Home / Opinion / Mjerisht, që nga viti i famëkeq 1990-të, për shqiptarët në Ballkan filluan mbrpashtitë politike, ekonomike, sociale etj…

Mjerisht, që nga viti i famëkeq 1990-të, për shqiptarët në Ballkan filluan mbrpashtitë politike, ekonomike, sociale etj…


nga Xhemil ZEQIRI


/ Ribotim nga arkivi/

Ky vit, qe vit i krizave të mëdha që përjetoi populli dhe shteti shqiptar,
Shqipëria Socialiste.
Bllokadat dhe represionet e shteteve imperialiste ishin prej kohësh të
pamëshirshme ndaj shtetit shqiptar, pasi që shteti socialist kishte mbrojtur
me një fanatizëm të pa kompromise identitetin dhe sovranitetin kombëtar.

Shqipëria, u ballafaqua jo vetëm me sanksione ekonomike por edhe me
ndërhyrje të pamëshirshme nga fuqitë e mëdha dhe agjenturat anti-shqiptare
siç ishte CIA dhe UDB-ja etj.

Faktikisht, presionet ekonomike nuk iu hoqën kurrë shtetit shqiptar, bazuar
sipas një artikulli të një puplicisti shqiptar Anton Kote, që i referohet
një gjenerali të CIA-s, (tani s´më kujtohet emri i atij gjenerali), i cili
ishte ndër më të sukseshmit i kësaj agjeture më të fortë në botë dhe ky
ishte i vendosur në Frankfurt të Gjermanisë me 300 oficerë që kishin pasur
objektivë; të bëjnë ndërhyrjen në ish-shtetet socialiste.
Pra, i nderuari Anton Kote i përshkruan fort mir ndërhyrjet e tyre, mirëpo,
unë këtu do të potencoj vetëm disa fjalë nga ky artikull i cili e citon
gjeneralin amerikan, që në fakt kishte qenë një bir shqiptari, ku midis
tjerash ai thekson:
“Në Shqipëri nuk kemi dalë ashtu siç kemi paramenduar, ne kemi dërguar 380
grupe, ne nuk kishim mundësi të kuptonim si si kanë rrjedhë aksionet, pasi
ata kishin një politikë diktatoriale dhe nuk tregonin se grupet tona janë
kapë ose kanë kryer ndonjë aksion e kjo na bënte tepër nervoz, pra nuk
lajmëronin nëpërmjet mjeteve të informimit, por hiqeshin sikurse nuk na ka
ndodhë gjë”.
Artikulli i plotë, është i botuar në gazetën “Zëri i Kosovës” që botohej në
Zvicër.
Në pyetjen e Anton Kotes se cila agjenturë u ndihmonte më shumë dhe nga
ishin rekrutuar diversantët?
Gjenerali përgjigjet:
“Ndihmën më të madhe e kemi pasur nga UDB-ja jugosllave, ndërsa kemi pasur
shumë veprimtarë nga Kosova që janë hudhë në aksione!

Gjithashtu, deklarata e kryeministrit anglez, Tonny Blair, se:

” vetëm në Shqipërinë e Enver Hoxhës, kanë dështuar ndërhyrjet
anglo-amerikane”!

Kjo, flet mjaft për luftën heroike të popullit shqiptar, për ta mbrojtur
Shqipërinë Socialiste , nga agjenturat e huaja kriminale.

Këto fakte që theksuam janë të vërteta e jo trillime, gjithashtu janë shumë
të hidhura, pikërisht për këtë, liderët “demokratë”, është dashur të
reflektojnë realisht dhe të mendojnë kthjellët!

Por, tani shtrohet pyetja, përse vepruan kështu pa kurrfarë kriteri as
kushtëzimi politik as kombëtar, në raport me të huajt?!

Por, ata kësaj pyetje nuk i përgjigjen dot, ata nuk thonë kurrë të vërtetën,
sepse kanë hyrë verbërisht në batak të ndyrë antikombëtar, fatkeqësisht
turpet dhe krimet e tyre: ekonomike, politike, sociale etj, koha po ua
nxjerrë në shesh çdo ditë, nga udhëheqëja e tyre e çoroditur, populli
shqiptar jo vetëm që u varfërua tmerrshëm, por edhe u përgjak dhembshëm në
vitin e hidhur 1997 dhe ende plagë të hapura qëndrojnë mbi trupin e
Shqipërisë Etnike.

