Home / Histori / A e dini çfarë nënkupton termi Levant?

A e dini çfarë nënkupton termi Levant?

LEVANTI
Levanti nënkupton shprehje gjeografike, kuptimin e të cilit shumë studiues, sidomos shqiptarë, e lidhin me domethënien e kësaj fjale nga italishtja: levante – lindje, agim.
Me këtë term përfshihen në kuptimin e gjerë shtetet në lindje të Detit Mesdhe, ato shtete që gjenden në lindje të Italisë, veçanërisht gadishullin grek dhe ishujt grek në Detin Egje, brigjet mesdhetare të Turqisë, Qipros, Jordanisë, Libanit, Izraelit, Palestinës, Sirisë dhe Egjiptit; kurse në kuptimin e ngushtë përfsh shtetet në bregjet e Mesdheut Lindor, Sirinë, Libanin, Izraelin, Jordaninë dhe Palestinën.
Për historinë e këtij rajoni mund të gjeni të dhëna të mjaftueshme në literaturë dhe në mediet elektronike, por qëllimi ynë në këtë rast është t’u përkujtojmë studiuesve që jo gjithmonë burimin e fjalëve dhe të termave duhet t’i kërkojnë në gjuhët e huaja e jo në gjuhën shqipe, e cila nga studiues të shquar me famë botërore është cilësuar si gjuhë çelës (amë) në fushën e shkencave, sidomos të historisë, gjeografisë, gjuhësisë, arkeologjisë, mitologjisë, etnologjisë, etnografisë etj.
Në këtë rast, pse duhet ta kërkojnë studiuesit shqiptarë domethënien, prejardhjen (etimologjinë) e kësaj fjale në gjuhën italiane, pa edhe në ëmën e saj-latinishten apo në greqishten e lashtë, përderisa në gjuhën amtare shqipe kjo fjalë ka kuptim të plotë, më shpjeguar e domethënëse se në çdo gjuhë tjetër: Le-v (lind) + anë- anët; anët andej nga lind dielli (Lindje). Në gjuhët tjera ky kuptim nuk del i plotë, por i përafërt, aq sa kanë huazuar ato gjuhë nga gjuha e vjetër shqipe (pellazgjidhtja-ilirishtja).
(2.XI.2020)

About admin

x

Check Also

Kurti: Do të kemi shumicën në Kuvend pa koalicion, me Serbinë hapim kapitull të ri!

22- 02/2021 Albin Kurti Kryeministër Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, u ...