
Engel i reagon Trumpit: Luftës së Kosovës i dhanë fund Clinton dhe NATO, jo ju
Presidenti aktual i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, gjatë fushatës së tij presidenciale disa herë ka përmendur Kosovën dhe marrëveshjen e 4 shtatorit të arritur me Serbinë.
Në një tubim të së martës në Nebraska, i pari i Amerikës tha se ka ndalur luftën 400 vjeçare mes të dyja vendeve, njofton Klan Kosova
Ndaj deklaratave të Trump ka reaguar Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Eliot Engel,
Engel nëpërmjet një cicërime në Twitter ka shkruar se Lufta e Kosovës ka përfunduar dy dekada më parë, përkatësisht në vitin 1999.
“I dashuri president, Donald Trump. Lufta e Kosovës ka përfunduar dy dekada më parë më 1999. Ju nuk i keni dhënë fund asaj (lufte). Presidenti Bill Clinton dhe NATO e bënë këtë”, ka shkruar Engel në Twitter