Home / Opinion / SISTEMI KAPITALIST DREJT FUNDIT!  POR KUJDES: FUNDI I TIJ MUND TË PJELL NAZIZMIN!

SISTEMI KAPITALIST DREJT FUNDIT!  POR KUJDES: FUNDI I TIJ MUND TË PJELL NAZIZMIN!

Shkodër, 25,10, 2020
“Në emër të lirisë së fjalës!!!”
Sistemi borgjez i vetquajtur “demokratik”, reklamon me të madhe “Lirinë e fjalës”. Kjo “Liri fjale” në sistemin kapitalist aktual, është e pakufizuar, nëse nuk rrezikohen interesat e klasës borgjeze, që drejton këtë sistem. Kur ndodh e kundërta, sistemi e “kapërcen” lirinë në fjalë.
Bazuar në këtë “Liri fjale” të pakufizuar, mësuesi francez, Samuel Paty, reklamon para nxënësve të tij, karikaturat kushtuar profetit Muhamet. Në përgigje të këtij veprimi, ekstremisti islamik i pret kokën mësuesit në fjalë.
Pa diskutim, të dyja veprimet janë veprime ekstreme. Ajo e ekstremistit islamik, kuptohet, shkon përtej kufijve të ekstremit.
Por jo më pak ekstremist është dhe qëndrimi e veprimi i presidentit aktual francez, Emanuel Makron. Në përgjigje të veprimit të ekstremistit islamik, presidenti i Francës demokratike dhe iluministe, deklaron:
“Ne nuk do të heqim dorë nga karikaturat dhe vizatimet”(për Muhametin).
Dhe për ta përforcuar këtë deklaratë ekstremiste, jep leje që ndërtesat qeveritare të ndriçohen me skicat e karikaturat kushtuar profetit Muhamet. Duke i shpallur kështu luftë radikalizmit islamik, me radikalizëm francezo-europian!
Askush nuk e kundërshton fjalën e lirë, si element bazë i demokracisë. Por kjo fjalë e lirë nuk mund të përdoret për të satirizuar besimin fetar të një pjesë të konsiderueshme të popullsisë së Botës. Sistemi socialist, që triumfoi në disa vende të Europës, e luftonte me të gjitha mjetet e propagandës besimin fetar, duke e quajtur “opium për popujt”, por asnjëherë nuk përdori veprime ekstreme të tipi Makron. Në vendin tonë, sistemi socialist i nxori jashtë ligjit institucionet e besimit, por nuk i shkoi kurrësesi në mendje të bënte apo të lejonte karikatura ndaj dy profetëve kryesorë të njerëzimit, Krishtit dhe Muhametit.
Të vesh në karikatrurë njerin nga këta profetë, pas të cilëve besojnë më shumë se gjysma e njerëzimit, do të thotë të tregohesh jo vetëm injorant, por edhe racist për besimtarët përkatës.
Presidenti francez Makron, siç duket nuk nxori mësim nga pasojat e karikaturave që reklamoi Revista e Parisit disa vite më parë, ndaj në vend që të ulë gjakrat e ekstremistëve të të dyja palëve, i hedh benzinë zjarrit, duke e shumfishuar gabimin. Them “gabimin”, por në fakt ky është një racizëm i gjallë kundër popujve të Azisë dhe Afrikës, ku shumica e tyre besojnë tek profeti Muhamet.
Po, pse po ndodhin sot këto fenomene, që na rikthejnë në kohën e kryqëzatave mesjetare?
Kjo po ndodh, sepse në Francë dhe në disa vende europiane, në krye të sistemit borgjez-kapitalist kanë ardhur “lumpenët”- lumpenët borgjezë. Po si erdhën në pushtet lumpenët borgjezë?
Sistemi kapitalist europian ka hyrë në shekullin e tretë të kohës së tij sunduese e shfrytëzuese, duke shënuar tashmë një kurbë në zbritje të rrufeshme. Për të ndaluar këtë “kurbë në zbritje”, vetë sistemi kapitalist nxjerr në skenë “lumpenët” e saj, të cilët janë të gatshëm të sjellin përsëri në skenë nazifashizmin, siç ndodhi në krizën e viteve ’30-të të shekullit të kaluar, mjafton të shpëtojnë sistemin nga përmbysja.
Kapitalizmi, që ka arritur shkallën më të lartë – imperializëm, është drejt fundit të pashmangshëm. Por pikërisht se është drejt fundit, duhet patur kujdes se mund të shndërrohet në “Nazizëm” e “Fashizëm” të kohës supermoderne.
Gazetari, kritiku e poeti çek, JULIUS FUÇIK, ka thënë:
“NJERËZ, JU KAM DASHUR; JINI VIGJILENTË”!

About admin

x

Check Also

Kurti: Do të kemi shumicën në Kuvend pa koalicion, me Serbinë hapim kapitull të ri!

22- 02/2021 Albin Kurti Kryeministër Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, u ...