Home / Opinion / Glauki: “Nëse Ramushi zgjidhet President, mos vet për popullin e Kosovës“

Glauki: “Nëse Ramushi zgjidhet President, mos vet për popullin e Kosovës“

Ai ka thënë se Ramush Haradinaj ka profil të dobët politik.

Anëtari i Krysisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka thënë se Ramush Haradinaj është shumë i dobët politikisht dhe se zgjedhja e tij për president të Kosovës do të ishte gabim.

Sipas tij Vetëvendosje nuk do të ja garantojë askujt postin e presidentit dhe do të bëjnë cmos që presidenti të mos bëhet pjesë e pazareve politike.

“Jo nuk ka pasur kurrfarë ndryshimi të relacionit me AAK. Z.Haradinaj ka qenë shumë aktiv për ta rrëzuar Qeverinë Kurti sepse ka dashur t’i fus ministrat e vet në qeverisje dhe tash po e luan atë lojën e cila është evidente në skenën tonë politike që duke e parë që VV nuk bëhet pjesë e pazarit dhe meqë VV-në e ki jashtë pazarit me 30 deputetë, këtij i ka ardhë njëfar penalltie e kuorumit sepse PDK-LDK me pakicat i kanë 75 numra. Tash ky është bërë “kingmaker” edhe e lyp presidentin, kaq është puna e lojës politike. VV nuk bëhet pjesë e kësaj. Ne mendojmë se Haradinaj do të ishte një president i gabuar. Duke filluar prej bagazhit të tij politik, prej profilit të tij do të ishte totalisht një president i gabuar”, tha Konjufca në Prime Time.

About admin

x

Check Also

Kurti: Do të kemi shumicën në Kuvend pa koalicion, me Serbinë hapim kapitull të ri!

22- 02/2021 Albin Kurti Kryeministër Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, u ...