Home / Opinion / Zhdukja e Lsi-së, minimalizimi i përfaqësimit politik të PD-së janë rruga e vetme për faktorin shqiptar në vend e në rajon!

Zhdukja e Lsi-së, minimalizimi i përfaqësimit politik të PD-së janë rruga e vetme për faktorin shqiptar në vend e në rajon!

16 MARS 2017
Lajmet e fundit për shfrytëzimin e të miturve nga bizneset e fasonerisë është maja e ajsbergut të një shteti që është shndërruar në formulë piramidale me ndihmën e partive në pushtet pd, ps, lsi dhe bishtave të tyre. Të mitur që punojnë gjithë javën mbi 10 orë në ditë me pagesa skllavësh deri në 10 mijë lekë në muaj. Gjithashtu kemi raste shfrytëzimi, në raste shtatëzanie që largohen nga puna pa të drejtë dëmshpërblimi dhe pa u ruajtur nga pundhënësi kriminal.
Fasoneria dhe qendrat telefonike kanë qënë dy fusha dhe sektore punësimi të shfrytëzuara dhe monopolizuara nga partia (e likes dhe monçkës) LSI-së. Përgjatë viteve të fundit ka qënë modeli i zhvillimit ekonomik që ka përcjellë për përfitimet financiare të lsi-së dhe rezervuar votash për këtë parti. Punë me sforco, me detyrime dhe me shkelje të rënda të të drejtave të njeriut. Ky ishte zhvillimi ekonomik i like legenit dhe leshelisë që e trumpetonte si zgjidhje të papunësisë me kushte ç’njerëzore në mohim të të drejtave minimale të punës. Këta sektorë quheshin prej partisë në pushtet si “Bumi ekonomik” që promovohet nga likja me ortakët dhe çirakët e tij në kurriz të zgjedhësve të saj dhe të njerëzve të këtij shteti.
Duhet përmendur se, LSI-ja dhe kryetarët e saj marrin për çdo puntor që punësohet në fasoneri zarfin në mënyrë që të përkrahi pronarët shfrytëzyes të skllavërisë shqiptare me politikat dhe ligjet në favor të këtij sektori të sipërmarrjes.
Punëtorët më pas shantazhohen nga punëdhënësit me vendin e punës dhe rrogën e tyre për të votuar kryesisht leshelinë.
Drejtorët e lsi-së nuk bëjnë asnjë kontroll real në këto biznese dhe në asnjë biznes tjetër për aq kohë sa nga administratori lëvrohet zarfi i përqindjes së funksionit të këtyre makinerive vrasëse.
Me përgjegjsi personale mund të them se, të gjitha kontrollet që bëheshin në sektorin shtetëror ishin fiktivë. Gjithashtu ka pasur edhe kontrolle me paramendim dhe paravendim kundra dikujt që nuk reformohej sipas kërkesave dhe shantazheve të gjobave të politikës. Këto kontrolle mund të bëheshin ndaj individëve, ose ndaj subjekteve private. Kontrollet reale nuk zbatohen, sepse bien ndesh me interesat personale dhe partiake, kështu si rrjedhojë janë të ndaluara nga selia e LSI-së dhe kryetarët e saj.
Fasoneritë dhe qendrat telefonike u përcollën në publik si modeli i shpërthimit ekonomik në vend, ndërkoh që janë makineritë e tmerrit të punëtorëve.
Likja me LSI-në si një parti piratësh që kanë vënë në rrezik të djeshmen, të sotmen dhe të nesërmen e një populli, shteti, kombi duhet të përballen me përgjegjsitë e tyre politike në shkatërrimin e 27 brezave.
E ardhmja e kësaj partie piratësh, kriminelësh dhe bosa kartelesh duhet të minimalizojë deri në zhdukje influencën e saj në spektrin politik në mënyrë që, shoqëria shqiptare të eci përpara e të dali nga hallkat dhe ingranazhet e shfryrëzimit mizor që janë përhapur në të gjitha sektorët produktiv të vendit.
Kriminaliteti dhe korrupsioni i lartë i kësaj partie si ideologji ka përfshirë shoqërinë me përfaqësuesit e anëtarëve të saj që kanë përqindjet e tyre të parapërcaktuara për çdo vend dhe pozicion pune në administratën shtetërore si ato që janë sektoret kyçe të ekonomisë së vendit.
Këto raste nuk janë të veçuara. Ky është një fenomen i përhapur kudo duke paralizuar dhe treguar gangrenën në shoqërinë tonë. Fundi i Leshelisë në kombinim me zvogëlimin deri në mospërfillje të forcës ireale të PD-së do të jetë një mundësi e artë për të ardhmen e faktorit shqiptar brenda vendit dhe në rajon.

About admin

x

Check Also

Kurti: Do të kemi shumicën në Kuvend pa koalicion, me Serbinë hapim kapitull të ri!

22- 02/2021 Albin Kurti Kryeministër Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, u ...