Home / Opinion / “Bashkim Vellazerimi” i disa shqiptaro-amerikaneve  me serbo-amerikanet ne Amerikes!
Aktiv

“Bashkim Vellazerimi” i disa shqiptaro-amerikaneve  me serbo-amerikanet ne Amerikes!

 

Shkruar nga Luan Baci

USA

Tetor 2020

 

 

Ne Amerike, vendin me aleat te shqiptareve, po zhvillohen zgjedhjet e pergjitheshme, perfshire ato presidenciale ku konkurojne presidenti aktual Trump, per nje term te dyte ne drejtim te shtetit dhe opozitari i tij demokrati, zv/presidenti amerikan Biden, i cili sherbeu si zevendes president per tete vjet me presidentin Obama.

 

Presidenti Trump dhe aleatet e tij republikane ne administraten e sotme, e kane akuzuar zotin Biden dhe djalin e tij padrejtesisht per korrupsion per me shume se nje vit, por asgje nuk arriten te vertetojne. Po ashtu Biden akuzohet nga Trump per socialist e bile deri per komunist, gje e cila merret aspak seriozisht nga pjesa me e madhe e amerikaneve, por keto akuza kane zene vend ne disa shqiptare qe kane “mencurine” te mendojne se socializmi dhe komunizmi, me qe ishte ne Shqiperi dhe ne ne ish-Jugosllavi, mund te zere vend edhe tek Amerika dhe amerikanet, dhe kane alergjine te pranojne Biden, prandaj pranojne akuzat e pabaza te Trump. Keta shqiptare harrojne dy pozita teper te rendesishme:

  1. Biden ka qene nje kundershtar teper i fuqishem i regjimit diktatorial te Miloshevicit dhe nje mbrojtes i popullit shqiptar nga genocidi serb.
  2. Biden, ne nje vizite zyrtare ne Serbi, kur kaloje ne reviste rojen e nderit prane flamurit serb ne Beograd, nuk u perkul per ta nderuar simbolin serb, sic e kerkon protokolli zyrtar, sepse shteti serb kreu masakra masive ne Ballkan,

 

Nje zotini shqiptaro-amerikan me emerin Gegaj, qe me sa duket ka nje grup shqiptaresh rreth vetes, punon per llogari te Trump. Mire ben. Zgjedhjet jane personale, sidomos ne votime, por kur shtrohet ne pyetje ekzistenca e vendit te origjines tende, dicka duhet te jete pak si me ndryshe.

 

Me keqeardhje do te thoja qe, mos duhet qe zoti Gegaj ben mire qe te votoje edhe per serbet amerikane qe ftoj Grenell, edhe per Sheshelin te vije me bluzat e stampuara te Trump, dhe per Dacicin qe u ben thirrje serbeve qe jetojne ne Amerike te votojne Trump, edhe per kater miljarde dollar qe Grenell i dha Serbise, edhe Vucicin “e moderuar”, qe fill pas masakres se Srebenices, deklaroj se do vriten 100 myslimane per cdo serb te vrare,  pse jo, te marre edhe Ujmanin ne kutine e votimit.

 

Trumpi i Grecajt, shqiptaret i ka myslimane dhe jo shqiptare, qe ndodhen ne Lindjen e Mesme, por qe jane nen juridiksionin e “demokratit” kriminel Vucic, qe t’i vrasi 100 per nje, se Vucic po armatoset, sa nga Rusia, sa nga Kina, sa nga Turqia, “mike” e shqiptareve.

 

Ku jetoni ju zoti Grecaj dhe shqiptaret qe kane mendjen tuaj?! “Where have you been, under rock”, thone amerikanet (perkthimi:”ku keni qene ju nen gur zoti Grecaj)?!

 

Mos u beni puthadore, si ne Shqiperi, si ne Kosove dhe kunder vendit qe u lindi dhe u rriti edhe larg tij ne Amerike. Atdheu pret nga cdo shqiptar.

 

Rroni njemije vjet zoti Grecaj, kur ta shikoni atdheun tuaj te marre tatepjeten edhe me kontributin tuaj.

 

“Neno mos kij frike,

se ke djemte ne Amerike”

 

Vertet i ka nena djemte ne Amerike?!

Keta jane djemte e nenes?!

Jooo…! Keta jane djemte qe e kane harruar nenen!

 

Keta jane djemte qe duan te duken, te kapardisen, edhe duke e demtuar nenen, mjafte t’u duket vetja “kapedane”!

 

Ahhh..neno!  Do lengosh dhe vuash gjate nga bijte e tu, qe nuk dine se cfare bejne!

 

Shqiptare! Ne se e doni atdheun tuaj, votoni Biden.

 

Jane me qindra republikane, figura te larta te politikes dhe te administratave te kaluara republikane qe kane deklaruar mbeshtetjen per Biden.

 

Jane shume organe te mediave republikane qe per here te pare ne historine e Amerikes, mbeshtesin zgjedhjen e Biden, ndersa shqiptaret genjehen nga fjalet e Trump se Biden “do vendose socializmin ne Amerike”. Nje budallallek ky me oke, por qe “mencuria” shqiptare e Amerikes, ka deshire ta haje sapunin per djathe, dhe per inat te vjerres, shkojne tek mullixhiu, duke rrezikuar atdheun e tyre te origjines. Keta njerez te shurdher nuk kane veshe te degjojne thirrjen e te madhit shqiptar DioGuardi, qe ben thirrje per mbeshtetje te Biden

 

Me i besueshem eshte Grecaj dhe kushdo tjeter qe vepron si ai, se sa DioGuardi. Tmerr!

 

About admin

x

Check Also

Kurti: Do të kemi shumicën në Kuvend pa koalicion, me Serbinë hapim kapitull të ri!

22- 02/2021 Albin Kurti Kryeministër Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, u ...