Home / Opinion / Me shume se plumbi, te vret ndjenja e perzier, kur per te njejten ndodhi, je i hidheruar dhe i gezuar bashke!

Me shume se plumbi, te vret ndjenja e perzier, kur per te njejten ndodhi, je i hidheruar dhe i gezuar bashke!

 

Shkruar nga; Luan Baci

USA

05 Nentor 2020

 

Personalisht do te thosha se nuk do te kishte deshire negative, me shkaterruese, se sa te ja drejtosh dikujt thenien:’ Kurre mos u hidherofsh dhe kurre mos u gezofsh per te njejten ndodhi gjate tere jetes tende”.  Per zakon do te thosha:”O zot mos ja thene kujt ne shpirt dhe ne zemer te ma drejtoje kete te zeze”, thenie, qe ne shqip ne shqiptaret e quajme “mallkim”. Po sa katastrofike, sa e padeshirueshme eshte te ja drejtosh kete mallkim nje populli te tere apo nje kombi te tere?!  “O zot mos” do te thoshim ne gjuhen e besimtareve. Po me e keqja e nje kombi, eshte kur kete “mallkim”, nuk ja bejne te tjeret, po ja ben vetevetes, dhe ne shqiptaret themi:’Ate qe ta ben koka jote nuk ta ben i huaj”. Dhe ne ja bejme gjithmone vetes. Edhe pse nje popull inteligjent, por per kete inteligjence, shquhemi me shume kur jemi larg atdheut, jemi me shume te afte te ja bejme varrin vetes, me kollaj dhe me me deshire, se sa t’ja ndertojme jeten vetes ne trojet tona stergjyshore. Per fatkeqesine tone, vazhdojme te mos mesojme nga gabimet tona, vazhdojme te leme ne harrese te mirat tona dhe bile punojme shume ti baltosim ato, ti luftojme ato dhe njerezit qe i kane mbartur e krijuar ato, dhe ti luftojme ne vete, me shume se sa na i luftojne armiqte tane.

 

Si cdo kombi tjeter, ca me shume ne shqiptareve, na ka ne pllakosur me shume fatkeqesite, ndoshta edhe per faktin se gjithnje na jane sulur ujqer dhe cakenj per te na shqyer dhe zhdukur si popull dhe per te na rrembyer territoret tona mijeravjecare, sic edhe ke ndodhur. Kjo me te drejte ka sjelle organizimin e popullit ne rezistence deri te armatosur, por kur ne vime ne kohe paqe, harrojme te kaluaren shume shpejt, duke treguar se “cipi i memeorjes” tone eshte teper i kufizuar dhe teper i vogel, duke pergatirur keshtu fatkeqesite e tjera, qe te vine ne ditet dhe vitet ne vazhdim. E tille eshte edhe humbja e memorjes personale dhe kolektive edhe ne Kosoven MARTIRE, qe u la me gjak, ne cdo pellembe te saj, pak me shume se njezet vjet, dhe jo njezet shekuj me pare, se edhe shekuj me pare tokat shqiptare jane lare me gjak.

 

Dhe “cipi i memorjes” kolektive u vu ne gjume nga “komandantet”, qe udhehoqen luften, por qe llogariten ta zaptonin, ta ripushtonin atdheun e tyre, ne menyren me te pameshireshme, ne menyren me bastarde te mundeshme, duke ja cuar popullit thiken ne kocke, duke e vjedhur e shkaterruar ekonomikisht, duke ja prere shpresen per te jetuar ne atdheun e tyre, per te cilin dhane edhe jetet e tyre. Keta “komandante” cipeplasur, u bene me armiq se sa armiku shekullor, shkjau. Per keto mostra te pa shpirt, te papergjegjshem, populli nuk ishte me dashuria e tyre, nuk ishte pjesa e trupit dhe e gjakut te tyre, por thjesht nje mjet fitimi, per ti pasuruar “sheiket e rinj”, dikur coban dhish, qe u bene me diploma universitare dhe plagjatura, pa mbaruar shkolla te mesme, dhe pse jo, ndoshta edhe ciklin tetevjecar. Keto mostra politike, hajdute dhe kriminele teshme mire te afirmuar, kopjuan ne menyren me perfekte vellezerit e tyre te gjakut dhe te moralit te atdheut ame, Shqiperise, qe me super antishqiptarin Sali Serbi Ram Berisha, i pjellur e pjer***r   ne Vicidol, fatkeqesisht pjese e Tropojes heroike, i nxorri ujet e zi Shqiperise.

