
Rexhep Selimi :
“Unë po shkoj me kokën lart dhe kurdo që kthehem do kthehem po ashtu me kokën lart sepse isha, jam dhe do të jem ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për të cilën jam i gatshëm të jap gjithçka nga vetja ime. Ideali i asaj ushtrie të lavdishme është mbi mua, mbi këdo, mbi gjithçka. Mirë u takofshim në fitoren e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës! Kam ditur e do të di gjithmonë ta mbroj lirinë e popullit, shtetin e Kosovës dhe UÇK-në e lavdishme”
Thonë se lufta është vazhdim i politikës me mjete tjera. Po dëshmohet se edhe Paqja është luftë me mjete dhe mënyra të tjera…
Me përkushtim dhe heroizëm vetëmohues atdhetar dhe me bashkëveprim të ngushtë dhe të sinçertë me aleatët liridashës e paqendërtues, Ushtria Çlirimtare dëshmoi se mund të bëhet e mundshme edhe ajo që dukej e pamundshme: fitorja e një lufte të egër dhe tejet të pabarabartë gjenocidale.
Me pjekuri e parimësi, me argumente e drejtësi, mund të fitohet edhe sfida djallëzore speciale.
Priftë e mbara!
Hydajet Hyseni