Home / Opinion / DEKLARATË PERSONALE

DEKLARATË PERSONALE

Nazim Qehaja

Publikisht dhe me vetëdije të plotë, deklaroj se Kosovën e këtij njëzetëvjeçari, edhe sikur të jetë shtet, personalisht nuk e pranoj kështu siç është. E udhëhequr nga injoranca, njerëz pa dinjitet, pa identitet dhe pa integritet, vrasës, kriminelë, të korruptuar dhe të inkriminuar, hajdutë, uzurpatorë, dhe pushtues të lirisë dhe pasurisë. Një vend ku territori tregtohet me fqinjët, ku toka e bukës së gojës blehet për cent, ku policia, drejtësia dhe mjekësia e fshehin krimin dhe vetë vjedhin, dhunojnë dhe vrasin, ku buxheti dhe rezervat në para dhe në ari vidhen nga pushteti dhe nga pushtetarët, këtu ku shëndeti tregtohet, ku tregtohen dhe turpërohen edhe të vdekurit, ku lumenjtë shndërrohen në moçale dhe në deponi mbeturinash, ku kodrat shndërrohen në gërmadha , ku pyjet prehen dhe natyra e tëra terrorizohet. Nuk e pranoj këtë vend ku votat, pozitat politike, vendet e punës, avansimet profesionale dhe diplomat e dijës blehen me lek ose i gëzojnë vetëm familjarët e pushtetarëve, familjarët e kryepartiakëve, klaneve dhe bandave kriminale, vendin të cilin për shkak të njerëzve të këqinj në pushtet dhe në milet e tërë bota më urren dhe pa pikë faji ndryshe nga të tjerët më shikon dhe ndryshe më trajton, dhe të gjitha këto për budallallëk , folklorizëm , hipokrizi, primitivizëm, gjelozi, armiqësi ndaj vetvetes, besnikëri ndaj armiqve dhe së fundi në emër të njëfar lufte për çlirim dhe liri, e që nuk është as çlirim, as liri, por është thjeshtë pushtim, degradim, izolim turpërim, inkriminim, imoral, ekstremizëm dhe coptim.
Prishtinë, 23 tetor 2020

About admin

x

Check Also

Sa të gënjyer ishim !

/ Intervist që ia vlen të lexohet e rilexohet/ Intervistë me ish ...