Home / Opinion / Aktakuzë e stisur nga Prokuroria e kapur

Aktakuzë e stisur nga Prokuroria e kapur

Se kildebilledet
 Nga Dr Sadri Ramabaja
Në këta pak rreshta shihet se komplet aktakuza është e sajuar, e stisur dhe e paramenduar mirë politikisht.
Ajo bazohet në insinuata dhe shpifje ordinere të agjentëve analfabet të Policisë.
Ata pohojnë se më 11 mars 2017 në vilën PANORAMA , në lagjen Mati të Prishtinës, kam takuar Murat Jasharin dhe shoqëruesin e tij A.LL. Me atë rast i paskam dhënë këshilla e udhëzime MJ se si ta kryejj aktin e vrasjes ndaj avokatit Azem Vllasi!
Më 13 mars e paskam dërguar tok me A.LL në motelin “Fontana” në periferi të Lipjanit… Kaq, i ka mjaftuar Prokurorisë që të ngrisë aktakuzë.
Në aktakuzën paraprake isha Ideatori dhe ideologu i Organizats terroriste “Syri i popullit”. Madje sipas Hashim Thaçit, tok me Albin Kurtin dhe Glauk Konjufcën ne kishim strukturuar tërë këtë farë organizate të ashtuquajtur “Syri i popullit”. Ndërkaq unë na i kisha pas hartuar edhe kumtesat e para të UÇK-së!
Kështu pat pohuar Presidenti ynë më 28 dhjetor 2018.
Në këtë aktakuzën e re, asnjë gjurmë nga këto shpifje ordinere të dhëna nën betim nga Presidenti i Republikës!
Në këtë tekst të aktakuzës nënkuptohet se menjëherë, më 13 mars 2017 unë paskam tentuar të arratisem dhe paskam pas falsifikuar pasaportën e një mikut tim!
E, po, këso fantazish, janë të tolerueshme për romane kriminalistike, por jo për një Prokurori të shtetit që me këtë lëndë është marrë që prej marsit 2017!
Prokuroria ka informacione të mjaftueshme se dëshmitarët e fshehur të Policisë (A1 dhe A3) kanë dhënë deklarata në Gjykatë dhe kanë pohuar të kundërtën e asaj që prisnin gjykata dhe skenaristët e këtij procesi të turpit në raport me mua.
Prokuroria dhe Gjykata e kanë të qartë se unë, Murat Jasharin e kam takuar 30 minuta më 11 mars 2017 në villën në fjalë, por më nuk e kam parë.
Më 13 mars nga mbrëmja, bashkë me një mikun tim gjerman, unë kam udhëtuar për Tiranë.
Ata tashmë e dinë se Murat Jasharin unë e kam ritakuar vetëm dy herë pas 25 viteve të plota dhe e dinë se takimet kanë pas të bëjnë me redaktimin e librit të tij me titull ‘Lufta e pambaruar”, që sërish na qenka propozuar si provë materiale!
Pse falsifikohet teksti i akuzës që në start, dy herë, si për këtë rast edhe për gjoja falsifikimin e pasaportës, derisa e dinë se pasaporta nuk është falsifikuar fare?
Përgjegjen do ta kërkoj nga prokurori i ri!
Po çfarë do të shkruante kjo Prokurori, nëse nuk do të sajonte edhe gjëra të kësaj natyre?!
Nëdrkaq nëse nuk do ta ringriste aktaakuzën ndaj meje, qoftë edhe kështu si e ka ngritur, çfarë t’ i thuhet opinionit për gjithë atë burbujë që bënë për tri vjet rresht për “Syrin e popullit”?!
Ajo organizatë e paqenë na prezantohej si më e rrezikshmja në gjithë historinë e pasluftës në Kosovë dhe jo vetëm!
Po kush është autori i të ashtuquajturave dokumente të saj, që sërish Prokuroria na i prezanton në Aktakuzë si prova materiale?
Tashmë dihet, ato janë produkt i mendjes së një njeriu fatkeq i prekur nga skizofrenia.
Pse keqpërdoret fatkeqësia e Murat Jasharit tutje?!
Definitivisht Prokuroria Speciale po dëshmohet se mbetet tutje mekanizmi më i keqpërdorur nga pushteti për përndjekje të kundërshtarëve politik.
****
Gjatë seancave të këtij proesi të turpit të drejtësisë sonë, jam i bindur se ashtu si është detyruar Prokuroria të heqë dorë nga akuzat e rënda për terrorizëm dhe vrasje e pregaditje të vrasjeve të personaliteteve të larta të Republiës, ashtu do të heqin dorë edhe nga këto insinuata banale ndaj meje.
“Syri i popullit” si organzatë fiktive, mua më rezulton se është ngritur nga SHIK-u dhe është shfrytëzuar nga Pushteti për ndërlidhje të saj me Lëvizjen Vetëvendosje, me qëllim të vetëm shpalljen e VV s organizatë të ndërlidhur me terrorizmin dhe rrjedhimisht të shpallej e jashtëligjshme.
Ky ishte skenari i radhës për një projekt të kësaj natyre, meqë ai parapraku, pas vrasjes së Astrit Deharit, ju kishte dështuar.
