Home / Opinion / (Për shkak të emrit të pëkthyer apo të përshtatur në gjuhën sllave, propaganda e huaj e ka pretenduar si “vendbanim sllav”)

(Për shkak të emrit të pëkthyer apo të përshtatur në gjuhën sllave, propaganda e huaj e ka pretenduar si “vendbanim sllav”)

Emrat e përkthyer apo të përshtatur nga pushtuesit e dikurshëm nuk u bëjnë nder qyteteve dhe vendbanimeve shqiptare sot.
Çfarë papërgjegjësie e institucioneve shkencore dhe e institucioneve të shtetit, që edhe pas një shekulli pavarësi e Shtetit Shqiptar, shumë vendbanime, qytete e katunde të banuara historikisht nga shqiptarët vazhdojnë edhe sot të mbajnë emra të pushtuesve sllavë, grekë dhe të tjerë, shumica e të cilëve janë përkthyer ose përshtatur në gjuhët e tyre gjatë dy shekujve të fundit.
Një shembull tipik për këtë papërgjegjësi, për të gjithë shqiptarët e jo vetëm për drejtuesit e shtetit është emri i qytetit të bukur në brigjet e Liqenit të Ohrisë, i cili edhe sot mban emër të përshtatur në gjuhën sllave: POGRADEC (që në shqip nga gjuhët sllave nënkupton: pod-nën dhe grad-qytet).
Më tepër i kushtojnë kujdes këtij emërtimi burimet në gjuhën turke se sa ato në gjuhën vendës-shqipe, nga të cilat shihet se qyteti ka mbajtur emra të tjerë në të kaluarën më të hershme.
Nga burimet në gjuhën turke:
“Pogradaş’ın tarihi İlirya kabilelerinin dönemiyle başlamaktadır. Osmanlı döneminde ise İstarova veya İstarye* adlarıyla bilinmekte olup Balkan Savaşları’ndan önce Manastır Vilayeti’nin Görice Sancağı’nda bir kaza merkezi idi.”
Përkthimi në shqip: “Historia e Pogradecit fillon me periudhën e fiseve ilire. Në periudhën Osmane, ai ishte i njohur si Istarova ose Istarie* dhe ishte një qendër lidhëse mes Sanxhakut të Gorës me Vilajetin e Manastirit para Luftërave Ballkanike.”
* Ky emër, siç është përdorur gjatë Perandorisë Osmane, duhet të lidhet me emërtimet e ngjashme të periudhës ilire, si emri i rajonit (gadishull, siujdhesë) të sotëm Istri (Histri) në Kroaci dhe Slloveni, (me kryeqendër qytetin Pula, i cili mban emrin e themeluesit të tij, mbretit të famshëm të Histrianëve ilirë – Epulon), me të cilin emër njihet nga historia një mbretëri e tërë ilire e fisit të Histrianëve. Në tërë hapësirën ku kanë jetuar ilirët dikur hasen emra të njëjtë vendbanimesh në disa vende të ndryshme, por në asnjë mënyrë nuk duhet të lidhet me emrin star-Starovë, që është shtrembëruar sipas kuptimit në gjuhën sllave (star-i vjetër, i moçëm, i lashtë)!
Lidhjet mes emërtimeve të lashta, në këtë rast të vendbanimit Istarye (turqisht) apo (shqip: Istri apo Histri), Pogradeci i sotëm, si dhe Istri në Kroaci dhe Slloveni të sotme, janë tepër të kuptueshëm edhe për shkak të pozitës gjeografike të tyre, njërit në breg të liqenit të Ohrisë dhe tjetrit në breg të detit Adriatik.
Sidoqoftë, qyteti i Pogradecit në lashtësi më të hershme sigurisht se ka pasur edhe emra të tjerë, që duhet t’i hulumtojnë arkeologët dhe studiuesit e historisë dhe të gjuhësisë (onomastikës). Sikur të përdorej edhe një shkronjë e vetme e abecesë së gjuhë shqipe, si emër i këtij qyteti, do të ishte më e dobishme se sa një emër i plotë e me kuptim por në gjuhë të huaj.
Në fotografi: pamje nga rrënojat e qytetit të lashtë të Pogradecit*, emrin e të cilit duhet ta dinë studiuesit dhe t’ia rikthejnë qytetit, bashkë me historinë e lashtë të tij dhe krenarinë e banorëve vendës që i kanë bërë emër dhe nder ndër shekuj.
(30.X.2020)

About admin

x

Check Also

Sa të gënjyer ishim !

/ Intervist që ia vlen të lexohet e rilexohet/ Intervistë me ish ...