qeveritë postkomuniste deri tani kanë mbuluar fajet e njëra tjetrës! Nga familje të mëdha kanë dale edhe bastardët më të mëdhenjë! Qeveritë kanë vepruar e veprojnë si një shtab zgjedhor për marrje votash që të zgjasin qëndrimin në pushtet! Sepse elita që na drejton, është shumë më pak shpirtërore ,profesionale, tokësore, pragmatike, sesa e aftë profesionalisht! Më 2019 Presidenti Ilir Meta paralajmëroi tërmet apokaliptik! Askush nuk e besoi! Faktikisht ra tërmeti më 26 Nëntor 2019! Pas tërmetit erdhi KOVID 19!Më 25 Prill 2021 do të ndodhi rrëmujë thotë Presidenti! Edi Rama tha dale se nuk keni pare gje akoma ! Ja pra shikoni se ç’po ndodh! Kush e ka te sigurte te nesermen? E keqja ka marrë vrull ! Ne besojmë se viti i 2021 do të jetë viti i zgjimit civil. Prandaj kujtoni e mos harroni se vepra e PPSH dhe Enver Hoxhës ështe më madhështorja e të gjitha kohrave!
Tiranë më 06.11.2020 Bardhyl Hazizaj

About admin

x

Check Also

Sa të gënjyer ishim !

/ Intervist që ia vlen të lexohet e rilexohet/ Intervistë me ish ...