Home / Histori / PËR EMRAT E LASHTË TË QYTETEVE: PELLA, PELION – PELIUM

PËR EMRAT E LASHTË TË QYTETEVE: PELLA, PELION – PELIUM

(1.XI.2020)
Emri më i moçëm i qytetit në afërsi të Pogradecit* nuk ka qenë Enkeliana-Enkelea-Enkeleda, por qyteti Pelion – Pelium apo Pella.
Sipas Enciklopedisë Gjermane, Enkelejtë (latinisht: Encheleae, greqisht: Εγχελιοι, përkthehet Enchelioi, shqip: Enkelejtë), ishin një fis i Ilirëve që jetuan në shekujt 8 dhe 7 para Krishtit. Kanë qenë të vendosur në rajonin rreth Liqenit të Ohrit. Ata shpesh ishin në luftë për dominimin e zonës me maqedonasit e lashtë që u vendosën më vonë në lindje të këtij rajoni. Ata ishin themeluesit e Lychnidos (paraardhësi i Ohrit të sotëm) dhe Enhallon (Enkeliana), por mungon lokalizimi, me sa duket ka qenë diku afër Strugës së sotme.
Në shkrimin të mëparshëm në lidhje me nevojën e rikthimit të emrave të lashtë të qyteteve shqiptare nuk kam dashur ta shtjelloj hollësisht çështjen e emrit të moçëm të qytetit të Pogradecit, por ta sensibilizoj opinionin dhe studiuesit për nevojën e ndryshimit të emrave të vendbanimeve shqiptare nga gjuhët e huaja (të përkthyer ose të përshtatur), duke pasur parasysh shumë emra në gjuhën e krijimit të tyre, emërtime të moçme në gjuhën shqipe.
Në bazë të arritjeve të derisotme, nga një numër i madh i studiuesve vendës dhe të huaj, besohet (por nuk është saktësuar përfundimisht) që emri i qytetit të lashtë Enkeliana apo Enkelea ka qenë i vendosur në anën e qytetit të sotëm të Strugës, ndërsa emri më i lashtë që përmendet në afërsi të qytetit të sotëm të Pogradecit ka qenë qyteti i lashtë PELION (së paku rreth shek. VI-V p.e.s.), përkatësisht: Pella (në gjuhën e moçme shqipe); Pelion (në gjuhën e sotme greke: Πήλιο, Pílio; në gjuhën pellazge-ilire (që padrejtësisht konsiderohet si gjuhë helene, greqishte e lashtë): Πήλιον. Pēlion; ose Pelium (në gjuhën latine, romake).
Besoj që emri i qytetit të lashtë ka qenë PELLA, meqë me të njëjtin emër njihen edhe disa qytete të tjera në hapësirat ku kanë jetuar pellazgët, ilirët dhe dardanët, si në Greqi, por edhe në vende të cilat i kanë pushtuar më vonë, si qyteti me emrin Pella në Jordani, i themeluar nga Leka i Madh, si dhe emri i qytetit Pelion në Karolinën Veriore në SHBA, i themeluar sigurisht nga emigrantët shqiptarë e arbërshë, pas ngulitjes së tyre në kontinentin e Amerikës. Zakonisht, ka shumë venbanime të reja nëpër botë që mbajnë e emrat e qyteteve nga atdheu i lashtë i shqiptarëve, të ngulitur në vende të ndryshme nëpër botë.
Burimet historike dëshmojnë për praninë e fisit ilir të Enkelejve njëkohësisht edhe banorë afër gjirit të Risanit (Rizonit), në grykën e Kotorit në Malin e Zi të sotëm. Edhe vendbanimet dhe historia e fisit ilir të Enkelejve edhe historia e vendbanimet dhe fisit tjetër të Desaretëve (më të vonshëm se Enkelejtë në brigjet e liqenit të Ohrisë-Lihnidi), duhet të lidhen me krijimin e Mbretërisë së parë të Dardanisë me mbretin Bardhyli i Parë. Këtu bëjnë lajthitje studiuesit, jo pa qëllim, në shërbim të propagandave të huaja, sigurisht.
Sipas Enciklopedisë Gjermane, lashtësia e dëshmuar e fisit të Enkelejve shkon së paku nga shek. VIII – VII p.e.s, apo afër dy shekuj para ekzistimit të qytetit Pella në Greqi (sipas dëshmive arkeologjike).

About admin

x

Check Also

Sa të gënjyer ishim !

/ Intervist që ia vlen të lexohet e rilexohet/ Intervistë me ish ...