Home / Opinion / VARËSIA E SHTETIT NGA KOMANDANTËT?

VARËSIA E SHTETIT NGA KOMANDANTËT?

Filozofia moderne shqiptareduhet të mbajë gjithmonë dialog me “mendimtarët e mëdhenj politik dhe me liderët e traditës sonë”, që të nxisë mundësitë intelektuale të kryekomandantëve, e të mund t’i shërbejë jetës kombëtare, në sundimin e natyrës dhe në krijimin e një shoqërie të shëndoshë.
“Komandantët shqiptar kombin e kanë si plaçkë…”
Si do të ndalet ky shkatërrim barbarë politik e ekonomik i shteti dhe ku janë mbrojtësit e kujtesës historike e kulturore. Sa për ta, s’ka dyshim se do të ishin nga këta të fundit, sikur të kishin pasur një mësues të vetëm, pra sikur të mos e kishin ditur fare dallimet midis mendimeve të egëra e barbare të kryekomamandantëve e nënkomandatëvë e kryetar komunash të të gjitha kohëve. Duke i parë këto veprime – të quajtur “trashigimtar të kësa avanture “magjepse” të mendimit e cila shkon nga filozofia klasike e kryekomandantëve, duke menduar sërish për konceptet themelore të filozofisë politike.
Ka ardhur koha që populli t’i bashkojë forcat për t’i shpallë “luftë demokratike” kësaj fantazme politike të komandantëve të mbushur me haktarë e dallavere tjera. Fati i tyre është se ka shumë fodull me vullnet skllavi e “hajduti”. Ka shumë të varfur në Dardani sot, ashtu si nga hiqi u bënë pasanik. Vinin nga fshati e qyteti dhe kishin rroga fare të vogla. Por kishin dashurit të mëdha dhe punë të mëdha për parcela e hektar tokash. Këta Kryekomandantë brekë grisur drenicakë e dugagjinas nga këpucar, shitës farmerkave, çobanë dhishe e delesh me shkolla nate fillore e të mesme dhe u bënë edhe Doktor Shkence. Mjerë djepi që i ka përkundë, shokët e tyre si gjenë dot në botë…
Era e pas luftës ka qenë dëshmitare e një kuadri “Krykomandantët e nënkomandantësh” të ndërvarësisë historike e ekonomike dhe politike, që as smund të përfytyrohej, pa folur e shkruar për ta realizuar një shkrim, në kushtet e dy decenieve më parë. Për më tepër, ndryshimi në kohë është e rëndësishëm për vetë shprehjet e ndryshme të gjithfarë dallaveresh e kapjes së pronave shoqërore dhe të komandantëve radikalisht të ndryshme që politika flliqur ka ndihmuar të krijohen nga hiqi në oligarkë. Gjithmonë në kërkim të hektarëve të ri. Të gjitha këto krijesa me dy këmbë varen nga hektarët e luksi shfrenuar…Sikur të marrim vetëm gjuhën dhe simbolizimin e tyre dhe të lëmë faktorët e tjerë, kto të dyja ndikohen në mënyra korruptive nga era në të cilën janë shfaqur hektarët nga një (1 euro), duke qenë në më të shumtën e kohës të ndikuar nga një ose më shumë hektar e prona tjera.
Gjatë veprimeve komandantët kanë dalë nga shinat e funksionet e tyre si lider partish. Këta e kanë vendosur veten dhe institucionin në dispozicion të një force të degraduar, që sipas meje është turp që i kemi si komandanta, kanë dalë nga binarët e funksionimit. I shërben një force të lig e të degraduar politike e korruptive. Këto mendje të trullosura të lindur me urrejtje e dhunë që gjenerojnë gjenerat pas gjenerate. Por punet e mëdha për hektarët e parcelat skaj rrugëve e xhadeve nuk janë të vështira për ta sa i bëjnë “demokratët e matrapazet”. Të gjitha këtë dëme e zullume alla Kryekomandantësh me emër e mbiemër etj…
Në këtë kohë ra prapë mortja. Do të vërë mend ky milet. Ç’kemi kështu, o shqiptarë, ç’kemi, o miletë? Është një shkrimë me shumë mesazhe të mëdha… politikanët dhe 80 deputetët janë një plagë e rëndë e paditurisë e kombit tonë. Sot nuk mund të tolerojmë përseritjen e dështimeve historike. Është tragjike kur të tjerët na përcaktojnë një fat të lig dhe tragjik, por është vetëvrasëse kur vetë e pranon atë FAT. Sot më shumë se kurr varet nga ne fati ynë, nga vendosmëria jonë për të përballuar sprovat e tashmes dhe sfidat që na presin..!
Pse jemi të tillë…
Prandaj, sintagma hajni e madhe, e krijuar nga armiqtë e kombit shqiptar…
Pse nuk mundë të jemi ndryshe!!! Sepse ky ligështim dhe turpi që ndjemë pas dehjes na “bezdisin” shumë më tepër se kënaqësia që na jep dehja e mijëra hektarëve