Edhe skenari me emrin e “Syri i popullit”, siç është verifikuar tashmë, pavarësisht shpifjeve ordinere të dy figurave qendrore të Shtetit, që ishin dëshmitarë më 28 dhjetor 2018, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli, ka rezultuar si i dështuar.
Tendenca për t’ më ndërlidhur mua me çdo kusht me tentimvrasjen e Azem Vllasit është përpjekja e radhës për t’ fshehur gjurmët e vet shtetit në këtë vepër krimi.
Në këtë rast, Azem Vllasi, tashmë kam bindjen e plotë, ishte viktimë e Shtetit, ashtu siç jam edhe unë.
***
Kurdo që do të krijohen rrethanat për një hetim serioz, për çka unë do të insistoj vazhdimisht, do të dëshmohet se ishin strukturat e Shtetit ato që ia katapultuan në krye të Listës që kishin pregaditur tok, njerëzit e pushtetit me Murat Jasharin, pasi e kishin nxitur dhe ia kishin mbushur mendjen për veprim.
Tashmë dihet fakti se, Prokurori paraprak, Sylë Hoxha, kishte dhënë urdhërarrestin për MJ sapo të paraqitej në kufi.
Institucionet tona të sigurisë e kanë pas të ditur sakt datën kur MJ ka hy në Kosovë (më 6 apo 7 mars, pra disa ditë para se ta kryente aktin e tentimvrasjes), por e kanë lënë të lirë, pra nuk e kanë kryer urdhërin për arrestim!
Natyrisht ata nuk e kanë bërë këtë, meqë prokurori ka qenë vetëm figurë shahu, regjisorët duhet t’ ju kenë dhënë udhëra tjera policëve hetues.
***
Në aktakuzë sërish potencohen dy kumtesa që gjoja na i paska lëshuar dikush nga drejtuesit inegzistent të “syrit të popullit”!
Gjatë tri viteve paraprake, edhe në këtë aktakuzë, heshtet fakti se nga cili vend dhe kush i ka lshuar ato?
Kush janë autort e tyre?
Pse në kumtesën e dytë i “zihet për të madhe” Vetëvendosjes që nuk më kishte marrë mua në mbrojtje dhe llogje të kësaj natyre banale.
***
Gjatë procesit tashmë do të dalin fakte të reja se kush prej diplomatëve” tanë kanë qëndruar prapa Murat Jasharit dhe si e kanë pregaditur atë për “veprim”, pse i është sugjeruar emri im për redaktimin e librit etj. etj.
***
Kam pritur se Prokuroria do të hiqte dorë nga përndjekja ime, pas atij demantimi të plotë që i bëra aktakuzës së parë.
Këtë aktakuzë me provat dhe dëshmitarët që do të thërras gjatë procesit, jam i bindur se do ta zhveshim tok me avokatin tim dhe dëshmitarët që do t’ i propozoj unë, edhe më keq se të parën.
Nuk do të ishte mirë që Gjykata të lejojë që me shkresat e një të sëmuri mendor, skizofreni e shkallës së lartë, të manovroj sërish si me dokumente e fakte reale, faktike,e t’ i procedoj, siç veproi Prokurori Sylë Hoxha dhe trupi paraprak i Gjykatës themelore i kryesuar nga gjykatsja marionetë e pushtetit, Naime Jashanica Krasniqi, një nga juristet më të dobta që mund ta ketë përgjithësisht sistemi ynë i Drejtësisë.
***
Më 11 nëntor 2020, siç më njoftoi avokati, qenka thirrë seanca fillestare. Unë do t’ i propozoj avokatit që ta shfrytëzojmë të drejtën tonë dhe ta kontestojmë ligjshmërinë e kësaj aktakuze ndaj meje.
Do të shfrytëzojmë të gjitha mjetet juridike që na i mundëson ligji.
Ta shohim si do të reagojë më pas Gjykata e Apelit dhe ajo Supremja.
***
Miq të mi,
T’ju them të drejtën ndjehem thellësisht i fyer nga Sistemi i Drejtësisë sonë, por ja që më duhet të vazhdojë betejën.
Do të doja shumë të mos merrem me këto insinuata banale të Drejtësisë sonë, por ja që më detyrojnë.
Sidoqoftë, nga ky pozicion ku jam, meqë nuk më mbyllin dot sërish, do të vazhdoj të mirrem më shumë me studime, lexim kritik, me librat që kam në dorë dhe me shkrime të përditshme në dobi të formimit të opinionit tonë politik mbi domosdonë e NDRYSHIMEVE që tashmë janë imediate.
Shpejt do t’ ju kthehem edhe lajmeve të mira.
Republika duhet të çkapet, e me këtë edhe Drejtësia.

About admin

x

Check Also

Kurti: Do të kemi shumicën në Kuvend pa koalicion, me Serbinë hapim kapitull të ri!

22- 02/2021 Albin Kurti Kryeministër Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, u ...