Politika plotësisht antikombëtare dhe disfatiste e I.Rugovës dhe S. Berishës
i kanë sjellë aq shumë dëme kombit shqiptar, sa që edhe sikur ta drejtonin
Shqipërinë Etnike, dikush nga çetnikët më të egër të Beogradit, nuk do të
mund ta dëmtonin aq shumë!

Prandaj, në Shqipërinë londineze, politikën fashiste të S.Berishës populli e
rrëzoi në vitin 1997, me pushkë në dorë, me humbje të mëdha njerëzore dhe
materiale.
Pas atij revuluconi të madh që matrapazët politikë e marrin me hipokrizi dhe
me tallje.

Ishte Partia Socialiste ajo, që e qetësoi situatën dhe e rikëtheu zhvillimin
normal të jetës shtetërore të shqiptarëve, të shkatërruar nga themelet nga
S.Berisha me kompani dhe të tradhëtuar nga perëndimi.

Kjo fatkeqësi, nën maskën “demokratike”, me politikën nihiliste të I.
Rugovës, e “gëlltiti” popullin shqiptar në Kosovë dhe në viset tjera
shqiptare të okupuara nga shovenistët sllavë.

Trojet shqiptare të udhëhequra nga titistët; Rugova, Xhaferi, Halimi, u
shkelën egërsisht nga armiqtë sllavë pa kurrfarë rezistence as pacifiste as
radikaliste, popullin shqiptar e mbështeti me shpatulla për muri me
durim-turpin e proklamuar prej tyre, prandaj, populli duke e parë që kjo po
e shpie drejt humnerave të mëdha historike u detyrua të rreshtohet pas
dejmëve e cucave që i rrokën armët e luftuan për liri dhe dinjitet kombëtar,
pra nën ushëheqjen e UÇK-së.
Pas këtij zgjimi kombëtar, komuniteti ndërkombëtar i erdhi në ndihmë,UÇK-së
dhe popullit shqiptar.

Duke e bërë këtë akt human sikur u hapën shpresat për perspektiva të
ndritura për ne shqiptarët e Kosovës dhe viseve tjera…
Por, diplomacia e europiane dhe botërore në planet e tyre afatgjate
strategjike nuk kishte ndryshuar, por në kokat e tyre kishte mbetur si një
myk i keq ideja antishqiptare edhe pas gjithë atyre premtive nga “demokratët
modernë” se pas shkatërrimit të sistemit socialist të Enver Hoxhës, do të
arrihet edhe ribashkimi kombëtar.
Shqipëria, do të ndihmohej me “çeka të bardhë” nga Amerika, ekonomia e saj
do të lulëzonte etj, etj…

Këto ishin lojëra të rrezikshme, ishin premtime boshe që mund t´i hanin si
bombona vetëm “kalamajtë politikë” të tipit Berisha-Rugova dhe kompanitë e
tyre, servile.

Dhe tani, “shkencëtarë” të dalur nga brumi i tyre, të zhytur pas interesave
personale, po dalin me xhevaire “të reja”, që me paqavure shkrimesh
publicistike po orvaten ta bindin popullin e shumëvuajtur shqiptar se
shqiptarët e pjesës tjetër të Shqipërisë, pra shqiptarët e Kosovës; kinse
popullit të saj i duhet komb dhe identitet i veçant, pra kombi kosovar ,
sipas identitetit kosovar!!!

Këta kaljemgjinj shkojnë më tej me arravizmat e tyre, ata duan që gjuhën
shqipe ta ndajnë; pra të thellojnë ndarjen e saj, këta shkrimtarë “me famë”,
këta gazetarë bulevardesh brenda e jashtë atdheut, shkruajnë dhe flasin
vetëm në gegërishte, ndërsa e urrejnë dialektin toskë – sikur ky dialekt të
mos ishte fare yni!!!
Ndarja që po tenton të bëhet nga aspekti gjuhësor dhe në identitet u çon ujë
në mulli vetëm armiqëve tanë të përbetuar, sllavë.
Nëse vlerësojmë nga aspekti gjuhësor këtu del fakti se emri Kosovë, është
term i huaj:
“…një toponim, që ka tërhequr që moti vëmendjen tonë është emër vendi i
fshatit Trudë, i cili, me sa duket, ka qenë bazë motivuese e kalkimit në
gjuhët sllave të horonimit Kosovë.
…të gjitha këto rrënjë latine dhe neolatine na shtyjnë të përfundojmë se
toponimi Kosovë është në të vërtetë një kalk i toponimeve të shumta krijuar
me apelativa latinë dhe neolatinë.
Në traditën toponime shqiptare ekziston edhe emër vendi Zogaj, që sipas
mendimt tim duhet të ketë dalë nga togfjalëshi Zog i Zi ‘turdus merula’
(khs. anglisht blackbird ‘zog i zi, turdus merula'”).
( A. Konushevci ).