 

“Komandantet” e luftes, kur vajten ne gjyqet nderkombetare, populli i mbeshteti moralisht dhe financiarisht, per ti shkeputur nga thonjte e intrigave te antishqiptareve nderkombetare, po ashtu i beri ministra, deputete, kryeministra dhe presidente, dhe si shperblim, populli mori: shitjen e tokes, apo faljet e saj per te shpetuar lekuret e tyre nga akuzat e armiqve tane ndaj tyre; mori shkaterrimin e ekonomise; vrasjet pas shpine te kush e sa njerezeve te pafajshem; cberjen e shtetit me nje mori masash paralizuese ndaj shtetesise me kerkese te Serbise, dhe shume te zeza te tjera, qe populli dhe “komandantet” i dine mire.

 

Historite e lufterave te popujve te botes, kunder shtypjes dhe shfrytezimit te brendeshem, apo kunder kolonizatoreve te huaj, jane te mbushur edhe me shembuj ku midis luftetareve te ndershem dhe me ideale per luften qe bejne, perfshihen edhe “kolona te pesta”, agjente te kampit tjeter, qe hiqen sikur luftojne, por ne fakt sabotojne, pa llogaritur ketu ata qe futen ne lufte per tu bere profitere pas lufte ne kohe paqe. Jane pikerisht keto forca te erreta, qe levizin nen rrogoz, si gjarperinj, dhe helmojne qellimet dhe rezultatet e levizjes popullore. Jane pikerisht keta gjarperinj qe edhe vrasin ne fushebeteje prapa shpine bijte me te mire te popullit. Jane pikerisht keta gjarperinj, qe pas lufte, ne kohe paqe, shkaterrojne perspektiven e zhvillimit paqesor te atdheut dhe te popullit, me qellimin per te rikthyer humbesit e luftes perseri ne pozitat e mepareshme dhe te berjes se vetevetes miljonere dhe biljonere.

 

Eshte fakt, se barinjte, by**e  gri**r te Kosoves, ashtu si vellezerit e tyre biologjike te Shqiperise, nuk kane atdhe. “Atdheu” i tyre eshte paraja, llogarija e tyre bankare qe kerkon te mbushet pangopesisht. Keta mostra shesin toke, shesin det shesin liqen, shesin miniera dhe gjithcka te nentokes dhe mbitokes se atdheut, sikur te jene ne prone te babes se tyre, prandaj marrja e tyre per tu denuar nga nje drejtesi, qe ndoshta do te ishte mire te ishte vetem shqiptare, dhe ne toke shqiptare, jo me te huaj dhe ne toke te huaj, eshte nje clirim per popullin. Ne te njejten kohe eshte dhe nje dem teper i madh moral, psikologjik, historik politik dhe propagandistik, qe mire do te perdoret nga armiqte tane, te cileve ne fakt i sherbyen me zell te papermbajteshem dhe ne bashkepunim me ta “komandantet” tane, tashme viktime e moralit te tyre perfundimisht te shprishur. Keta “cuba”, me mentalitet mesjatar, pa intelekt te mirefillte bashkekohor, pa pergjegjesi serioze ndaj atdheut dhe popullit, ne keto momente, me te mirat dhe me te keqiat e tyre, te japin pikerisht ate ndjenje te perzier, ate “mallkim” qe nuk te le as te gezohesh dhe as te hidherohesh, per cka po ndodh perreth.

 

Megjithate, ka edhe nje te mire, qe eshte jashte “ndjenjes se perziere”. Ajo eshte mundesia e momentit, qe forcat me te verteta demokratike, patriotike dhe atdhetare te Kosoves, te organizohen duke e hedhur poshte “xhaketen” e vjeter, dhe “ti presin Kosoves kostumin e dhenderise”, ate te zhvillimit te nje shteti vertete ligjor, qe lufton korrupsionin, mbron dhe con perpara interesin e popullit, shkeputet nga kthetrat e Serbise dhe vegalve te saj, duke e bere Kosoven vertete nje vend te pamvarur dhe te begate. Populli dhe forcat intelektuale patriotike te Kosoves i kane te gjitha aftesite dhe mundesite per ta ndertuar Kosoven, vertete te lire, ashtu sic e deshi Adem Jashari dhe qindra mijera shqiptare te tjere, qe lagen me gjak token e NENELOKES SE SHUME VUAJTUR KOSOVE, toke te cilen, ne cdo pellembe te saj, kudo qe ta shtrydhesh, pikon gjak martiresh.

 

 

About admin

x

Check Also

Sa të gënjyer ishim !

/ Intervist që ia vlen të lexohet e rilexohet/ Intervistë me ish ...