Home / Lajme / ‘Qëndroi me ne kur Kosova u përball me një katastrofë njerëzore’/ Dua Lipa thirrje shqiptarëve në SHBA të mbështesin Biden

‘Qëndroi me ne kur Kosova u përball me një katastrofë njerëzore’/ Dua Lipa thirrje shqiptarëve në SHBA të mbështesin Biden

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, nuk ka hezituar asnjëherë që nëpër media të tregojë mbështetjen e saj për kandidatin demokrat, Joe Biden, në zgjedhjet presidenciale në SHBA.

Në një video të realizuar për komunitetin e shqiptarëve në ShBA që po rreshtohen kah Biden, Dua Lipa ka treguar arsyet se pse po e mbështet kandidatin demokrat.

“Përshëndetje të gjithëve, është Dua Lipa këtu. Vota juaj nuk ka qenë kurrë kaq e plotfuqishme. Joe Biden qëndroi me neve kur Kosova u ballafaqua me një katastrofë njerëzore. Dhe ai dhe Kamala Harris besuan në demokraci dhe institucionet ndërkombëtare. Për ju që po votoni për herë të parë, jam kaq krenare, bëjeni një ditë që mbahet mend, sillni familjarët tuaj dhe bëjeni një ditë për t’u festuar. Bëhuni ndryshimi që na duhet”, tha këngëtarja me origjinë nga Kosova përgjatë videos.

About admin

x

Check Also

Intervistë për TV Danez DR1, Televizioni shtetëror, në lajmet qendrore.

/Nga Arkivi, Diplomacia.dk/ 1-Tetor, 1997 (5) TVA 21:00 KOSOVO – YouTube Në ...