Home / Opinion / Mafia mediatike/gazetare në Tiranë e në Prishtinë po ia kalon mafisë politike.

Mafia mediatike/gazetare në Tiranë e në Prishtinë po ia kalon mafisë politike.

Vërejtje!

Mafia mediatike, përpos shpërlarjes së trurit, kjo po merr pjesë aktive në përcaktimin e temave ditore, që më shumë u përshtaten shteteve fqinje të Shqipërisë dhe Kosovës, sesa qytetarëve dhe interesave të dy shteteve shqiptare.
Mafia, e organizuar rreth mediave, tanimë ka keqndikuar bërthamën e kulturës, artit, historisë dhe të politikës shqiptare.
Mafiozët, aksionarë e pronarë të medias shqipe, këta dreqër, janë kërcënimi serioz ndaj shtetit dhe demokracisë; janë kërcënim serioz sepse (pa)kryedakorët e analistët e tyre, janë nën kontrrollë të drejtëpërdrejtë të dy a tre personave që kanë biznese të fuqishme e të lidhura fort ngushtë me sunduesit e Tiranës e të Prishtinës.
Media shqipe, kjo mafi e ky dreq i maskuar me rrobat e gazetarisë/analistëve, po e përfaqëson edhe politikën e jashtme të Tiranës e të Prishtinës. Kjo mafi nuk kontrollon, nuk hulumton dreqin, nuk gërmon politikën e as ekonominë; Kjo mafi gazetareske e bënë tjetrën, kjo mafi mediatike e fshehë faktin, e mënjanon interesin publik dhe përfaqëson interesin privat të padronit. Nuk është përfaqësuese e engjuve, është e djallit.
Ky dreq nuk gërmon të keqen, kjo bashkëvepron kundër engjullit, kundër qytetarit. Qytetari = lexuesi, shikuesi për mafian shqipe mediatike është mjet përfitimi; Është puntor i thjeshtë, i pakualifikuar e i keqshfrytëzuar në minierën e arit, pronarë i së cilës janë vet dreqërit.

About admin

x

Check Also

Kurti: Do të kemi shumicën në Kuvend pa koalicion, me Serbinë hapim kapitull të ri!

22- 02/2021 Albin Kurti Kryeministër Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, u ...