Home / Opinion / DËSHTIM I KIDNAPUESVE MAFIOZË INSTITUCIONALË

DËSHTIM I KIDNAPUESVE MAFIOZË INSTITUCIONALË

Se kildebilledet
30,30, 2020 Prishtin
Avokati i Popullit i Republikës së Kosovës sot ka bërë publik Raportin për rastin e shkeljes së të drejtave të shtetasit amerikan Tienmu Ma.
“Raporti në fjalë argumenton se ka pasur shkelje të kryera nga Divizioni për të Huaj i Departamentit për Shtetësi, Azil dhe Migrim, në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe po ashtu shkelje të kryera nga ana e Komisionit të Ankesave për të Huaj.
Pas përfundimit të hetimeve, Avokati i Popullit ka konstatuar se gjatë trajtimit të çështjes së z. Tienmu Ma ka pasur shkelje të së drejtës për të mos u diskriminuar, të së drejtës së privatësisë, si dhe të një numri të parimeve të përgjithshme të Ligjit nr. 05/L-031 për Procedurën e Përgjithshme Administrative.”
Pas shkeljeve të vazhdueshme ligjore e administrative, pas presionit ndërkombëtar, Kryeministri frikacak e koti i Kosovës e zhvlerësoi vendimin kriminal të MPB dhe ministrit të padinjitetshëm mustaqosh, Agim Veliu.
Vendimet e njëpasnjëshme të kundërligjshme të nxjerra nga Divizioni për të Huaj i Departmentit për Shtetësi, Azil dhe Migrim të MPB kundër kërkesës së shtetasit amerikan Tienmu Ma për lejeqëndrim në Republikën e Kosovës, ishin shkelje të radhës tē këtij organi mafioz në kuadër të MPB. DSHAM është thjeshtë ndër organet mafioze e më të kriminalizuara në kuadër të MPB.
Këto vendime të nënshkruara nga personat e njëjtë në DH të DSHAM në kuadër të MPB, janë personat e njëjtë që kanë nënshkruar të gjitha dokumentet kundërligjore e kundërkushtetuese për të zbatuar kidnapimin mafioz dhe dorëzimin e 6 shtetasve turq në Kosovë në duart e shërbimit të fshehtë turk MIT, të cilët janë identifikuar nga Komisioni Hetimor Parlamentar i Kuvendit. Dhe, në vend se të tillët si Q. Susuri e A.Haliti të ishin tanimë aty ku e kanë vendin për veprimet e tyre kriminale, në burg, ata nënshkruajnë ende dokumente shtetërore të Republikës së Kosovës dhe marrin vendime për fatin dhe jetërat e njerëzve, sidomos kundër njerëzve me përgatitje të lartë intelektuale e profesionale.
Këto vendime të nënshkruara nga personat e cekur Q.Susuri dhe A. Haliti në kuadër të DSHAM në rastin e Tienmu Ma, është jo vetëm diskriminim racor, por janë hakmarrje e drejtëpërdrejtë kundër Tienmu Ma si ekspert dhe hartues i Raportit të Komisionit Hetimor Parlamentar, ku përmenden me emër e mbiemër personat e cekur pēr veprimet e tyre kriminale.
Kështu ngjet kur drejtësinë dhe hetuesinë në këtë vend e bëjnë prokurorë lepuj e gjukatës injorantë e frikacakë!

About admin

x

Check Also

Intervistë për TV Danez DR1, Televizioni shtetëror, në lajmet qendrore.

/Nga Arkivi, Diplomacia.dk/ 1-Tetor, 1997 (5) TVA 21:00 KOSOVO – YouTube Në ...