Home / Histori / Gjergj Pula, lajmëtar dhe frymëzues i luftës revolucionare kundër sundimit të huaj në Maqedoni (Lufta revolucionare në Maqedoni në fund të shek. XIX dhe fillim të shek.

Gjergj Pula, lajmëtar dhe frymëzues i luftës revolucionare kundër sundimit të huaj në Maqedoni (Lufta revolucionare në Maqedoni në fund të shek. XIX dhe fillim të shek.

 Tetovë, 23,10, 2020

(Lufta revolucionare në Maqedoni në fund të shek. XIX dhe fillim të shek. XX është frymëzuar dhe organizuar nga Bullgaria për rikthimin e pretendimeve të saj territoriale sipas Traktatit të Shën Stefanit, me ndihmën e Rusisë, të reviduara nga Kongresi i Berlinit-Fuqitë e Mëdha të Evropës)

Gjergj Pula (Gjorgji Pulevski) nga Galica (Galiçniku) e Rekës së Dibrës, lajmëtari i parë i rezistencës popullore të banorëve sllavë e ortodoksë nga Maqedonia, që i parapriu krijimit të “Komitetit Revolucionar të Maqedonisë”, më vonë, nën ndikimin e lëvizjes revolucionare bullgare (revolucionarit bullgar Vasil Levski dhe revolucionarit shqiptar ortodoks Dhimitër Nikollë Opshti) për lirim nga Perandoria Osmane, u organizuan disa komitete lokale dhe të rretheve nën një komandë të përbashkët politike dhe ushtarake, të njohur si Organizata e Fshehtë Revolucionare e Maqedonisë dhe Trakisë (Edrene-Odrin), e njohur në histori me shkurtesat (akronimet) OBROM (VMORO), më vonë OBRM (VMRO).
Poema me titull “Samovilla makedonska” (Zana maqedonase), e botuar në vitin 1878/79 mund të konisiderohet si manifest, kambanë zgjimi e kësaj lëvizje, e cila u pasua me një varg organizimesh, rebelimi dhe kryengritjesh (nuk është rastësi shpërthimi i kryengrietjes së Ilindenit (1903) pse shpërtheu ndër shqiptarët ortodoksë, vllehët dhe sllavët vendës në Krushevë dhe rrethinën e saj, jo në brendi të territorit të Bullgarisë apo në viset tjera me shumicë të banorëve sllavë (bullgarë, maqedonas), as nuk është rastësi krijimi i bërthamës (Komitetit) së Organizatës së Fshehtë Revolucionare të Maqedonisë dhe Trakisë (Edrene -Trakia Lindore), më 1893.
“Брат со брата да се смилите, јазик по вера здружите,
Сви једноверски пријдите во домовину.
Турски зулум ни превзели над наша чест македонска,
Јал браните си, ил’ сви до един да изгниме!”
“Vëllai me vëllanë urtohuni, bashkohuni me gjuhë e besim,
Të gjithë me besim të njëjtë të viheni në shërbim të atdheut.
Zullumi turk (osman) e ka pushtuar nderin tonë maqedonas,
Ose mbrojeni veten, ose të gjithë një për një të vdesim!”
(Samovilla makedonska, vargu 64 dhe 65)
Përmes kësaj poeme, më saktë se nga çdo dokument apo dëshmi tjetër paraqiten arsyet e këtij rebelimi të banorëve sllavë në Maqedoni dhe jo vetëm, për fillimin e organizimit të luftës kundër Perandorisë Osmane, duke marrë si shkas vendimet e Kongresit të Berlinit (13 qershor 1978) për revidimin e Paktit të Shën Stefanit (3 mars 1878), me të cilin Bullgaria u detyrua të tërhiqet nga territoret e pushtuara sipas Traktatit të Shën Stefanit. (Shih hartat, foto nr. 2 dhe 3)
(24.X.2020)

About admin

x

Check Also

Kurti: Do të kemi shumicën në Kuvend pa koalicion, me Serbinë hapim kapitull të ri!

22- 02/2021 Albin Kurti Kryeministër Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, u ...