Shkruar nga
Luan Baci
USA
22 Tetor 2020
Vucic nuk ka perse te revoltohet kur cdo politikan shqiptar, perfshire Avdulla Hotin flet per Kosoven e Serbine si “dy shtete”. Ky term qe eshte i papranueshem per Serbine e sotme, eshte realitet i pakthyeshem, dhe pa pranimin e tij nuk ka vlere asnje lloj bashkebisedimi. Cdo bashkebisedim ne kornizen qe kerkon Beogradi, eshte kohe e humbur per shqiptaret dhe fitim kohe per Serbine, e cila pret ne kete menyre kohen dhe momentin me te pershtatshem qe te kete “te drejten legale” per tu rifutur ushtarakisht ne Kosove.
Kreut te shtetit serb Vucic i duhet prere njehere e mire cdo mundesi bashkebisedimi si me Prishtinen si kryeqytet i Shtetit te Kosoves po ashtu edhe me Tiranen si Kryeqytet i shtetit Ame shqiptar dhe tu nderpritet sebeve cdo mundesi tregetimi e mallrave te tyre ne te dy shtetet shqiptare, deri ne njohjen e Kosoves. Nuk ka normalizim pa realizimin e kesaj pike, dhe bile pa asnje kusht nga Serbia. Kjo eshte e vetmja zgjidhje reale ku Serbia duhet ti largohet njehere e mire pozitas se saj shovene ndaj kombit shqiptar.