Home / Opinion / REPUBLIKA E PASHALLARËVE TË KOSOVËS!

REPUBLIKA E PASHALLARËVE TË KOSOVËS!

Se kildebilledet
Nga Sheradin Berisha
Në shtetin e pashallarëve të Kosovës, shitet 1€ ari i tokës, ndërsa Ramush Pasha e blenë shumë më shtrenjtë arin! Ai i blenê 200 hektarë me 3.75 cent arin! Sami pashai i Skënderajt, thotë se janë 4 – 5 pashallarë të PDK-së që kontrollojnë çdo gjë në Kosovë!
***
“Politikanët shqiptarë zonat e veta zgjedhore i shndërrojnë në pashallëqe. Çdo pasha e ka haremin e vetë të përbërë nga meshkuj dhe femra. Dhe si gjithnjë, pashanë e zëvendësojnë fëmijët e tij” – thotë Intelektuali ynë nga Struga,

Shpëtim Pollozhani

.

***
1. Në Kosovë për 21 vjet pas luftës, autoriteti suprem i partive politike ishin dhe mbeten kryepashallarët (Liderët)! Janë pikërisht ata kryepashallarë të cilët me përfundimin e luftës grabitën qindra milonë marka gjermane, franka zvicerane e dollarë amerikanë nga fondi i 3%’it dhe fondi “Vendlindja Thërret”.
Janë ata të njejtit që i shtuan pasuritë e tyre në saje të kontrabandës me derivate të naftës, me pompa të benzinës, me narkotikë, me cigare, pastaj me lojrat e fatit, me bixhozin etj.
2. Kjo kastë pashallarësh ushtrimin e pushteteve (legjislativin dhe ekzekutivin) e ndërtuan mbi bazën e legjislacionit që buron nga Kushtetuta e Ahtisarit. Duke i patur nën kontrollë të gjitha bordet, agjencitë publike, administratën shtetërore etj., raportet kryepashë – klientelë u ndërtuan në mënyrë piramidale, si kompani biznesi për punësimin e familjarëve dhe abuzimin me paranë dhe pasurine patundshme publike!
Pashallarët me buxhetin e shtetit (paranë publike) përmes tendereve për rrugë, shkolla, e ndërtime të tjera publike janë bërë milionerë!
Ministri i AAK-së në qeverinë e Haxhi Topit, Blerim Kuqi lidhur me tenderin milionësh që ka marrë kompania e tij, thotë: “Nuk kam asnjë funksion në kompaninë time, jam vetëm pronar!”. Ndërkaq Sami pashai i Skënderajt, thotë se janë 4 – 5 pashallarë të PDK-së që kontrollojnë çdo gjë në Kosovë!
Në AKP pashallarët kanë blerë 1 € arin e tokës, ndërsa Ramush Pasha i ka blerë 200 hektarë tokë, “shumë” shtrenjtë, me 3.75 cent arin!!!
STRUKTURAT E SHTETIT PËR MBROJTJEN E PASHALLARËVE
3. Këta pashallarë ushtrimin e pushtetit (në bashkëqeverisje) në kuadër të sistemit të Ahtisarit ndërtuan struktura mbrojtëse!
– Ndërtuan:
A. Struktura brenda bordeve dhe agjensive publike të tenderimit për PASURIM;
B. Struktura brenda AKI-s për mos HETIM;
C. Struktura brenda policisë për SIGURIM;
D. Struktura brenda prokurorisë për mos AKUZIM;
E. Struktura brenda gjyqësisë për mos DENIM!
Dhe në këtë mënyrë përmes pushtetit absolut ata Kosovën e shndërruan në feude të pashallarëve!!!
***
KORRUPSIONI DHE KRIMI I ORGANIZUAR NË REPUBLIKËN E PASHALLARËVE
Në një dokumentar të përgatitur në vitin 2012 nga organizata “Ҫohu” dhe Qendra për Gazetari Hulumtuese, me titull: ’KORRUPSIONI DHE KRIMI I ORGANIZUAR NË KOSOVË’, rezulton se, të gjitha qeveritë e pasluftës në Kosovë (2001 – 2012) në bashkëveprim me oligarkë të koorporatave të huaja, dhe mentorë të shumtë që veprojnë në kuadër të UNMIK-ut, EULEX-it, UNDP’is, Agjensionit për Privatizim etj.etj., ishin dhe janë bartësit e krimit të Organizuar dhe Korrupsionit në Kosovë!!!
Ky trend i kriminalitetit ka vazhduar edhe në vitet 2012 – 2020, nga partite politike në pushtet:
1. PDK-AKR, 2011-2014;
2. PDK-LDK, 2014 – 2017; dhe
3. PDK-AAK-NISMA/PAN-i … 2017-2019.
4. LDK-AAK-NISMA-SRBSKA (2020…)
***
Shikoni me kujdes shtatë pjesët e dikumentarit: KORRUPSIONI DHE KRIMI I ORGNIZUAR NË KOSOVË! (I – VII)
***
Çohu! Dokumentar – Korrupsioni dhe krimi i organizuar në Kosovë pt. 1
***
Çohu! Dokumentar – Korrupsioni dhe krimi i organizuar në Kosovë pt. 2
***
Çohu! Dokumentar – Korrupsioni dhe krimi i organizuar në Kosovë pt. 3
***
Çohu! Dokumentar – Korrupsioni dhe krimi i organizuar në Kosovë pt. 4
***
Çohu! Dokumentar – Korrupsioni dhe krimi i organizuar në Kosovë pt. 5
***
Çohu! Dokumentar – Korrupsioni dhe krimi i organizuar në Kosovë pt. 6
***
Çohu! Dokumentar – Korrupsioni dhe krimi i organizuar në Kosovë pt. 7
———-
Ndërkaq këtu mund ta shikoni dokumentarin në tërësi (1 – 7 pjese)
Krimi i organizuar dhe korrupsioni në Kosovë: 10 vite bashkëjetesë me politikën!
PUNËSIMET FAMILJARE!
Ambasadori britanik Ruairi O’Connelli ngre alarmin: Punësimet familjare po shkatërrojnë institucionet e Kosovës!
Shqiptarët gjithë andej po sillen njësoj kur vijnë në pushtet… në Shqipëri… në Kosovë… në Maqedoninë Perendimore… përveç që vjedhin … na falni i marrin lekët … eurot… ose denarët nga xhirrollogaritë e dikasterave që udhëheqin…nuk kanë kapacitet intelektual për të udhëhequr me dikasterët që drejtojnë …thjeshtë nuk dijnë …por forca e pushtetit u mundëson që ta përdorin dhe të punsojnë familjarët…dashnoret …dashnorët e grave të tyre … Por edhe më keq ambasadori britanik Ruairi O’Connelli thotë se janë edhe të pakualifikuar…!
Shikoni videon, Ruairi O’Connelli: Punësimet përmes lidhjeve politike!
***
Në vijim shikoni me kujdes edhe dëshmi të tjera:
Punësimet partiake nëpër institucione!
***
SHTABI I MILIONËREVE DHE LIDHJA E TERMINALEVE!
Shtabi i milionerëve (pjesa e parë)
***
Shtabi i milionerëve (pjesa e dytë)
***
Lidhja e terminaleve (Hashim Thaci – Isa Mustafa &Co.)

About admin

x

Check Also

Sa të gënjyer ishim !

/ Intervist që ia vlen të lexohet e rilexohet/ Intervistë me ish ...