Home / Lajme / QENEFËRIA

QENEFËRIA

28, 10, 2020
Qeveria e Kosovës, PRESIDENTI i saj i mjerë… sot nuk deshën të dëgjonin, ndoshta edhe dëgjuan, bile ndoshta edhe iu gëzuan betimit të anëtarëve të Qeverisë së re në Parlamentin e ri të Serbisë.
Aty, ku Serbia nga instanca e saj më e lartë shtetërore, edhe sot, duke tallur BE-në, SHBA-të e OKB-në, u betua për ruajtjen e “Kosovës e Metohisë brenda Republikë së Serbisë”.
Ashtu siç e mban në Kushtetutë, pa u trembë e pa u skuqë.
Kosova s’ka shtet as nuk ka Qeveri. Qeveria e Presidenti, Kadri e Ramusha, Is Mutafa e Fatmir Lima…, janë aty ku janë vetëm për ta shpërla e nxjerrë të pastër para syve të botës Serbinë dhe për t’i harruar e mbuluar krimet e gjenocidin që ajo bëri mbi shqiptarët.
Kosova s’ka shtet, as nuk ka Qeveri. Ka vetëm një bandë keqbërësish të pa shpirt të shitur tek vrasësja njëqindvjeçare e Kosovës.
Shqiptarët që nesër do ta marrin drejtimin e Kosovës duhet të kuptojnë njëherë e përgjithmonë se me Serbinë s’ka negociata!
Deri sot, hala edhe sot, Kosova ka vetëm një Qenefëri që e vjedh atë dhe që shërben Serbinë!

About admin

x

Check Also

Intervistë për TV Danez DR1, Televizioni shtetëror, në lajmet qendrore.

/Nga Arkivi, Diplomacia.dk/ 1-Tetor, 1997 (5) TVA 21:00 KOSOVO – YouTube Në ...