Home / Opinion / ARSYET E LINDJËS SË VETËVENDOSJES

ARSYET E LINDJËS SË VETËVENDOSJES

Shkruan, Dr.  Musa Krasniqi

19 prill 2020
/Nga Arkivi i Diplomacies.dk- ribotim/
(Letër e hapur e një mërgimtari drejtuar Jakup Krasniqit)
Bashkohuni me Albin Kurtin ne kauzen e tijë sepse jam i bindur qe ajo kauzë është edhe e juaja.
Mendoi qe bashkëluftetaret tuaj qe i moren në dorë fatet e Kosovës pas luftes, shumë shpejt dhe shumëçka harruan nga amanetet e dëshmorve te shumë gjeneratave dhe i vunë në plan të parë interesat e tyre personale karieriste dhe pasurore. Kjo shmangëje nga qellimet dhe pritjet madhore të popullit tonë dhe marrja me vetëvetën u bë nga ata qe ne nuk e kemi pritur.
E gjithë ajo që është arritur në luftë dhe me luftë është madheshtore dhe të gjithë duhet t`ju përulemi luftetarëve të vertetë të lirisë – dëshmorve dhe atyre qe kan mbijetuar si edhe udhëheqësve të luftës.
Populli është i zhgenjyer me sjelljet e shumë bashkëluftetareve dhe bashkëudheheqësve tuaj për punet e tyre të pasluftes. Mosqenia në nivelin e detyrës të bashkëveprimtareve tuaj të kohës së luftës është vrejtur qe nga fillimi i pasluftes.
Ne mergata ndoshta i vrejmë punët e këqia qe ndodhin ne Kosovë me shpejt se sa vet populli atje. Në vitet e para të pasluftës sikur populli u ”vetëvu ne gjum.” Ishte një far vetëkënaqesie sikur të gjithë në Kosovë u vetëmjaftuan nga largimi fizik i armikut edhepse dihej se çka po ndodhte në veri të Kosovës dhe si po krijoheshin dallimet sociale në mënyrë të pandërshme brenda popull tonë.
Kjo ”vetëvënje në gjum” kjo vetëkenaqesi nuk do të duhej të ndodhte edhe me ata qe e kishin fatin e Kosovës në duart e tyre.
Për qudi nuk u krijua asnjë forcë opozitare kundër ”gjumashave”, kundër keqpolitikëbërësve, kundër keqëpërdoruesve të pozitave politike në Kosovĕ në një kohë prej 5-6 vjetësh. Neve në mërgatë e vrenim këtë zbraztësi – mungesën e dikujt që t’i zgjonte nga ”mpirja” politikëbërësit në Kosovë por as ne nuk e morem guximin që të benim diçka.
Në vitin 2005 ndodhi ajo qe kishte arsye të ndodhte edhe me herët – ridalja në skenë e Albin Kurtit dhe Vetëvendosjës. Pra vetem Albini me bashkëpunëtorë morën guximin t’i kundërshtonin keqëpolitikëbërësit, keqëperdoruesit e pozitave politike në Kosovë.
Jam thellësisht i bindur se po të ishin në nivelin e duhur individet ne pozitat vendimmarrëse qe nga paslufta nuk do të kishte fare nevojë qe të lindë VV-ja. Askush nuk mund të gjejë kundërargumente – VV-ja ishte domosdoshmeri e kohës bile e vonuar.
Rritja e VV-së fatkeqësisht erdhi ngadalë. Edhepse William Walker miku i madh i Kosovës alarmonte se vetëm VV-ja është opozitë në politikëberje në Kosovë dhe ndaj asaj çka po ndodhte atje, populli nuk e kuptonte alarmin. Shkaqet për këtë mund të gjenden në vetëgjumesi, vetëmjaftueshmeri të popullit, por ndoshta edhe ne besueshmeri te tepruar në politikëbërësit e atëherëshem.
U deshten shumë vite të kalonin qe edhe ju i nderuar Jakup Krasniqi, të shkeputeni nga keqëpolitikëbëresit dhe keqëperdoruesit e pozitave politike. Shumë nga ne në mergatë e kemi përshendetur këtë shkeputje por e kemi deshiruar edhe një hap tutje në at kohë – bashkangjitjen tuaj me VV-në sepse mendonim qe do ta shpejtonit rriten e VV ës. Rritja me e shpejt e VV-ës do ta ndalte zingjirin e të këqijave qe ndodhen në Kosovë.
Shpesh herë Albini dhe VV-ja është kritikuar për ashpersi në të bërit opozitë. Ai ka qenë i detyruar të veproi ashtu sepse kundërshtarët politik të tijë kan qenë dhe ende janë shum te ashper dhe të papërgjëgjëshem me veprimet e tyre në drjtimin e gabuar.
Edhepse është tepër vonë dhe shumë punë te këqija qe kan ndodhur në Kosovë, kurr nuk mund të permirësohen prap se prap kalimi i juaj në VV-në është me së i nevojshem. Nuk keni çka të humbni politikisht, pasi qe partia juaj me liderin faktik qe ka vetem tatpjeten e ka të sigurtë.
Me tiparët e juaja dhe me historinë qe keni do t’i ndihmonit shumë Albinit për të shpetuar at qe ka mbetur për tu shpetuar.
Mendoi qe është burreri (e burrëria juve nuk ju mungon) t’i bashkoheni Albinit dhe kam bindjen se në masë te madhe do të pelqehët nga populli.
P.S.
Të nderuar lexues
Për ata qe nuk me njohin – jam fillestar në facebook dhe kam filluar para pak ditësh. Detyra ime e përditëshme është t`ju ndihmoi pacientëve kryesisht të gjinisë femrore. Hobi im është puna fizike – rritja e peshkut dhe peshkimi e vrapimi në natyrë te bukur. Ëndërrat i shof vetem në Kosovë edhepse në mergim jam 28 vite. E dua sportin dhe e adhuroi Messin me Barcen. Nuk e dua politikën, nuk kam librezë partie por e kam përkrahur dhe e perkrahu çdo ide të mirë edhe në politikë, qe vjen nga vendi im dhe populli im. Ne aspektin global me shqetësojnë ndryshimet klimatike.

About admin

x

Check Also

Sa të gënjyer ishim !

/ Intervist që ia vlen të lexohet e rilexohet/ Intervistë me ish ...