Ndërsa, na aspekti politik, dihet mirëfilli që në “pushtetin paralel” nga
Markagjoni i Mirditës, qe shpallur si një pykë e zezë, e ashtuquajtura
Repuplika e Mirditës, e cila jo pak favore u krijoi trupave serbe gjatë
tërheqjes së tyre, bile këto ditë kryeministri serb Vuk Drazhkoviq, e bëri
një falenderim, për mikun e tyre Esat Pashën, me fjalët: “serbët i harrojnë
shpejt armiqësitë, por jo miqësitë”…

Siç po shihet çartazi, politika e favoreve politike dhe ushtarake ndaj
Serbisë, i bashkon si dy pika uji, bajraktarin Markaxhoni dhe kryetarin
Rugova!…
Prandaj, nuk është aspak çudi që në të ardhmen e afërt do të dalë një
kryeministër serb që do ta falënderoj Rugovën për shërbime t e tij ndaj
Serbisë, që ia bëri me vite e vite…

Unë, dua të paraqes këtu pikëpamjen time se:
një Republikë e tillë e Kosovës, e ndarë nga trungu amë, me gjuhë, identitet
etj, do të ishte fillimi i një përçarjeje të madhe brendakombëtare, që zor
se do t´i shihej fundi…

Nëse, shqiptarët bënë kompromise politike dje, duke pranuar një Republikë të
Pavarur të Kosovës, me gjuhë, identitet dhe flamurin shqiptar që valoi në
shekuj në trojet tona; kjo nuk i jepë aspak drejt askujt të vë dorë mbi këto
elemente të shenjëta që s´na ndajnë por na bashkojnë kombëtarisht, pra as I.
Rugovës, as telallëve të tij politikë.

Për faktin se realitetet politike kanë ndryshuar në Ballkan dhe Europë, edhe
ne shqiptarët tani kompromiseve të pas viteve 80-ta, duhet t´u japim fund;
tani është koha për VETËVENDOSJE të kombit shqiptar në Ballkan..

Shikuar nga të gjitha fakte, konkludoj se:
përpjekëjet e tyre janë fund e krye një shërbim i mjerë ndaj pacifistëve dhe
fashistëve të huaj, të të gjitha ngjyrave!…

Pra, synimi i tyre qëndron aty se:
po tentohet t´i hudhet hi syve popullit,
këta faktikisht janë vënë në shërbim të politikës antishqiptare titiste të
zhvilluar para viteve 90-ta.

Vlenë të theksohet fakti se:
tani s´ka ndërhyrje nga jashtë që imperialistët të fusin banda kriminale në
trojet shqiptare, që t´na çonin në vëllavrasje midis nesh, por tani zënkat e
shqiptarëve nga pluralizmi politik i frymës përçarëse Berisha-Rugova, po na
sjellin pëçarje kaq të mëdha brenda kombëtare.

Sot, bota demokratike jeton me pluralizëm, por jo me grindje aq të egra
ndërpartiake, siç jetojmë ne shqiptarët.

Serbia, rrinte e qetë, kur Shqipëria Etnike, ishte nën udhëheqëjen e
Berishës dhe Rugovës; derisa UÇK-ja i mori armët!

Derisa, profashisti, Berisha dhe “gandisti mbret” Rugova, rrinin të qetë në
Tiranë dhe në Prishtinë, poaq i qetë vepronte lirshëm qeveria fashiste S.
Millosheviqit në Kosovë dhe banadat paramilitare të Sheshelit dhe të Arkanit
gjakatarë.

Janë këta politikanë “largpamës” që i ndoqën,i dënuan me burg, i fyen
heronjt kombëtarë, Adem Jasharin, Zahir Pasjazitin, Luan Haradinajn etj.
Êshtë regjimi i S.Berishës ai që i vrau tradhëtisht, ideologët e parë të
UÇK-së, Remzi Hoxhën dhe Ali Ukën.
Për më keq, as sot e asaj dite kriminelët që i vranë ata pishtarë lirie, nuk
u zbuluan as u dënuan kurrë!