“Çfarë i shtyu”, si komandantët të marrin një vendim kaq të “nxituar e të pamatur” dhe çfarë i detyruan këta reformator të shekullit XX-të, të marrin vendime të tilla për ta ndarë Dardaninë në parcela private!!! Ajo që shohim çdo ditë të ndodhë në vendin tonë dhe është dashur ta kundërshtojmë me forcë. Nëse përpjekja kurorëzohet me sukses, atë që vetëmohohet ngjasojnë me komandantët, që janë të lidhur për jetë a vdekje, që durojmë sakrificën dhe duan njëri- tjetrin për ta mbajtur shtetin e kapur; dhe natyrisht nuk mund t’i bëjmë dot ballë fatit të egër që do të na ndante nga komandantët që nuk i duam: qenie shqiptare. E gjithë menyra e jonë e jetës është përcaktuar të jetë e rrethuar nga mjerimi më i zi, por gjithnjë është e mundur të na çlirojë gradualisht nacionalizmi, dashuria ndaj atdheut nga të këqijat e strukturës tonë shoqërore e politike.
Mirpo, a mund të mbështetet ideja e hektarëve të kombit të moçëm sipas kryekomandantëve? A mund ta mbrojmë me këta “komandantë” mendimin se kombi është mbi të gjitha, në njëfar kuptimi, ka qenë këtu apo s’ka qenë këtu, po i njejti në antikitet, po ai edhe në epokën moderne të copëzimit të shtetit në hektarë? A mund të pretendojmë se kombi ynë modern janë pasardhësit në vijë të drejtë të homologëve të tyre zullumçar. D.m.th. kombi ynë është në thelb identikë komandantët e hektarëve mesjetar,ose këta komandanta ishin “paraardhësitë e vërtetë të hektarëve”. Krijimin e perandorisë 20 vjeçare të “krimit dhe korrupsionit”. Kryekomandantët të mos e përdorinë flamurin kombëtar për hallet e tyre për hektar, vila e makina luksoze.
Kombi ynë si i tillë, të cilin anomalitë natyrore e shohin si një bashkësi të emërtuar sipas modelit të kryekomandatëve, me kulturë, histori dhe gjuhë të përbashkët me atdheun e tyre nuk ka ndryshuar shumë nga skllavëria. Ajo çfarë po shohim në fundin e shekullit XX-të është thjesht një ripohim i “bazës kombëtare” përkundër supërstrukturës politike dhe ekonomike, po ta kthejmë kokëposhtë (sikurse e kanë zakon komandantët e hektarëve për 1 euro) me metaforën marksiste.
Me fjalë të tjera, kultura, pra kultura kombëtare, e kanë pohuar parësinë e tyre ndaj politikës, ekonomisë dhe hektarëve, sepse politika është ngrehina e pandryshuar e shoqërisë shqiptare, me ritmet e saj të shpejta të korrupsionit, strukturat e saj të thella në psikiken e shqiptarit dhe kodet e rrjete gjithëpërfshirëse jo simbolike të marrëdhënieve sociale e ekonomike.
Vetëm kthesa e menjëhershme e popullit ose e drejtësisë kundër strukturave të komandatëve dhe nijëra hektarëve dhe e gjithçkaje që lidhej me (një) 1 hektarin dhe shkaktuar prej tmerreve të PANIT, mund të ketë errësuar prej shikimit këmbënguljen e këtyre zullumçarëve etnikë dhe të na ketë kapur në befasi kur kemi parë gjallërimin e tyre nëpër konferenca e media, në dukje të mashtrimit dhe intrigave kundër sovranitetit dhe kombit.
Këta janë krijesa krejt ndryshe nga ne. A ka fantazma, beduinë e të tjerë qenie si këto tek popujtë e Evropës??? Jo, s’ka. Në qoftë se ndjekë hemisferën e djathtë s’ka. Pikërisht prandaj unë them që s’ka. Që të bëhesh ministër, kryeministë, presidentë, duhet të kesh karakter. Në përballjen e parë me ta ne duhet të mendojme dhe ti vejmë gishtin kokës dhe a duhet lejuar për kapriçon e tyre të sillën lirshëm me pronat shoqërore, në shoqëri dhe në mesin e fëmijëve tanë. Popull, mos qëndroni në errësirën e komandatëve poplitikë të këtyre beduinëve, mos të tregohemi të lig dhe frikacakë duke i përdorur metodat demokratike.
Në kuadrin e një vetëdije të këtillë inviduale e kombëtare flamuri, historia e gjuha shqipe ka qenë tipar kryesor i individualitetit të pjesëtarëve të kombit shqiptar. Hap i parë në kulturën shqiptare do të jetë vendosja e kufirit midis injorancës dhe çiltërsisë dhe zgjimit kombëtar. Zgjimi kombëtar dhe çiltërsia duhet mbështetur, duhet mbrojtur sepse fëmijët tanë sjellin thesarin më të madhë kombëtar. Nëse ne nuk do të ndryshojmë asgjë, gjëndja do të përkeqësohet. Nëpër trojet shqiptare do të bredhin gjithnjë e më shumë komandantë të verbuar nga tërbimi, të cilët vjellin helmë kundër hektarëve shtetëror.

About admin

x

Check Also

Intervistë për TV Danez DR1, Televizioni shtetëror, në lajmet qendrore.

/Nga Arkivi, Diplomacia.dk/ 1-Tetor, 1997 (5) TVA 21:00 KOSOVO – YouTube Në ...