Home / Lajme / Votoni BIDEN,  qe te kuptoni se Atdheu nuk duhet mbrojtur vetem me Flamur dhe me cifteli.  

Votoni BIDEN,  qe te kuptoni se Atdheu nuk duhet mbrojtur vetem me Flamur dhe me cifteli.  

Se kildebilledet

 

Shkruar nga,   Luan Baci 

USA 

24 Tetor 2020 

     Tanime ne Amerike po zhvillohen zgjedhjet e pergjitheshme, perfshire edhe zgjedhjet presidenciale. Me shume se nje e treta e votuesve amerikane kane votuar deri me tani qe po shkruajme. Ka nje aktivitet te shtuar edhe midis komunitetit jo te vogel shqiptar qe jeton ne Amerike. Semundja jone kombetare, qe shume here na pelqen te dukemi, pa menduar dy here, na ben te veprojme gabim, dhe me gabime qe kostojne te ardhmes tone kombetare dhe asaj individuale. Kur nuk je ne gjendje te kuptosh lidhjen midis ketyre dy interesave, asaj kombetares dhe individuales, ne fakt humbet dhe individualen. Kombetarja jo vetem ka perparesi, por ne perspektive dhe ne jeten personale imediate ajo ka rendesi percaktuese te pashmangeshme dhe jetike, ndaj injorimi i saj eshte me pasoja katastrofike. 

 

     “Kenaqesia” per tu dukur, qe te shoqerohemi apo te jemi ne nje miting ku eshte dikush me rendesi, e te bejme po te jete e mundur edhe ndonje fotografi per tu kapardisur si kaposh, EDHE PSE PERSONI QE KRYESON ATE MBLEDHJE mund te jete ne mos armiqsor, se paku eshte aspak miqesor me vendin dhe kombin tend, dhe ca me teper kur nuk eshte ne veprime ne interes te vendit tend, eshte e pafaleshme dhe e papranueshme. 

 

     I ngarkuari me pune i Presidentit Trump per bisedimet Kosove-Serbi, zoti Grenel, ka mbajtur nje mbledhje me nje grup shqiptaresh te Amerikes, per t’u siguruar qe te marre votat e shqiptareve per bosin e tij. Po cfare beri ne te vertete zoti Grenell dhe cfare arriti ne favor te Kosoves dhe KOMBIT SHQIPTAR?! Ne fakt, asgje pozitive. I hoqi Kosoves nje qeveri legjitime te zgjhedhur me voten e popullit, dhe kete e beri ne rruge aspak demokratike dhe diplomatike, duke i vene ne kurriz Kosoves dhe popullit te saj nje qeveri kuislinge, jo legjitime, qe nuk permbush rregullat kushtetuese te vete shtetit te Kosoves per te qendruar ne kembe si qeveri dhe qe arbitrarisht kryen funksionet e nje qeverie, vetem e vetem se thote “lepe-peqe”, Grenellit dhe planeve te tij me Serbine. Eshte ky Grenell qe i siguroj Serbise nje kredi 4 miljarde dollare dhe Kosoves nje shume modeste, ne se mund te quhet e tille, prej 100 miljon dollaresh. Eshte ky Grenell qe beri hisetare ne Ujman Serbine, kur Kosova eshte plotesisht pronare e saj, dhe Serbia nuk ka perse te marre pjesen aty ku nuk i takon. 

 

     Kombi shqiptar ka tek Amerika aleatin e saj te natyrshem dhe ka varur te gjitha shpresat per bashkim kombetar dhe zhvillim tek ky aleat. Eshte pikerisht ky besim qe shqiptaert kerkojne mbeshtetjen tek Amerika edhe per shkaterrimin e korrupsionit dhe krimit te organizuar ne te dy shtetet shqiptare. Por ne se Amerika vepron drejt ne mbeshtetje te kesaj aspirate te kombit shqiptar ne Shqiperi, per vendosjen e nje shteti dhe sistemi te vertete ligjor demokratik, ne Kosove u veprua pikerisht dhe krejtesisht ne te kiundert, duke shkaterruar nje qeveri demokratike te zgjedhur nga Populli, qe po luftonte krimin dhe korrupsionin dhe duke rivendosur nje ekip te korruptuar ne qeveri, qe eshte pjese e shkaterrimit ekonomik dhe vjedhjes te Kosoves dhe popullit te saj. Dhe kjo u arrit me punen e Grenellit. 

 

     Tanime ne keto kushte dhe rrethana, kushdo qe ben nje analize te mirefillte, a duhet te shkoje ne mbeshtetje te kerkeses se Grenelllit, per mbeshtetjen e Trump ne zgjedhje?!  Nuk ka rendesi se per ke voton shqiptari, per republikan apo per demokrat ne Amerike. Amerikanet Republikane dhe Demokrate, ne kongresin Amerikan, fale punes se madhe patriotike te shqiptarit te madh DiGuardi, kane qene proshqiptare. Tanime administata amerikane e presidentit Trump, qe e quan gabim bombardimet e NATO-s mbi Sebine, nen inflyencen ne rritje te lobit serb dhe miqve ruse, eshte duke punuar ne interes te Serbise, dhe koha e deritanishme e vertetoj, duke cuar ne rrezikun e “Zajadjenicave” dhe shkeputjes se Veriut te Kosoves.  

 

     Trump do ta varrose Kosoven. Shqiptaret qe nuk kane sy e veshe, ta shohin kete, kane humbur ndergjegjen e tyre kombetare. Akoma nuk po mesohemi qe te mos jemi militante partish, pamvaresisht se ne cilin kend te botes jetojme. Mos votoni per partite o njerez, kudo qe jeni e jetoni, ne trojet shqiptare apo diaspore! Votoni per personin qe mbron interesin tuaj! Perse besoni Trump, qe hedh ne ere nje qeveri demokratike te zgjedhur nga populli ne Kosove, vetem per qellime te tij elektorale, dhe favorizon Serbine. A e keni pare Biden, qe ne vizite zyrtare ne Serbi, nuk perkulet perpara flamurit serb, sic e kerkon protokolli, vetem per te treguar mosaprovimin e tij me politikat shteterore agresive, luftenxutese, te administratave serbe?! 

 

     NE ANEN TJETER, keni nje Trump qe jep 4 millard dollare Serbise, nje shume qesharake Kosoves, kemi nje Grenel qe hidhet dhe pirdhet ne feste me serbet ne anije mbi Danub?! 

 

     Tre here jam takuar personalisht me Zevendes presidentin amerikan Biden, dhe gjithnje me ka folur me respekt per Shqiperine dhe Kosoven dhuke me thene se kemi akoma shume pune per te bere me shqiptaret. Ai burre, eshte vertet nje mik i madh i shqiptareve. Edhe porosia e patriotit dhe shqiptarit te madh DiGuari eshte qe te mbeshtetet Biden. 

 

     A e doni atdheun tuaj o njerez?! Ne se po, votoni Biden. Ai eshte e ardhmja jo vetem per popullin amerikan dhe Ameriken, por edhe per kombin SHQIPTAR. 

 

About admin

x

Check Also

Intervistë për TV Danez DR1, Televizioni shtetëror, në lajmet qendrore.

/Nga Arkivi, Diplomacia.dk/ 1-Tetor, 1997 (5) TVA 21:00 KOSOVO – YouTube Në ...