Këta paramilitarë, “ntelektualë puthadorë”, në shkrimet e tyre trumbetojnë,
se në Kosovë ka zgjedhje të lira!!!
Këto zgjedhje deri tani bëhen me lista të mbyllura, që faktikisht kjo është
antidemokratike dhe nuk janë zgjedhje të drejta shqiptare, por të
dirigjuara, pra janë zgjedhje të UNMIKISTANIT.

Nuk besoj se këta “analistë” të rexhur me vaj e uthull të huaj, nuk i
kuptojnë intrigat e rrezikshme.
E kemi parë këtë se edhe gjatë kohës së “pushtetit paralel” të I. Rugovës,
nën drejtimin e regjimit të S.Millosheviqit, kishte “zgjedhje të lira”, pra
me lista të mbyllura!…

Dihet, nga të gjithë se edhe kur krisnin armët e lirisë në malet e Kosovës,
I.Rugova, mbante “zgjedhje të lira”, pastaj edhe kur digjej Fieri në flakë,
(1997), Sali Berisha me parlamentin e tij njëpartiak, vetëzgjidhej
kryetar!!!

Po, tani shtrohet pyetja, çka fitoi populli nga këto zgjedhje, për këtë, le
të reflektoj vetë çdo shqiptar.

Këta puthadorë mjeranë, këta “analistë e gjuhëtarë” me prejardhje të
dyshimta, sot po e dezinformojnë popullin, këta janë bërë zëdhënës të së
keqes shqiptare, duke e përkrahur politikën pacifiste të nxitur nga
Beogradi, indirekt përmes Grupit të Kontaktit, që sot mundohet t´ua imponoj
sërish dominimin e politikës serbomadhe mbi shqiptarët atë politikë
gjenocidale, që na kushtoi me një lum gjaku në shekuj.

Tani, Serbia trumbeton parullën e saj dinake “më shumë autonomi e më pak
pavarsi”.
Regjimi serb, natyrisht pajtohet me institucionet e Kosovës, të cilat
dinakrisht e kanë pranuar një status të tillë qe 7 vite, druaj se zor që do
të ketë ndryshime, shikuar sipas parametrave të sotëm politkë.

Beogradi, pajtohet me politikanët “demokratë” të Prishtinës, kërkon dialog
çdo ditë, sepse janë këta që e kanë pranuar Marrëveshjen e Rambujës, e cila
sipas rezolutës famëkeqe 1244, haptas ia njeh sovranitetin e Serbisë mbi
Kosovën.
Bile, si për ironi të fatit, asnjëherë deri sot nuk e kemi dëgjuar të
mohohet njëherë nga politikanët pacifistë.

Pra shkurt, Kosova dhe trojet shqiptare janë duke u udhëhequr nga
politikanët e marrëveshjeve antishqiptare që nga Parisi, Ohri dhe Konçuli.

Dhe,nëse hyjmë të analizojmë kombëtarisht, që na ajo Konferenca famëkeqe e
Rambujës, çështja shqiptare ka marrë tatëpjetën…

Politika shqiptare është vënë në shërbim të qarqeve ndërkombëtare, ose
shkurt e shqip, në shërbim të borgjezisë reaksionare, e cila në shekuj ka
qenë dhe ka mbetur deri sot, esencialisht antishqiptare.

Tani, politikanët shqiptarë, s´janë në gjendje t´i mbrojnë për asnjë moment
interesat kombëtare, duke vepruar kështu, janë bërë “kukulla” në duar të
huaja.

Pa çka se politikanët “modernë” i fitojnë zgjedhjet, me ndihmën e “miqëve”,
kur nënat shqiptare sot, janë veshur në të zeza nga politika e tyre
konfliktuoze dhe antihistorike.

Këta, janë të pangopur për pasuri e pushtet, këta se kanë hiq hallin për
shtet!

Këta, nuk duan që kombi shqiptar të del me VETËVENDOSJE, sepse kështu
ngjarjet do të merrnin kahjen e duhur, kombi ynë do të shkonte drejt
fitoreve të reja, drejt Ribashkimit kombëtar dhe përparimit…

Kopenhagë, 23 korrik, 2005

About admin

x

Check Also

Sa të gënjyer ishim !

/ Intervist që ia vlen të lexohet e rilexohet/ Intervistë me ish ...